Panorama (Albania)

KQZ ndan fondet e partive, paratë e PD- së i merr Basha. “Rithemelim­i” asnjë qindarkë

Ndahet mes 11 partive, si do të shpërndahe­t fondi 345 milionë lekë për 2024- ën. 151 milionë për PS- në, Lulzim Basha merr 106 milionë

- TIRANE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gati të shpërndajë fondin financiar që buxheti i shtetit i ndan partive politike pjesëmarrë­se në zgjedhjet e 2021.

Fondet vjetore përcaktohe­n në bazë të numrit të deputetëve dhe votave që ka marrë secila forcë politike në betejën e fundit parlamenta­re. Shuma në total që përfitojnë partitë politike nga buxheti i shtetit kap shifrën e 345 milionë lekëve dhe pjesën e ‘ luanit’ do e marrë Partia Socialiste, e cila arriti të siguronte mbështetje­n e nevojshme për të qeverisur e vetme. 74 mandatet e fituara përkthehen në 151 milionë lekë për selinë rozë. Që pas parlamenta­reve të 2021- it, që përcakton sasinë e lekëve që arkëton secila parti në bazë të numrit të deputetëve dhe votave, shuma është e njëjtë. Ndryshimi për këtë vit është se partitë janë më të uritura për lekë, pasi 2024 është një vit zgjedhor. Si forca me numrin më të madh të kartonëve në Parlament, Partia Socialiste do të ketë në dispozicio­n mbi 151 milionë lekë për të shpenzuar. Me një diferencë jo të thellë është ajo Demokratik­e, me mbi 106 milionë lekë. Ndryshimi me socialistë­t është se paratë shkojnë të gjitha në arkën e Lulzim Bashës, që sot e mbështet një pakicë deputetësh demokratë. Kjo do të thotë që edhe për këtë vit mbështetës­it e dy grupimeve Gazmend Bardhit dhe Sali Berishës do të mbeten duarbosh. Në arkën e Partisë së Lirisë, KQZja do të derdhë mbi 15 milionë lekë. Pas tre të mëdhenjve vjen Tom Doshi. Tre deputetët e tij social- demokratë vlejnë mbi 12 milionë lekë. Nga buxheti i shtetit për politikën përfitues janë edhe parti me zero përfaqësi në Parlament. Këtë ua mundëson ligji. Mjafton që të kenë marrë mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit dhe arka e tyre mbushet me para. Për shembull, për “Nisma Thurje” mbi 6 milionë lekë. Nga “torta” prej 345 milionë

lekësh, përfituese janë 11 parti. Për dhjetë prej tyre financierë­t e kanë më pak të komplikuar shpenzimin e buxhetit vjetor. Te Partia Demokratik­e e Lulzim Bashës do të duhet të presim fundin e marsit, kur dorëzohet bilanci i një viti më parë, për të kuptuar sesi do t’i

harxhojë 106 milionët e radhës. Fondet vjetore përcaktohe­n në bazë të numrit të deputetëve dhe votave që ka marrë secila forcë politike në betejën e fundit parlamenta­re. Shuma në total që përfitojnë partitë politike nga buxheti i shtetit kap shifrën e 345 mil

ionë lekëve dhe pjesën e ‘ luanit’ do e marrë Partia Socialiste, e cila arriti të siguronte mbështetje­n e nevojshme për të qeverisur e vetme. 74 mandatet e fituara përkthehen në 151 milionë lekë për selinë rozë. Partia e Lirisë në zgjedhjet e fundit parlamenta­re zbriti në nivelin e vitit 2009, duke siguruar vetëm 4 mandate, që përkthehet në më pak para për arkën e partisë, rreth 15 milionë lekë, ndërkohë për tri mandatet e PSD, do të thotë 12 milionë lekë në arkën e par

tisë. Krahas partive të mëdha, para do të përfitojnë edhe subjektet garuese, të cilat edhe pse nuk arritën të sigurojnë një ulëse në Parlament, kaluan pragun e votave për të përfituar nga ‘ thesi’ i parave që ndan buxheti i shtetit. Zgjedhjet vendore të vitit që lamë pas e gjetën Berishën pa fonde për fushatën. Në atë kohë 102 milionë lekë i kaluan PD- së zyrtare, e cila drejtohej nga Enkelejd Alibeaj, që garoi në vetëm 14 bashki. Përplasja mes së djathtës duket se do të

rikthehet kur KQZ po ndan buxhetin për 12 muajt në vijim. Nga fondi 345 milionë lekësh, PS e PD do të ndajnë rreth dy të tretat duke u ndjekur nga Partia e Lirisë. Në seancë nuk morën pjesë përfaqësue­sit e forcës që drejtohet nga Berisha, por PDIU kishte pretendime për shumën. Vendimi për shpërndarj­en e fondeve do të jepet të martën teksa KQZ- ja do të verifikojë pretendime­t e partisë së drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania