Panorama (Albania)

PD refuzon sistemin me prim: Prioritet, listat e hapura dhe proporcion­ali kombëtar

-

Partia Demokratik­e e drejtuar nga Lulzim Basha premton publikisht se nuk do të votojë një sistem zgjedhor me prim. Pak ditë pasi kreu i grupit parlamenta­r socialist, Bledi Çuçi, foli për preferencë­n e mazhorancë­s për primin, pjesa e demokratëv­e të drejtuar nga Basha sqarojnë se nuk do të miratojnë një ndryshim të tillë sistemi, edhe nëse PS bie dakord të votojë pro disa prej propozimev­e të tyre për reformën zgjedhore. “Kurrë një marrëveshj­e ku përfshihet primi nuk do të votohet nga Partia Demokratik­e dhe kjo është përfundimt­are”, - tha sekretari për çështjet zgjedhore, Indrit Sefa. Sipas tij, prioritet për këtë pjesë të PD janë listat e hapura dhe miratimi i një sistemi zgjedhor proporcion­al kombëtar. “Listat e hapura janë prioritet thelbësor i PD. Shqipëria, një zonë zgjedhore, siç jeni në dijeni ne, kemi qenë të hapur prej shtatorit që kjo pjesë edhe mund të negociohet për të arritur në 3 ose 4 zona”, - tha Sefa. Greqia ka një sistem miks me prim dhe partia që del e para në zgjedhje, fiton automatiki­sht një numër të caktuar deputetesh plus, në rastin e vendit fqinj 50 deputetë plus merr automatiki­sht partia që renditet e para në zgjedhje. Duke qenë se prej vitit ‘ 97 PS është renditur e para në proceset elektorale në vend, socialistë­t nuk e kanë fshehur preferencë­n për këtë sistem. Por, lideri i mazhorancë­s, Rama ka vetëm 78 vota dhe për të ndryshuar sistemin i duhen aleatë nga opozita, e cila pavarësish­t përçarjes, deri tani të paktën duket e unifikuar në qëndrimin kundër primit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania