Panorama (Albania)

Balluku premtoi rrugën në qershor, shembet sapo u ndërtua aksi Korçë- Ersekë

Afera 65 milionë euro. Padi në SPAK ndaj ARRSH, Bashkisë Kolonjë dhe kompanisë ndërtuese. Kush është Çano, që mbikëqyri punimet, roli i Berberit

- TIRANE AFERA

Rruga e re KorçëErsek­ë, me gjatësi 35 kilometra, që pritej të inaugurohe­j që në qershor të vitit të shkuar dhe që ka gllabëruar deri më tani 65 milionë euro, ka nisur të shembet.

Fundjavën që lamë pas është shembur edhe një nga urat në lotin e dytë të rrugës, në vendin e quajtur Qafa e Qarrit. Nuk është një shembje e izoluar. Shembje konstatohe­n edhe në pjesën tjetër të rrugës, ku kanë përfunduar punimet dhe është dorëzuar nga kontraktor­i. “Synojmë të përfundojë në qershor 2024”. Kështu premtonte në shkurtin e 2023- shit ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku, sipas së cilës, aksi nacional Korçë- Ersekë do të ishte gati në qershor, por edhe pse qershori ka muaj që ka kaluar, rruga jo vetëm nuk u përurua, por mbetet shumë e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve. Ata nuk mund ta përdorin aksin rrugor pas shembjes që pësoi në lotin e dytë. Aktualisht rruga është e pakalueshm­e për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitje­ve masive. “Na duket e rrezikshme dhe mendojmë se edhe nëse do rregullohe­t një ditë, prapë do na duket e rrezikshme për të kaluar andej, sepse nuk na jep siguri”, - tha një qytetare. “Pritej kjo, që në fillim ka pasur probleme kjo rrugë. Çdo gjë duket jashtë standardev­e”, - tha një drejtues mjeti. Në shkurt të vitit 2023 Balluku premtonte se me infrastruk­turën e duhur do të kishte fluks turistësh, por drejtuesit e mjeteve thonë se është e rrezikshme të kalosh në rrugën, e cila nuk ka parametrat e duhura të sigurisë. Një rrugë pa standarde, e cilësojnë ata aksin Korçë- Ersekë, jo të shtruar mirë dhe të ngushtë. “Shteti duhet të ndërhyjë shumë fort, sepse hidhen para pa fund. Çdo rrugë duhet të ketë standarde. Nuk ishte problemi vetëm te cilësia, por ishte që në momentin që kur u ngushtua, humbi korsi”, - tha shoferi. “E ngushtë është, jo e

Avokati korçar Esmerald Xhafa, pas shembjes së segmentit rrugor në aksin Korçë- Ersekë, bëri dje një kallëzim penal në SPAK për ARRSH, Bashkinë e Kolonjës dhe kompaninë që po kryen investimin për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës”, “Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Korrupsion­i i personave që ushtrojnë funksione publike”.

shtruar mirë. Nuk ka ato parametra që duhet të ketë! E rrezikshme është. Na duket shumë e dobët, ka shumë mangësi. Nuk janë punime të mira”, - tha një tjetër shofer. 60 milionë euro ishte kosto e aksit nacional Korçë- Ersekë, por të tjera shpenzime parashikoh­en tani për riparimin e rrugës pas shembjes së saj. Ndërkohë, avokati korçar Esmeraldxh­afa, pas shembjes së segmentit rrugor në aksin KorçëErsek­ë bëri dje një kallëzim penal në SPAK për ARRSH, Bashkinë e Kolonjës dhe kompaninë që po kryen investimin për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës”, “Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Korrupsion­i i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangji­tur dhe pamje filmike, ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin, i cili është bërë ndryshe nga projekti. Aktualisht, pas shembjes që pësoi në lotin e dytë, qytetarët nuk mund ta përdorin aksin. Ajo është e pakalueshm­e për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitje­ve masive.

KUSH ËSHTË ENTELA ÇANO

Entela Çano është administra­tore dhe pronare e vetme e kompanisë “A & E Engenierin­g”, e cila ka fituar dy tenderat nga ARRSH- ja për të mbikëqyrur punimet e kompanisë së Agim Kolës për dy pjesët e lotit 2 të rrugës KorçëErsek­ë. Entela Çano nuk është rastësisht pjesë e kësaj historie që pritet ta marrë në dorë SPAK- u. Sipas “Pamfleti. net”, Entela Çano ka marrë mbi 350 mijë euro për të mbikqyrur punimet që të bëhen në përputhje me kontratën. Kreu i ARRSH, Evis Berberi, i ka dhënë tenderin Agim Kolës sipas pazarit të arritur më lart, ndërsa është përgjegjës për monitorimi­n e zbatimit të kontratës. Evis Berberi i ka dhënë dy tendera Entela Çanos për të mbikqyrur punimet e Agim Kolës. 54- vjeçarja rezulton se është përfaqësue­se e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kompania “A& E Engineerin­g”, që është në pronësi të plotë të Entela Çanos, është përfshirë në projektin e “Bypass”- it të Gjirokastr­ës, një projekt që përplasi qeverinë me

UNESCO. Pra, Entela Çano, në konflikt interesi, sepse edhe ishte përfaqësue­se e FSHZH, edhe zbatonte projektet e financuara nga FSHZH. Vetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit mohoi që Entela Çano të ketë qenë ndonjëherë pjesë e tij. Por ndryshe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, vetë Çano pranon që vazhdon të jetë pjesë e FSHZH. Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Çano ka marrë 21 tenderasup­ervizimi, kolaudim punimesh, projektimi dhe madje edhe rindërtimi, me vlerë disa milionë euro, në konflikt interesi, pasi vetë zonja Çano deklaron dhe prezantohe­t si përfaqësue­se e FSHZH. Vitet e fundit, kompania e Entela Çanos ka marrë 112 tendera me vlerë miliona euro kryesisht për supervizim punimesh.

 ?? ??
 ?? ?? Pjesa e shembur në rrugën Korçë- Ersekë
Pjesa e shembur në rrugën Korçë- Ersekë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania