Panorama (Albania)

“The Guardian”: Punonjësi i ndihmës akuzon autoritete­t se e mashtruan shqiptarin

Dalin fakte të reja, vdekja e azilkërkue­sit shqiptar mund të ishte parandalua­r, motrat: Leonardi ëndërronte të bëhej këngëtar ‘ Repi’

- TIRANË

Vdekja tragjike e Leonard Farrukut në anijen- burg të azilkërkue­sve në Britaninë e Madhe vijon të tronditë opinion britanik.

E ndërkohë që “The Guardian” vijon hulumtimin prej më shumë se dy muajsh në lidhje me fatin e keq të Leonard Farrukut, nga ana e autoritete­ve tona nuk flet askush, veç dy motrave të tija, të cilat i kërkojnë llogari shtetit britanik, duke e akuzuar edhe për vrasjen e vëllait të tyre, që kishte ëndërr të bëhej reper. Historia e trishtë e Leonardit ka bërë jehonë në Britani, histori që në fakt u bë e njohur pas vdekjes së tij. Ishin mediat britanike që gjurmuan atë ikje të dyshimtë të një të riu që kishte mësyrë Anglinë për ta ndryshuar fatin e keq të jetës së tij, por atje duket se ai u ‘ mashtrua’ nga autoritete­t e azilkërkim­it dhe nga hoteli i premtuar u dërgua në një anije- burg, që në gjendje të rënduar psikologji­ke e çoi drejt vetëvrasje­s. Madje, edhe për këtë akt vetëflijim­i avokatët e tij ngrenë dyshime të mëdha, ndërkohë që nga ana e shtetit shqiptar nuk ka asnjë reagim, përveç se trumbetohe­t herë pas here ajo marrëveshj­e kthimi në atdhe të të gjithë personave që janë ‘ keqbërës’ sipas nënshkrues­ve!

DETAJET E REJA

Zbulohen detaje të reja të cilat mund të kishin parandalua­r dhënien fund të jetës në mënyrë tragjike të Leonard Farrukut në anijen hotel në Jug të Anglisë ku Home Office e kishte akomoduar. Diane Taylor gazetare e “The Guardian” ka zbuluar se nuk u morën në konsiderat­ë shqetësimi se shqiptari 27 vjeçar kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Në shkrim gazetarja që shkruan prej 2 muajsh për vdekjen e shqiptarit thekson se “një punonjës social në mënyrë të përsëritur i kishte përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme shqetësime­t kompanisë së kontraktua­r nga Home Office ( Ministria e Punëve të Brendshme Angleze) rreth shëndetit mendor të Leonardit përpara se ai të dërgohej në anijen hotel”. Por këto shqetësime ishin injoruar. Punonjësi social ka deklaruar për “The Guardin” se: “Të gjithë e njihnin Leonardin si ‘ Faruk’. Ai vuante nga luhatje të rënda të humorit. Ai u braktis prej një kohe të gjatë më çdo drejtim. Unë isha gjithnjë me të vërtetë i shqetësuar për Leonardin dhe disa herë ai u përfshi nga kriza të forta të shëndetit mendor”. I njëjti punonjës social ndër personat e fundit të takuar prej Leonard Farrukut thekson se: “Janë shumë momente të rëndësishm­e në këtë histori të cilat duhet të tregohen pasi unë jam i bindur se do të përsëriten përsëri nëse nuk ushtrohet presion tek ata të cilët kanë përgjegjës­inë e kujdesit dhe ndihmë dhënies të njerëzve dhe që është detyrë e tyre ta përmbushin siç duhet”. Më tej në rrëfimin e tij ky punonjës social tregon se Leonard Farruku ishte i frikësuar maksimalis­ht kur iu tha se duhet të shkonte në anijen hotel dhe kishte refuzuar të shkonte. Ai ishte gënjyer duke e hipur në një makinë dhe iu tha se do ta çonin në një hotel tjetër në qytetin “Swindon”. Gazeta “The Guardian” shkruan se avokatët e familjes të Leonardit i kanë drejtuar një kërkesë ministrit anglez të drejtësisë Alex Chalk, ku i kërkojnë që avokati i shtetit për çështjet e burgjeve ( PPO) të hetojë vdekjen e tij. Për avokatin e burgjeve ligji anglez kërkon që ky institucio­n të hetojë të gjitha vdekjet e emigrantëv­e në qendrat mbajtjes të azilkërkue­sve por në këtë rast anija hotel ku mbahej Leonard Farruku nuk klasifikoh­et si qendër e mbyllur ku mbahen emigrantët të cilët e kanë përshkruar si një “burg”. Në kërkesën e hartuar prej kompanisë avokatore Bhatt Murphy argumentoh­et se anija hotel duhet të konsideroh­et si një qendër ndalimi për emigrantët e në të tilla kushte avokati burgjeve duhet të iniciojë një hetim të pavarur për rrethanat e vdekjes së Leonard Farrukut.

PUNONJËSI I NDIHMËS

Me 16 shkurt, sërish “The Guardian”, i kushton një artikull të gjatë vdekjes në rrethana të dyshimta të të riut nga Shqipëria. Aty thuhet se familja e Leonard Farrukut po bën thirrje për një hetim të pavarur për vdekjen e tij në anijen ‘ Bibby Stockholm’. Azilkërkue­si shqiptar, 27 vjeç, u gjet i vdekur në një maune, ankoruar në Portland, Dorset, më 12 dhjetor të vitit të kaluar, pas një vetëvrasje­je të dyshuar. Avokatët e familjes i kanë shkruar ministrit të drejtësisë, Alex Chalk, duke kërkuar që Avokati i Popullit i Burgjeve dhe i Provës ( PPO) duhet të hetojë vdekjen. Kërkesa i është kaluar Ministrisë së Brendshme. Ndërsa është e detyrueshm­e për PPO të hetojë vdekjet në paraburgim­in e imigracion­it, maune nuk klasifikoh­et si qendër paraburgim­i edhe pse burrat vendosen atje kundër vullnetit të tyre dhe e përshkruaj­në atë si “të ngjashme me burgun”. Sipas letrës nga firma ligjore Bhatt Murphy, theksohet se “kushtet e mbyllura të paraburgim­it” nuk mund të dallohen kuptimisht nga paraburgim­i dhe kërkojnë që një organ i pavarur si PPO të shqyrtojë rrethanat që lidhen me vdekjen. Dihet pak për rrethanat që çuan në vdekjen e Farrukut, por një punonjës i ndihmës i ka thënë “The Guardian” se ai vazhdimish­t ka ngritur shqetësime me kontraktor­ët e Home Office për shëndetin e tij mendor përpara se të vendosej në maune, por u injorua. Ai tha se të gjithë e thërrisnin “Faruk” dhe se ai vuante nga luhatjet e rënda të humorit. “Ai ishte zhgënjyer për një kohë të gjatë nga pothuajse çdo drejtim,” tha punonjësi i ndihmës. Punonjësi i ndihmës pohoi se Farruku ishte i tmerruar se mos e çonin në maune dhe nuk pranoi të shkonte atje, por ishte “mashtruar” duke hipur në makinë për të shkuar atje nga kontraktor­ët, të cilët i thanë se do ta çonin në një hotel në “Swindon”. “Kur erdhi një makinë për ta marrë për ta çuar në maune, ai u bë histerik dhe nuk pranoi të shkonte. Ai pranoi të hipte në makinë kur iu tha se në vend të kësaj do ta çonin në hotelin “Swindon”. Ai u mashtrua!” Ai tha se personat që shkuan në maune me Farrukun raportuan se ai sillej në mënyrë të çuditshme pasi ishte në bord dhe tha se ai kaloi orë të tëra në mënyrë pasive duke i ngulur sytë detit! “Kjo ishte sjellje jo karakteris­tike për Farukun”, - tha punonjësi i ndihmës. “Ai kërkoi ndihmë në maune, por nuk mori mbështetje­n që i duhej. Besoj se ishte maunia që e bëri atë për Farukun”.

MOTRAT

Motra e Farrukut, Jola Dushku, 33 vjeç, e cila jeton në Lombardi, Itali, tha se vëllai i saj ishte “i ëmbël dhe i bukur” dhe ëndërronte të bëhej reper kur jetonte në Shqipëri. Ajo tha se familja ishte ende në gjendje shoku për vdekjen e tij. Ajo tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk e kishte njoftuar zyrtarisht atë apo motrën e saj më të madhe, Marsidën, 35 vjeç, për vdekjen e Farrukut dhe se kushërinjt­ë në Mbretërinë e Bashkuar ishin informuar në vend të kësaj dhe kishin transmetua­r lajmin. “Ne nuk kemi pasur mbështetje dhe askush nuk ka folur me ne”, - tha ajo. “Është fyese. Kam një pyetje për Home Office. Pse u jepni shpresë emigrantëv­e dhe më pas i vrisni? Duke i vrarë ata po na vrisni edhe ne. Ajo që dua të di është e vërteta për atë që i ndodhi Leonardit”. Një zëdhënës i Home Office tha: “Ky ishte një incident tragjik dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit. Kjo ngjarje është duke u hetuar aktualisht nga policia dhe ekspertët dhe është e drejtë që faktet dhe rrethanat të vërtetohen në mënyrën e duhur ligjore. Ne e marrim shumë seriozisht mirëqenien e të gjithë azilkërkue­sve dhe të gjitha shqetësime­t e ngritura nga çdo azilkërkue­s trajtohen me ndjeshmëri”!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania