Panorama (Albania)

Arrestohet ‘ maniaku’ 27- vjeçar, Policia: E mitura i tha se do të vras veten

Benard Çullhaj hapte profile false dhe kërcënonte femra, mbi tri raste të identifiku­ara. Reagon Balla: Do të ndërhymë në ligj!

- TIRANË

Shantazhet dhe kërcënimet në rrjetet sociale janë kthyer tashmë në një problem vërtet serioz.

Më në fund, pas një mori rastesh të njëpasnjës­hme që po trondisin opinion, janë ndërgjegjë­suar edhe institucio­net përgjegjës­e dhe që kanë për detyrë hetimin, jo vetëm të denoncimev­e. Rasti më i fundit ka në shënjestër sërish një femër, vetëm 15 vjeç. Kërcënuesi i saj është një 27- vjeçar, i cili aq shumë e ka shantazhua­r vajzën- fëmijë sa ajo ka premtuar se do të kryejë edhe vetëvrasje. Mirëpo, personi- maniak, në fakt 15- vjeçaren e kishte thjeshtë prenë e radhës. Ai më herët kishte kërcënuar edhe dy vajza të tjera, pak a shumë në të njëjtën moshë si me vajzën që Policia e Tiranës e bëri personazh ditën e djeshme duke i publikuar edhe përbetimin e saj për vetëvrasje që i bënte kërcënuesi­t të saj. Nga një anë ministri i Brendshëm betohet se do të kërkojë ndryshime ligjore, e nga ana tjetër rastet e njohura shtohen përditë. Po ashtu kërkohet që femrat e shantazhua­ra me anë videosh dhe fotosh të denoncojnë, por nga ana tjetër askush nuk merr përsipër të monitorojë këto faqe online për të identifiku­ar qindra e mijëra raste që nuk denoncojnë për një mori motivesh, ashtu siç nuk bëri viktima e pak ditëve më parë në Kamzë, e cila u hodh nga tarraca e pallatit pas publikimev­e të fotove nga një psikopat që shantazhon­te njerëz prej më shumë se një dekade. Policia ditën e djeshme e ka sjellë në pranga shantazhue­sin e minorenes, i cili i ka thënë policisë se po bënte shaka, ndërkohë që dyshohet edhe për raste të tjera përpos tri rasteve të identifiku­ara tashmë.

POLICIA

“Më sill foto…”, i shkuan Benard Çullhaj, 27 vjeç, një vajze të mitur përmes rrjeteve sociale. I riu e shantazhon­te dhe në këmbim i kërkon marrëdhëni­e seksuale. Edhe kthimi i përgjigjes “Do iki të vras veten” nga 15vjeçarja, nuk e ndalte maniakun Çullhaj, i cili me sa duket e kishte kthyer në trend ngacmimin e vajzave të vogla. Pasi kishte hapur profile në emrin e vajzës, kryesisht në Tik- Tok, i kërkonte foto dhe video në formën e shantazhit. Por, e reja mori guximin dhe u paraqit pranë krimit kibernetik në Policinë e Tiranës dhe denoncoi agresorin, i cili brenda pak orëve u vu në pranga.

Mjaftuan disa kërkime të specializu­ara nga ekspertët kibernetik­ë për të lokalizuar dhe arrestuar të riun. Para hetuesve Benard Çullhaj ka folur pak, por kur e kanë pyetur pse kishte nisur mesazhe kërcënuese dhe kishte hapur profile false ndaj një të miture, ai është përgjigjur shkurt: Po bëja shaka!

Më tej, 27- vjeçari mësohet se nuk jepte detaje, por në administri­m të “kibernetik­ës” tashmë janë me dhjetëra mesazhe intimidues­e, kërcënuese dhe me fjalor të ndyrë, jo vetëm ndaj 15- vjeçares.

Krimi kibernetik thotë se janë konfirmuar të paktën edhe 2 raste të tjera mesazhesh kërcënuese tek 2 të mitura, 15 dhe 16 vjeçe, te të cilat është ndjekur e njëjta skemë intimidimi. Burime bëjnë me dije se Benard Çullhaj u niste mesazhe të gjitha grave që i dilnin përpara në rrjete sociale dhe provat kundër tij janë të shumta.

Celulari i tij tashmë është në duar të hetuesve dhe do të shërbej si provë për veprimtari­në e tij të paligjshme. Atij i janë sekuestrua­r me qindra pamje filmike, foto dhe video, profile në Tik- Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do t‘ i në nënshtrohe­n një analize të thellë hetimore, për të dokumentua­r çdo rast ku është i përfshirë.

DËSHMIA

Sipas të dhënave të policisë, Benard Çullhaj ka deklaruar para hetuesve të krimit kibernetik të Tiranës se “po bëja shaka” për të gjitha mesazhet që u ka dërguar vajzave të mitura, dhe jo vetëm, përmes rrjeteve sociale. Atij i janë gjetur me dhjetëra komunikime në celularin që tashmë është në duar të hetuesve, ndërsa të njëjtën praktikë e ka kryer me shumë vajza të tjera, të cilave u ka kërkuar marrëdhëni­e seksuale dhe u ka hapur profile në emrin e tyre. Burime pranë krimit kibernetik bëjnë me dije se janë administru­ar dhjetëra biseda me vajza të ndryshme, të cilave ai u ka shkruar fjalë nga më të ndyrat, nga kërcënimet tek sharjet, të cilat do të shërbejnë si provë në vijimësi të hetimeve për 27- vjeçarin e vënë në pranga tashmë.

Policia e Tiranës në njoftimin zyrtar saktësoi

se: “Specialist­ët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15- vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhon­te për ti dërguar foto/ video intime, si dhe për të kryer marrëdhëni­e seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifiki­min dhe kapjen e autorit. Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokuroris­ë së Tiranës, në kuadër të operacioni­t policor të koduar “Intimidues­i”, në bashkëpuni­m dhe me Komisar

iatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikime­t e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15- vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhon­te për t` i dërguar foto/ video intime dhe për të kryer marrëdhëni­e seksuale me të. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentua­r dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27- vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe. Materialet procedural­e për këtë rast i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania