Panorama (Albania)

Balla, thirrje qytetarëve: Denonconi! Po punojmë për ndryshimet ligjore

-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e 27- vjeçarit Benard Çullhaj i cili shantazhon­te dhe kërcënonte vajzat e mitura në Tiranë nëpërmjet rrjeteve sociale. Balla shkruan se po punohet për të bërë ndryshime ligjore kundër dhunës online ndërkohë që kompanitë rrjetet sociale po shtojnë filtrat e ndalimit të gjuhës fyese dhe denigruese. Mes të tjerash, ministri u bën thirrje të gjithë personave që përballen me gjuhë fyese apo shantazh online, të denoncojnë rastin në polici. “Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencë­n kundër dhunës, shantazhev­e e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e, Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm kanë identifiku­ar një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale me rrezikshmë­ri ndaj një minoreneje. Po bashkëpuno­jmë me agjencitë partnere për fuqizimin e kapacitete­ve tona në përballjen me këtë formë kriminalit­eti. Policia e Shtetit po rrit vigjilencë­n dhe forcën parandalue­se, është i domosdoshë­m bashkëpuni­mi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale, për të na dhënë mundësinë e reagimit në kohë. Në momentin më të parë të konstatimi­t duhet denoncuar dhe jo të bini pre e shantazhit! Paralelish­t po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësoj­në nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe”- shkruan Balla.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania