Panorama (Albania)

Kërkesë Kuvendit e Këshillit të Ministrave: Të bëhemi gjyqtarë Apeli pas vetingut!

-

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it ( KPK) kanë kërkuar mbështetje­n e Kuvendit dhe qeverisë për të marrë, që pas përfundimi­t të mandatit të tyre në dhjetor të këtij viti, të kenë mundësinë të bëhen gjyqtarë në Gjykatën e Apelit. Nëpërmjet një kërkese zyrtare, ata propozojnë të njëjtën edhe për këshilltar­ët ligjorë, të cilët të bëhen pjesë e sistemit te gjykatës dhe prokuroris­ë. Ata propozojnë që për këshilltar­ë që kanë ushtruar 5 vite në KPK të krijohet mundësia që të pranohen në shkollën e magjistrat­urës për profilin gjyqtar dhe prokuror pa konkurrim. Ndërsa për këshilltar­et që kanë përvojë 4 vite me pëlqim të tyre, të emërohen hetues të BKH- së. “Për vitin 2024, angazhimi ynë është që më herët se sa data 31 dhjetor 2024, të përfundojm­ë plotësisht vetingun edhe për 10% të subjekteve të mbetur të cilët janë duke iu nënshtrua këtij procesi. Kjo me qëllim që, vendimet të arsyetohen me shkrim nga trupat gjykuese dhe t’u njoftohen palëve, duke u garantuar subjektiv dhe Komisionar­ëve Publikë të drejtën e një ankimi efektiv ndaj vendimeve të Komisionet e më pas t’i përcillen për shqyrtim Kolegjit të Posaçëm, të Apelimit, si shkallë e dytë përfundimt­are e rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Por duke qenë se viti 2024 është viti i fundit tonë, shqetësim mbetet mungesa e rregullimi­t ligjor të statusit të komisioner­ëve pas mbarimit, çka pasjellë pasiguri juridike dhe asnjë garanci ligjore personale të anëtarëve të këtyre institucio­neve kushtetues­e, sikurse Kushtetuta ua njeh gjatë ushtrimit të duke i barasvlerë­suar në status me anëtarin e Gjykatës së Lartë”, - thuhet në kërkesën e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Kërkesa i është drejtuar kryetares së Parlamenti­t, Lindita Nikolla, kryeminist­rit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, delegacion­it të BE dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania