Panorama (Albania)

Kontratë mijëra euroshe për vrasjen e Inez Hajrullës, në kërkim 2 kushërinj

Amarildo Nikolli çoi në pranga një person të rrezikshëm. Si u kurdis plani për vrasjen e vlonjatit nga tre personat e identifiku­ar

- TIRANË

Prokuroria e Posaçme ka mundur të dokumentoj­ë një rrëfim të një tjetër të penduari që hedh dritë mbi një tjetër grup të fuqishëm kriminal që vepron në vendin tonë.

I arrestuar prej më shumë se 6 muajsh, pasi u kap me mina të telekomand­uara teksa pinte kafe në Vlorë, ai është ‘ dorëzuar’ duke treguar skemën se përse gjendej në atë ambient dhe përse ishte armatosur gjer në dhëmbë. Për pasojë, ai ka nxjerrë edhe emrat e personave me të cilët ka komunikuar dhe madje ka bërë edhe pazar për ekzekutimi­n e një të riu, mjaft problemati­k në qytetin bregdetar. SPAK dhe policia ndërhynë dy ditë më parë në një operacion, por sollën në pranga vetëm njërin nga tre emrat që dha shkodrani i penduar, ndërkohë që dy personat e shpallur në kërkim thuhet se janë kushërinj të parë me njëri- tjetrin.

ARRESTIMI I RADHËS

Një 35- vjeçar nga Shkodra u arrestua në Vlorë teksa lëvizte më me armë zjarri me silenciato­r dhe me fishek në fole, gati për qitje më 8 gusht të vitit që lamë pas. Plot 6 muaj më pas mësohet se objektiv i atentatit që u arrit të parandaloh­ej me arrestimin e Amarildo Nikolli ishte Inez Hajrulla bëjnë me dije burimet. Ky është atentati i tretë që Hajrulla i njohur si i forti i Vlorës arriti t’i shpëtojë. Arrestimi 35vjeçarit Nikolla në gusht të 2023, çoi Prokurorin­ë e Posaçme në gjurmët e një tjetër të dyshuari dhe operacioni­t të koduar “Trekëndësh­i’ për të cilin policia informoi dy ditë më parë. Me urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme, në Vlorë u vu në pranga Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunë­torët e tij, pasi dyshohet se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasje ndërsa akuzohen për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturua­r kriminal. “Gjatë operacioni­t, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit të Prokuroris­ë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, për ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin M. K. alias M. I. alias M. M., 35 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, në funksion të këtij vendimi penal u bë shpallja në kërkim e shtetasve L. Z. dhe E. Z. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”, të kryera në bashkëpuni­min e posaçëm të grupit të strukturua­r kriminal, “Grupi i strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturua­r kriminal dhe organizata kriminale”, thuhet në njoftim. Zyrtarisht nuk jepen të dhëna se kush ishte objektivi por burimet bëjnë me dije, se tentativa për vrasje ka ndodhur verën e kaluar, ku në atë kohë u arrestua Amarildo Nikolla me pistoletë me silenciato­r gati për qitje, ndërsa dosja iu referua SPAK për kompetencë pasi u gjetën elementë të grupit të strukturua­r kriminal. Amarildo Nikolli dyshohet të jetë pajtuar si vrasës me pagesë, me precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar. Ai është arrestuar në ambientet e një pastiçerie që ndodhet afër kompleksit “Oslo” në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt, ndërsa në atë kohë dyshimet ishin se në shënjestër të atentatit ishte Inez Hajrulla.

POROSIA

Një rrëfim i dhënë pak muaj më parë nga një person i kapur në muajin Gusht 2023 në Vlorë, gati për të bërë vrasjen e Ines Hajrulla, ka çuar një ditë më parë në arrestimin e një personi i kamufluar me tri emra të ndryshëm si dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë. Lidhur me këtë ngjarje pak javë më parë u bë me dije se shkodrani që ishte penduar dhe kishte folur në SPAK për vrasjen e Inez Hajrulla dhe disa personave të tjerë, është Amarildo Nikolli alias Xhanej. Nikolli ka treguar se ishte kontraktua­r nga dy djem xhaxhallar­ësh me inicialet L. Z dhe E. Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi. Të tre personat i përkasin një grupi kriminal, i cili kishte premtuar një shumë financiare që besohet se është diku tek 300 mijë euro me qëllimin e vetëm vrasjen e Inez Hajrulla, në fillim të muajit gusht 2023 në Vlorë. Grupi kishte siguruar armët, mjetet e largimit dhe njëherësh garantuar strehimin e vrasësve me pagesë. Në momentin e arrestimit nga policia e Vlorës, dy kushërinjt­ë ishin në ambientet e një pastiçerie në zonën e “Lungomares” në Vlorë. L. Z dhe E. Z, shoqëronin shkodranin Nikolli, duke e afruar pranë zonës së quajtur “Oslo”, territor ky që kontrolloh­et nga grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla. Në momentin kur ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar Amarildo Nikollin, dy kushërinjt­ë kanë mundur të lar

gohen me vrap duke mos u arrestuar nga policia. Fillimisht çështja ndaj Nikollit u trajtua nga Gjykata e Vlorës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërsa informacio­net paraprake tregonin se Amarildo Nikolli, kishte udhëtuar nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë në qytetin e Vlorës. Ditën e arrestimit Nikolli ndodhej i shoqëruar në ambientet e një Pastiçerie në “Lungomare” me dy persona të tjerë të cilët mundën ti shpëtojnë kapjes nga policia lokale. Por teksa ka qëndruar disa muaj në hetim në policinë dhe prokurorin­ë e

Vlorës, kjo e fundit pak kohë më parë ka shpallur moskompete­ncën dhe rastin e Amarildo Nikollit, ja ka çuar për hetime të mëtejshme prokuroris­ë së posaçme SPAK. Prokuroria ka nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në formën e “Grupit të strukturua­r kriminal”, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ai tashmë është kthyer në bashkëpunë­tor i prokuroris­ë SPAK, duke treguar veprimtari­në kriminale që ka kryer në Vlorë dhe bisedat që kryenin me personat e shpallur në kërkim për vrasjet me pagesë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania