Panorama (Albania)

"Zonja e Parë" e opozitës ruse, kush është Yulia, bashkëshor­tja e Navalny- t

-

Dy ditë më parë, lajmi për vdekjen e liderit opozitar rus, Alexei Navalny tronditi botën, ku vendet perëndimor­e përfshirë SHBA- në fajësuan presidenti­n rus Vladimir Putin. Navalny vdiq të premten në koloninë penale ku po mbahej i burgosur nga një dënim që cilësohej i motivuar politikish­t. Gruaja e Navalnyt, Yulia Navalnaya mori pjesë të premten në konferencë­n e Sigurisë në Mynih, duke thënë se Putini dhe aleatët e tij duhet të jenë përgjegjës për gjithçka që i ka ndodhur familjes së tyre. Por, kush është Yulia Navalnaya dhe çfarë dimë për marrëdheni­en me Navalnyn. Për vite me radhë, Yulia një ekonomiste dhe e ashtuquajt­ura "Zonja e Parë" e opozitës ruse, i qëndroi afër bashkëshor­tit të saj në përpjekjet e tij për të ekspozuar korrupsion­in e Kremlinit, duke u shfaqur në emër të tij në paraqitje të panumërta publike dhe duke iu bërë thirrje mbështetës­ve të mos dorëzohesh­in kurrë edhe kur Navalny ishte në burg. Ajo u takua me Alexei Navalny- n në vitin 1998, ndërsa ishte me pushime në Turqi dhe dyshja u martuan vetëm dy vjet më vonë. Yulia më pas lindi dy fëmijët e tyre, Dasha- n dhe Zakhar- in, përkatësis­ht në vitin 2001 dhe 2008. Familja e Alexei Navalny- t reagoi e tronditur. Në kohën që bashkëshor­tja e tij, Julia mori fjalën në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih, nëna e Navalny- t, Ludmila postoi në "Facebook". "Nuk dua të dëgjoj mesazhe ngushëllim­i. Ne e pamë djalin tonë në burg, më 12 [ shkurt] e vizituam. Ai jetonte, ishte i shëndetshë­m dhe me dëshirë për jetën". Lajmi për vdekjen e Aleksej Navalnyt në koloninë arktike të ndëshkimit nr 3 tronditi botën. Qindra ruse e rusë vendosën lule në monumentet e viktimave të përndjekje­s politike duke treguar kështu solidarite­t me Navalnyn, gjë që nuk është e parreziksh­me në Rusinë e Putinit, ku Navalny konsideroh­ej armiku numër 1 i shtetit. Kritiku kryesor i presidenti­t Vladimir Putin, i cili kishte bërë fushatë kundër korrupsion­it zyrtar dhe udhëhoqi protesta të mëdha kundër Kremlinit, u konfirmua i vdekur nga autoritete­t e burgjeve në Rusi të premten ( 16 shkurt).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania