Panorama (Albania)

Bënin homazhe për vdekjen e Navalny- t, Policia ruse arreston mbi 400 persona

Në kërkim të trupit të Alexei Navalny, vdekja mister e liderit të opozitës ruse! Çfarë i thanë nënës zyrtarët e burgut

- TIRANE

Aleatët e Alexei Navalny- t kanë akuzuar autoritete­t ruse se "bënë gjithçka që munden" për të "shmangur" dorëzimin e trupit të tij te familja e tij. Zëdhënësja Kira Yarmysh konfirmoi se Navalny - fytyra më e shquar e opozitës ruse ndaj Putinit - kishte vdekur në një koloni të largët penale të Arktikut të premten.

Ajo pretendoi se 47- vjeçari ishte "vrarë". Megjithatë, ajo tha se avokatëve të Navalny- t u ishte thënë nga autoritete­t se "asnjë krim nuk ishte gjetur" pas një hetimi. Ndërkohë, nëna e Navalny- t, Lyudmila Navalnaya, të shtunën udhëtoi për në burgun ku djali i saj mbahej deri në vdekje. Asaj iu tha nga zyrtarët e burgut se djali i saj vdiq më 16 shkurt në orën 14: 17 me orën lokale si rezultat i "sindromës së vdekjes së papritur", sipas aleatit të shquar të Navalny- t, Ivan Zhdanov. Megjithatë, autoritete­t ende nuk e kanë dorëzuar trupin e tij. Familja dhe aleatët e tij janë në përpjekje për të lokalizuar se ku ndodhet trupi i tij, sipas zonjës Yarmysh. Ajo tha se nënës së Navalny- t i ishte thënë nga një zyrtar burgu se trupi i djalit të saj ishte dërguar në qytetin e afërt të Salekhardi­t si pjesë e një hetimi për vdekjen e tij. Por, kur ajo dhe avokatët e Navalny- t mbërritën në morg, ai u mbyll dhe punëtorët thanë se trupi nuk ishte aty. Orë më vonë, Yarmysh tha se avokatëve të politikani­t iu tha se trupi i Navalny- t nuk do t'u dorëzohej të afërmve të tij derisa të përfundont­e një hetim për vdekjen e tij. "Rezultatet supozohet se do të jenë të disponuesh­me javën e ardhshme. Është e qartë se ata gënjejnë dhe bëjnë gjithçka që munden për të shmangur dorëzimin e trupit", tha ajo në "X". Familja e tij dhe as ekipi i Navalny- t nuk konfirmuan menjëherë këtë njoftim, por u bë e ditur se një avokat ishte nisur drejt burgut në Siberi, ku Navalny po vuante një dënim të gjatë. Gjatë Konferencë­s së Sigurisë në Munih, bashkëshor­tja e Navalny- t, Yulia, për këtë ngjarje fajësoi presidenti­n rus, Vladimir Putin, dhe qeveria e tij, që sipas saj, duhet të përballet me drejtësinë. Njoftimi i autoritete­ve ruse për vdekjen e Navalnyt nxiti zemërim dhe dënim nga liderët botëror që thanë se kritiku i Kremlinit ka paguar "çmimin më të lartë" për kurajën e tij për të folur kundër udhëheqjes së shtetit. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë përgjegjës Putinin për vdekjen e raportuar të Navalny- t. Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, ishte mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikish­t. Në gusht, Navalny ishte shpallur fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremist­e, gjë të cilën e kishte mohuar gjithmonë, dhe ai ishte dënuar me 19 vjet burgim shtesë. Ai veçse ishte dënuar me nëntë vjet burgim për shkelje të lirimit me kusht, për mashtrim dhe shpërfillj­e të gjykatës.

ARRESTIMET

Mbi 400 persona janë arrestuar në Rusi teksa bënin homazhe për liderin opozitar, Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik, raportoi një grup për të drejtat e njeriut. Vdekja e papritur e Navalny- t, 47 vjeç, ishte një goditje e fuqishme për shumë rusë, të cilët kishin varur shpresat për të ardhmen te rivali më i madh i presidenti­t rus, Vladimir Putin. Navalny kishte qenë i zëshëm në kritikat e tij ndaj Kremlinit, edhe pasi i kishte shpëtuar një helmimi me agjent nervor dhe ishte dënuar me disa vjet burgim. Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi zemërim në mbarë botën dhe qindra persona në dhjetëra qytete ruse ngritën memoriale ad- hoc dhe monumentet për viktimat e shtypjes politike u mbushën me lule dhe qirinj, në nderim të Navalny- t. Në dhjetëra qytete, policia arrestoi 401 persona deri të shtunën mbrëma, tha grupi për të drejtat e njeriut "OVD- Info". Ky grup mbledh informacio­ne për arrestimet politike dhe ofron ndihmë ligjore për të arrestuari­t. REL raporton se mbi 200 persona u arrestuan në Shën Petersburg, qytetin e dytë më të madh në Rusi, tha grupi. Në mesin e të arrestuarv­e është edhe Grigory Mikhnov- Voitenko, prift i Kishës Ortodokse Apostolike, që është një grup fetar i pavarur nga Kisha Ortodokse Ruse. Ai kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale se kishte në plan të mbante shërbesa në kujtim të Navalny- t. Autoritete­t e arrestuan priftin mëngjesin e së shtunës jashtë shtëpisë së tij. Ai po akuzohet për organizim të tubimeve dhe u dërgua në burg, por më pas u hospitaliz­ua, sepse pësoi një sulm, sipas "OVDInfo". Gjykatat në Shën Petersburg kanë urdhëruar që 42 prej personave që u arrestuan të premten të dënohen me gjashtë ditë burgim dhe nëntë të tjerë u gjobitën. Në Moskë, të paktën gjashtë persona u dënuan me 15 ditë burgim, sipas OVDInfo. Një person u burgos në qytetin jugor Krasnodar, ndërkaq dy të tjerë në qytetin Brjansk, tha grupi. Lajmi për vdekjen e Navalny- t erdhi një muaj para se Rusia të mbajë zgjedhjet presidenci­ale, të cilat gjerësisht besohet se do t'i japin Putinit edhe një mandat tjetër gjashtëvje­çar. Pyetjet rreth shkakut të vdekjes janë ngritur edhe të dielën, teksa mbetet e paqartë se kur autoritete­t do t'ia dorëzojnë familjes trupin e tij. Një ditë më herët, ekipi i Navalny- t tha se politikani "u vra" dhe akuzuan autoritete­t se me qëllim po zvarrisin procesin e dorëzimit të trupit të tij. Nëna e Navalnyt dhe avokatët kanë pranuar informacio­ne kundërthën­ëse nga disa institucio­ne ku ata shkuan të kërkonin që t'iu dorëzohej trupi i

pajetë i kritikut të Kremlinit. "Ata po na shëtisin në një rreth dhe po fshehin gjurmët e tyre", tha zëdhënësja e Navalny- t, Kira Yarmysh. "Në burg, gjithçka mbulohet nga kamerat. Çdo hap që ai ka hedhur është incizuar nga të gjitha këndet në gjithë këto vjet. Çdo punonjës ka kamerë që incizon. Në dy ditë, nuk ka pasur asnjë video që është publikuar apo që ka rrjedhur në publik. Këtu nuk ka vend për paqartësi", tha më 18 shkurt aleati i ngushtë i Navalny- t, Leondi Volkov. Nënës së Navalyn- t nga autoritete­t i është dorëzuar një njoftim, ku thuhej se ai vdiq të premten në orën 14: 17, sipas kohës lokale, tha Yarmysh. Kur nëna e Navalnyt arriti në burg të shtunën, zyrtarët e burgut i thanë se djali i vdiq nga "sindroma e vdekjes së papritur", tha Ivan Zhdanov, drejtori i Fondacioni­t të Navalny- t kundër Korrupsion­it. Përmes një deklarate, më 16 shkurt një departamen­t lokal i Shërbimit

Federal të Burgjeve të Rusisë deklaroi se e Navalny u ndje keq, pas ecjes dhe më pas humbi vetëdijen. Një autoambula­ncë shkoi në tentim për t'i ofruar ndihmë mjekësore, por ai vdiq, u tha në deklaratë. "Të gjitha masat për ta kthyer në jetë u ndërmorën, por ato nuk prodhuan rezultate pozitive. Mjekët e autoambula­ncës e shpallën të vdekur të burgosurin. Shkaku i vdekjes është duke u përcaktuar", u tha në deklaratën e Shërbimit rus. Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, ishte mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikish­t. Në gusht, Navalny ishte shpallur fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremist­e, gjë të cilën e kishte mohuar gjithmonë, dhe autoritete­t e dënuan me 19 vjet burgim shtesë. Ai veçse ishte dënuar me nëntë vjet burgim për shkelje të lirimit me kusht, për mashtrim dhe shpërfillj­e të Gjykatës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania