Panorama (Albania)

Shqipëria po humb konkurrues­hmërinë e krahut të lirë të punës

-

Krahu i lirë i punës në Shqipëri vitet e kaluara ishte një ndër avantazhet konkurrues­e për punësimet e vendasve në kompanitë e huaja të sektorit fason dhe "call center" në Shqipëri. Si në shumë sektorë të ekonomisë, edhe bizneset "call center" në Shqipëri po i drejtojnë sytë për punësime të anglishtfo­lësve nga Tunizia, Maroku apo Filipinet.

Por, nëse do të zbatohet kjo masë, për sektorin në tërësi, do të jetë si thikë me dy presa. Nga njëra anë do të mbushë gropën e burimeve njerëzore nga emigrimi, dhe në tjetrën do të humbasë avantazhin konkurrues. "Në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjetur folës të gjuhës italiane, kjo rrit pagat dhe për këtë arsye, çmimi që u jepet klientëve nuk është më interesant për ta, si deri para disa vitesh. Shqipëria nuk është në gjendje të jetë konkurrues­e edhe për shkak të zonës kohore, e cila shton kostot jashtë orarit për klientët amerikanë", pohoi më herët Diego Pisa.

Në Filipine, pagat po rriten, për shkak të transferim­it të shërbimeve "call center" nga India dhe industrisë mbështetës­e për pajisje nga Kina. Pagat po rriten mesatarish­t 9% në vit dhe në një perspektiv­ë të afërt edhe Shqipëria nuk do të jetë më një vend konkurrues. Në vitin 2023, paga minimale mujore në Filipine ishte 186.9 USD nga 182.9 USD në muaj që ishte vitin e kaluar. Ndërsa disa fabrika italiane fason, që operonin në Shqipëri, për shkak të krizës nga nënçmimi i euros dhe shtimit të kostos për mbajtjen e fuqisë punëtore, pas rritjes së pagës minimale në 40 mijë lekë po transferoh­en në Uzbekistan, Egjipt apo Tunizi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania