Panorama (Albania)

Rënia e fuqisë punëtore, Shqipërisë po i ikin edhe punonjësit e huaj

Bizneset tërhiqen nga rekrutimet e aziatikëve nga frika e largimit, por edhe kostove të larta. "Nuk justifikoj­në rendimenti­n e punës"

- TIRANE

Nisma për marrjen e punonjësve nga Azia, pas largimeve masive të forcës së punës vendase në emigracion nuk po funksionon. Janë të shumtë drejtuesit e kompanive prodhuese dhe ofrimit të shërbimeve që pohojnë se janë tërhequr nga marrja në punë e të huajve, nga frika e largimit të tyre, pasi në shumë raste, Shqipëria përdoret si vend trampolinë për t'u punësuar drejt shteteve të BE- së.

"Masa për marrjen e punonjësve të huaj nuk është zgjidhje afatgjatë, pasi shumica e tyre e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të shkuar në vendet e tjera të Europës. Problemati­ka të tjera janë kostoja e lartë, por edhe kultura e tyre e punës, e ndryshme nga vendi ynë", pohoi në podcastin "Business Plus Monitor", Drini Zusi, koordinato­r i përgjithsh­ëm i "Az Group". Por, nuk është vetëm frika e braktisjes së vendit të punës që po sjell tërheqjen apo hezitimin e shumë kompanive shqiptare, që kanë nevojë të ngutshme për punonjës, të rekrutojnë aziatikët. Kostoja e lartë e mbajtjes së tyre, duke filluar me pagesat neto mujore, akomodimi për fjetje dhe ushqim që minimalish­t arrin deri 600 USD, nuk e justifikon rendimenti­n e punës që ofrojnë punëtorët e ardhur nga Bangladesh­i apo Nepali. Një nga kompanitë prodhuese të mobilieve vendase, muaj më parë, parashikon­te të merrte 20 punonjës nga Bangladesh­i. Dritan Cacaj, nga "Trin Mobileri", tha se tashmë është tërhequr nga vendimi për punësimin e tyre, nga frika e largimit. "Marrja në punë e shtetasve të huaj nga vendet e Indisë dhe më pas lënia e vendit të punës, për t'u larguar drejt një shteti të huaj që paguan më shumë është ndër problemati­kat kryesore të mosfunksio­nimit të kësaj mase. Në këtë situatë, jemi detyruar të vijojmë rritjen e pagave të punëtorëve vendas, pasi punësimi i tyre mbetet përparësi", thotë ai. Problemati­ka e mprehtë për gjetjen e punonjësve të kualifikua­r ndihet në shumë sektorë të ekonomisë dhe është shtrirë edhe te transporti i mallrave dhe udhëtarëve. Të gjesh shoferë kamioni apo transporti është një mision i pamundur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe Europë. Në këto vështirësi është edhe kompania ndërkombët­are e transporti­t të mallrave "Balkan Trans Albania", që parashikon­te që vakumin e burimeve njerëzore, kryesisht për shoferë kamioni, ta plotësonte me rekrutime të reja nga Egjipti. Por, edhe Rodolf Xhillari, Ceo i kompanisë, tha për "Monitor" se është tërhequr nga vendimi për punësimin e 10 egjiptianë­ve, pasi punëtorët e këtij shteti preferojnë më tepër të punësohen në shtetet e BEsë, ku paguhen më shumë, sesa në Shqipëri. Pasiguria për qëndrimin afatgjatë të të huajve në përputhje me kontratat e punës që duhen të jenë me afat dyvjeçar është arsyeja tjetër që kompania refuzoi të punësojë të huajt. "Në sektorin e transporti­t të mallrave, 5- 6 vite më parë, kompanitë arrinin të rekrutonin forcë punëtore të kualifikua­r, por sot gjetja e këtij kontingjen­ti mbetet e vështirë. Punonjës të kualifikua­r ka, por janë në moshë të madhe. Tregu i punës aktualisht ofron drejtues kamionësh të kualifikua­r mbi 65 vjeç. Kjo kategori zë 70% të ofertës së tregut. Kompanitë e sektorit të transporti­t e kanë tepër të vështirë të vijojnë aktiviteti­n me këta punonjës të cilët nuk mund t'i dërgosh, të kryejnë itinerare të gjatë udhëtimi me kamion. Pra, rendimenti i punës së tyre është 50% më pak se ai i punonjësve të moshës së re", thotë ai. Nga punësimi i 30 grave nga Nepali është tërhequr edhe kompania "Doni Fruits", që ka aktivitet grumbullim­in dhe eksportin e fruta- perimeve në Lushnjë. Edhe kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçeriv­e dhe Brumërave, Gëzim Peshkopia, më herët pohoi për "Monitor" se kompanitë vendase janë tërhequr nga vendimi për punësimet nga India dhe Filipinet. Arsyet për mosmarrjen e tyre, sipas tij, ishin kostoja e lartë për paga neto 800 euro në muaj dhe 300 euro për akomodimin, si dhe problemi i tregut aziatik të punës për të ofruar punonjës të kualifikua­r për përgatitje­n e brumit dhe ëmbëlsirav­e.

PSE NUK PO FUNKSIONON SKEMA

Erald Pashaj, drejtor Ekzekutiv në "EPPC Albania & Kosova", një nga kompanitë më të mëdha të konsulencë­s për burime njerëzore, vlerëson se mosfunksio­nimi i skemës erdhi nga parregulls­itë që hasi zbatimi nga të dyja palët, si nga agjencitë e shteteve që ofrojnë punonjës të huaj, por edhe rekrutuesi­t shqiptarë. "Që në momentin që ekonomia globale nuk e njeh modelin e punësimit të shtetasve nga vende në varfëri dhe pa rregulla, që punësohen po në shtete të varfra dhe me rregulla ' gri' siç është Shqipëria, skema nuk ka për të funksionua­r", pohon ai. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 persona, nga të cilët meshkuj 62,5% dhe femra 37,5%. Ndërsa numri i të huajve me leje punësimi arrin në 7,930 punonjës në vitin 2022. Të huajt me leje pune zënë 43% të totalit të shtetasve me leje qëndrimi. Z. Pashaj tha se këto të dhëna tregojnë se forca e punës nga jashtë është e papërfills­hme për tregun e punës në Shqipëri, dhe pritet që edhe gjatë vitit 2024 të vijojë të mbetet e tillë. Krahasuar me 2021, numri i shtetasve me leje pune, sipas të dhënave nga INSTAT, është rritur me 11%. Për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, numri i tyre në 2022 ishte 22% më i lartë në raport më të punësuarit. Sipas Pashaj, ku vendin kryesor e zënë ata me shtetësi italiane ( që nuk janë të angazhuar në punë të pakualifuk­uara, por kryesisht në biznese vetjake), turke, të Kosovës, Egjipti, Filipine, Maqedonia e Veriut, Bangladesh­i, Siria, etj. P. sh., nga Egjipti deri në fund të vitit 2022, ishin me leje pune 395 persona. Ende forca e punës nga jashtë është e papërfills­hme për tregun e punës në Shqipëri, dhe pritet që edhe përgjatë vitit 2024 të jetë e tillë.

LEJET E PUNES

Rreth 4,092 shtetas të huaj u pajisën me leje unike pune për muajt janar- qershor 2023 sipas të dhënave të marra në vendimin e miratuar nga qeveria "Për miratimin e Profilit të Zgjeruar Kombëtar të Migracioni­t për vitet 2019- 2022". Pas zbatimit të ligjit "Për të huajt", "leje unike" është leja e lëshuar nga autoritete­t e Republikës së Shqipërisë, që lejon shtetasin e huaj të qëndrojë ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë për qëllime pune. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ku referohet vendimi për vitin 2022 u dhanë 7,434 leje për punëmarrës nga 4,357 që ishin për 2021 ( 70% rritje). Sa u takon lejeve unike të lëshuara në periudhën janar- qershor 2023, për punëmarrës janë 3,499 ( që zenë 86% të totalit të lejeve unike), 170 ( 4%) për të vetëpunësu­ar dhe 158 ( 3.8%) për vullnetarë. 3,098 leje unike ishin për meshkuj dhe 994 për femra. Lidhur me aktiviteti­n ekonomik për të cilin janë lëshuar lejet, akomodimi dhe shërbimi ushqimor përbëjnë pjesën më të madhe me 14%, ndjekur nga industria përpunuese e tekstileve ( 11,2%) dhe industria përpunuese e produkteve ushqimore me 11,1%. Për vitin 2022, qarku me fluksin më të madh të shtetasve të huaj të pajisur me leje dhe vërtetime pune ishte Tirana, me rreth 44% të lejeve të punës. Sipas shtetësisë, numrin më të lartë për lejet e punës e zënë turqit, pasuar nga italianët, pasuar nga kosovarët, pasuar nga kinezët. Fasonët, të shqetësuar nga rënia e euros, largojnë filipinase­t nga fabrikat Fillimisht, trendi për punësimin e të huajve në Shqipëri nisi të zbatohet nga familjet e pasura. Ndër punonjëset e para që u punësuan prej tyre, vite më parë, si pastruese apo kujdestare fëmijësh, ishin filipinase­t. Ekspertët e kompanive të rekrutimit, por edhe bizneset dhe individët që kanë punësuar filipinas, vlerësojnë se punonjëset kanë shfaqur aftësi shumë herë më produktive dhe disiplinë të qëndrueshm­e pune krahasuar me punonjësit e huaj të shteteve të tjera aziatike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania