Panorama (Albania)

Pas largimit nga "Big Brother", flet Endrik Beba: Më është kërcënuar familja

-

Këngëtari Endrik Beba, i cili dy net më parë la përfundimi­sht garën e "Big Brother VIP", ka rrëfyer se gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, se bashkëshor­tja e tij është kërcënuar. I ftuar dje në studion e "Fan Club", ai tregoi se gruaja e tij Klea ka marrë ofendime dhe kërcënime, dhe e njëjta gjë mund të këtë ndodhur dhe me ish- gruan e tij, me të cilën ka një fëmijë. "Fëmija është edhe i saj. Unë e respektoj si nënë, si njeri, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë. Ka ardhur nga gjëra që mund t'i kenë ardhur, kur kam folur me Klean kam parë që ka marrë shumë kërcënime, ofendime, e njëjta gjë mund të ketë ndodhur me të, më vjen mirë që e do fëmijën kaq shumë", tha ai. Ndër të tjera ai komentoi edhe qëndrimin e tij në BBV me ish të dashurën e tij në BBV, Sara Gjordenin, ku tha se banorët e shihnin jo si Endriku, por si ishi i Sarës. "Jam kufizuar si ishi i Sarës, jam përpjekur të tregoj se është një gjë e mbyllur, nuk kemi qenë të fejuar në asnjë moment", u shpreh këngëtari. Endrik Beba ka qenë personazhi i radhës që ka lënë shtëpinë e "BBV3", pas një nominimi me Eglën dhe Françeskën. Në komentet e para pas daljes nga shtëpia, Beba tha se gjatë rrugëtimit të tij në "Big Brother" zgjodhi të mos të ofendonte dhe të luftonte në kotësi kundër banorëve sikurse një pjesë e tyre kanë bërë kundër tij. Beba theksoi se në Big Brother bën tifo për Gra

Fillimisht mezi prisja të hyja dhe më pas mezi prisja të dilja. Kur do të hyja në ' Big Brother', kisha marrë edhe unë masa, hyra me laps dhe me letër. Por, pasi u futa, energjia e asaj shtëpie ishte mbytëse. Besoj se kam treguar vetëm 3% të asaj që jam. Unë jam njeri shumë alegro dhe di t'i përballoj debatet, por në atë shtëpi zgjodha të mos të ofendoja dhe luftoja në kotësi siç është bërë kundër meje në dy- tre raste. cianon, pasi ai ka qenë një person shumë i artikulues­hëm që di ti rezistojë debatit shumë mirë. "Fillimisht mezi prisja të hyja dhe më pas mezi prisja të dilja. Kur do të hyja në ' Big Brother', kisha marrë edhe unë masa, hyra me laps dhe me letër. Por, pasi u futa, energjia e asaj shtëpie ishte mbytëse. Besoj se kam treguar vetëm 3% të asaj që jam. Unë jam njeri shumë alegro dhe di t'i përballoj debatet, por në atë shtëpi zgjodha të mos të ofendoja dhe luftoja në kotësi siç është bërë kundër meje në dy- tre raste. Shumica e banorëve zgjidhnin të provokonin me fjalë sintetike apo debate që nuk ekzistonin. Ka pasur momente ku në momentin që ne këndojmë një këngë e marrin luftë direkt dhe unë nuk jam ai lloj tipi. Zgjodha që t'i njihja që të gjithë nga zero. Tjetër gjë është t'i njohësh nga afër tjetër nga ekrani. Kur hyra në shtëpi, që në momentin që u ndezën dritat dhe ndjeva ngrohtësin­ë e dhomës, ndryshoi çdo gjë", u shpreh ai. Ishçifti, Sara Gjordeni dhe Endrik Beba, kanë folur për marrëdhien e tyre dhe situata e krijuara në "Big Brother Vip" në lidhje me të shkuarën që kanë pasur së bashku. Gjatë bisedës, këngëtari u shpreh se banorët e shikojnë si ish- i i Sarës dhe jo si Endriku.

Teksa modelja fliste për "skenarë" se si mund ta kishin luajtur lojën e tyre, u shpreh se së bashku me partnerin e saj aktual, Bardhin, "do të ishim trekëndësh­i më i fortë".

Ajo theksoi se do të kishin krijuar një super telenovelë që do i kishte lënë të gjithë banorët në hije. Por Endrik Beba u shpreh se Bardhin e shikon si shok dhe ka krijuar respekt për të, duke shtuar se nuk dëshiron të krijojë debate të kota.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania