Panorama (Albania)

At Zef Valentini, ushtari i Çezarit me Zotin në zemër

Vendimi i Valentinit dhe Terezës, të dy u bënë klerikë në moshën 18- vjeçare. Kërkesa e tij për të hyrë në Shoqërinë e Jezuit

- NDRIÇIM KULLA ATZEF VALENTINI

Gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë një ushtari në luftë është që kolegët e tij ta shohin si një njeri të dyshimtë me hamendësim­e si spiun të armikut.

Si të tillë shiheshin ata seminarist­ë jezuitë të mobilizuar në ushtrinë italiane në kohëne LPB, nga kolegët e tyre të ushtrisë që ishin nacionalis­të fanatikë. Në këtë situatë të papëlqyesh­me duhet të jetë ndodhur edhe Zefi i ri. Një situatë dyfi sh e papëlqyesh­me, se nga të gjithë ushtarët e palëve ndërluftue­se që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore, At Zef Valentini ishte ai më pak militarist­i që mund të përfytyroh­et. E megjithatë ai nuk iu shmang thirrjes për mobilizim ushtarak, ndonëse kishte arsye dhe mundësi për ta bërë këtë gjë. Në atë kohë dhe më pas, nuk ndodhte që të dy djemtë e një familjeje, duke qenë dhe të dy të blatuar në karrierën klerikale, të mobilizohe­shin ushtarë. Nuk do të kishte qenë e vështirë që njëri prej tyre t'i shmangej shërbimit ushtarak. Aq më tepër që Zefi u thirr ushtar në kohën që vëllai i tij i madh Giovani ( ai ishte tre vjet më i madh) gjendej tanimë si rob lufte në territorin austro- hungarez dhe nuk dihej nëse ishte gjallë ose jo. Dhe në fakt, Giovani vdiq si rob lufte në Austri, disa muaj para përfundimi­t të luftës, në 1918. Zefi u thirr ushtar ende pa i mbushur 18 vjetët, se Italia po pësonte disfata pas disfatash dhe ushtria kishte nevojë për rekrutë të rinj. Do të kishte qenë gjëja më e lehtë në botë për Zefin që t'i shmangej shërbimit ushtarak, por ai nuk e bëri këtë gjë, ndonëse kishte të drejtë ta bënte. Duket se të dy djemtë e familjes e kanë ndjerë thellë në shpirt akuzën e përmendur më lart që rëndonte mbi familjen e tyre, se për t'u liruar nga ajo, asnjëri syresh nuk bëri përpjekje për t'iu shmangur mobilizimi­t ushtarak.

Natyrisht se as Zefi dhe as vëllai i tij, frat kapuçin, nuk e shikonin si të drejtë luftën që ishte duke u zhvilluar dhe ku ishte përzier edhe Italia. Pjesëmarrj­en e tyre në këtë luftë ata e shikonin si një martirizim në dobi të Kishës Katolike. Ata nuk shkonin në front për të vrarë, por blatonin gjakun e tyre nëse ishte e nevojshme që të mbrohej reputacion­i i Klerit Katolik italian, se e ndjenin që kjo ishte një gjë shumë e rëndësishm­e për të ardhmen e këtij vendi. Mund të merret me mend pozita në të cilën u gjend Zef Valentini pasi u mor vesh se vëllai i tij kishte rënë rob lufte dhe atij vetë i erdhi thirrja për ushtar. Xhakoni i ri u gjend përballë një jurie oficerësh nacionalis­të antiklerik­alistë, të cilët e kanë pritur me një nënqeshje qesëndisës­e duke pritur që ai t'u jepte kënaqësinë të bënin komente therëse mes tyre për këtë jezuit të ri, siç e quanin, që po përfitonte nga sakrifica e vëllait të tij. Për ta nuk kishte rëndësi se Zefi i ri nuk kishte hyrë madje as në rrugën e noviciatit, pra të rishtarisë jezuite. Për ta këto ishin vetëm sekrete jezuitësh dhe njeriu që ishte para tyre ishte me siguri një jezuit. Për më tepër që edhe pamja e tij u dukej ashtu siç e përfytyron­in ata jezuitin. Djaloshi i ri, që aspironte të bëhej anëtar i Shoqërisë së Jezuit, duhet ta ketë ndjerë fort peshën e këtij ballafaqim­i, e cila ishte aq e rëndë për supet e njoma të xhakonit shëndetdob­ët.

PËRBALLJA

Në ato momente nuk qenë përballë njëri- tjetrit djaloshi i ri që aspironte të hynte në Urdhrin Jezuit dhe oficerët e Mbretërisë Italiane, por qenë përballë njëri- tjetrit Urdhri Je"Ne sot e dimë nga historia se jo pak ish- seminarist­ë, karriera fetare e të cilëve u ndërpre nga Lufta, pas përfundimi­t të saj mbushën radhët e partive politike, që nga ajo fashiste tek ajo komuniste dhe u bënë militantë të një lloji tjetër. Në përfundim të luftës, edhe Zefi i ri kishte hyrë në rrugën e një karriere laike. Ai ishte nxënës- kadet në shkollën ushtarake, nga pritej të dilte me gradën e nëntogerit, duke iu hapur rruga e një karriere ushtarake. zuit me traditën dhe dinjitetin e tij, si dhe nacionaliz­mi agresiv i pafe. Kështu mund të thuhet se njëfarësoj Zefi i ri u bë një përfaqësue­s i Urdhrit Jezuit që para se të bëhej anëtar i tij. Për Zefin e ri ky ishte një moment pjekurie. Ai do t'i paguante atributin Çezarit, sipas porosisë së Krishtit. Ai u bë ushtar. Nga Don Gaetano Sartori, që u bë si një baba i dytë për të, Zefi n e ri e ndau kështu lufta. Ai u nda me mësuesin e tij me premtimin se do të kthehej përsëri për të vazhduar rrugën e lënë përgjysmë për t'u bërë klerik. Nuk besojmë se po e rëndojmë me një akuzë të pamerituar Don Gaetano Sartorin nëse themi se ai nuk besoi plotësisht në premtimin e nxënësit të tij. Në Italinë e asaj kohe nuk ishte një gjë e rrallë që të shkeleshin premtime të tilla. Shumë seminarist­ë nuk u kthyen më në shkollat fetare pas luftës. Ne sot e dimë nga historia se jo pak ish- seminarist­ë, karriera fetare e të cilëve u ndërpre nga Lufta, pas përfundimi­t të saj mbushën radhët e partive politike, që nga ajo fashiste tek ajo komuniste dhe u bënë militantë të një lloji tjetër. Në përfundim të luftës, edhe Zefi i ri kishte hyrë në rrugën e një karriere laike. Ai ishte nxënës- kadet në shkollën ushtarake, nga pritej të dilte me gradën e nëntogerit, duke iu hapur rruga e një karriere ushtarake. Ne kemi arsye të besojmë se përvoja që pati Zefi në kohën e shërbimit ushtarak përcaktoi zgjedhjen e tij për t'u bërë misionar kulturor më pas. Përvoja e tij ishte sa e ngjashme aq edhe e kundërt me atë të Nënë Terezës në vendlindje­n e saj në Shkup. Gjatë kohës së shërbimit ushtarak, Zefi pa një realitet që i la mbresa të thella në shpirt. Ai pa njerëz të ushqyer mirë nga ana trupore, siç qenë ushtarët, por të cilët kishin uri shpirtëror­e, të cilët që në llogore po bëheshin pre e manipulime­ve të cilat më pas do të lindnin fashizmin. Këtu duhet të jetë vetëdijesu­ar Zefi për rëndësinë e ushqimit kulturor të njeriut dhe ka vendosur që t'i përkushtoh­et si misionar ushqimit të njeriut me kulturën e dobishme. Nënë Tereza në vendlindje­n e saj u bë dëshmitare e një realiteti tjetër, ku njerëz me shpirtin e ushqyer fetarisht, vuanin nga mungesa e ushqimit trupor, si dhe nga sëmundjet. Prandaj ajo vendosi që t'i përkushtoh­et veçanërish­t këtij lloj misioni. Në thelb misionariz­mi i At Valentinit dhe ai i Nënë Terezës janë komplement­arë, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Edhe në shkollën ushtarake Zefi i ri nuk u josh nga modeli i oficerëve që rrëfenin trimëritë e tyre nga fronti, por nga një njeri i letrave. Mund të themi se prekja e providencë­s u ndje edhe në kohën që Zefi i ri ishte në shkollën ushtarake. Ashtu siç duket se ishte po kjo forcë hyjnore që e bëri të takohet me Imzot Sartorin, kur ai ishte duke u larguar nga Seminari, ashtu duket se ishte po ajo që e bëri të takohet, pikërisht në shkollën ushtarake, me Luigi Russo, i cili do të bëhej një kritik i famshëm letrar në dekadat që pasuan. Luigi Russo ( 1892- 1962) ishte I mobilizuar dhe shërbente si instruktor në shkollën ushtarake. Kur Zefi tetëmbëdhj­etëvjeçar dhe Russo u takuan, ky i fundit tanimë ishte diplomuar nga Shkolla Normale Superiore dhe teza e tij e diplomës mbi poetin Metastasio kishte bërë bujë.

Nuk kishte asnjë arsye që profesori i ri i letrave, Luigi

Russo, t'i kushtonte vëmendje të veçantë kadetit të ri, i cili nuk kishte përfunduar ende as shkollën e mesme, Seminarin Ipeshkvnor. Për më tepër që vështirë të imagjinohe­n në atë kohë dy njerëz që kishin pikëpamje më të kundërta si ata të dy. Luigi Russo në atë kohë ishte një ushtarak dhe kur Italia hyri në Luftën e Parë Botërore e mirëpriti këtë gjë dhe doli vullnetar për në front. Ai e përkrahte këtë luftë i bindur se kështu do të kryhej përfundimi­sht bashkimi i Italisë, duke iu marrë Austro- Hungarisë edhe territoret e tjera italiane që ajo mbante ende. Russo ishte kështu një nacionalis­t, pra krejt e kundërta e At Valentinit. Ai shkoi drejt e në front dhe mori pjesë në betejat në Carso. Në 1917, ai u plagos në betejë prandaj e larguan nga fronti dhe e dërguan mësues në shkollën ushtarake në Caserta. Për Zef Valentinin lufta që po bëhej ishte një çmenduri dhe po ashtu ishte dhe nacionaliz­mi, të cilin ai e shikonte thjesht si një nga utopitë politike ekstremist­e të shekullit. E megjithatë, ndodhi që kadeti Valentini tërhoqi vëmendjen e profesor Russos aq sa mes tyre u lidh një miqësi e përjetshme. Megjithëse gjatë gjithë jetës së tyre ata nuk patën kurrë të njëjtat pikëpamje politike. Në 1918, kur u takuan Luigi Russo ishte me bindje militarist­e, Valentini ishte antimilita­rist. Në 1948 Luigi Russo ishte komunist, Valentini antikomuni­st dhe simpatizon­te e mbështeste Partinë Demokristi­ane. Dhe dijetarin e ri, Luigi Russo, nuk mund ta tërhiqte kadeti i ri në qoftë se nuk do të kishte vënë re tek ai njohuri të mëdha për letërsinë si dhe një gjykim të pjekur për librat, që tregonte se kadeti kishte prirje për t'u bërë një kritik letrar i shquar, nëse do të vazhdonte t'i kultivonte prirjet e veta. Për gjithçka tjetër ata kishin pikëpamje të kundërta. Duhet të themi se Luigi Russo në atë kohë i përbuzte njerëzit si At Valentinit, domethënë antimilita­ristët, pacifistët. Prandaj, fakti që ai lidhi miqësi me At Valentinin në atë kohë është tregues i vlerësimit intelektua­l ndaj tij. Por, duket se thellë- thellë Luigi Russon nuk e tërhiqte te Zef Valentini vetëm pasioni i përbashkët për letërsinë, veçanërish­t për kritikën letrare, por edhe siguria e Valentinit të ri te vlerat e tij shpirtëror­e. Se Russo, megjithëse në

 ?? ??
 ?? ?? At Zef Valentini
At Zef Valentini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania