Panorama (Albania)

Valentini, momenti kur zgjodhi të bëhej misionar kulturor

Dy realitete. Përvoja e At Zef Valentinit ishte sa e ngjashme, aq edhe e kundërt me atë të Nënë Terezës në vendlindje­n e saj në Shkup

-

atë kohë paraqitej si një njeri me bindje të patundura politike, thellë- thellë në vetvete ishte i pasigurt në bindjet e tij politike dhe këtë e tregoi kur më pas, në 1948, kandidoi në zgjedhjet politike për Partinë Komuniste. Russo, me gjithë talentin e tij, gjatë gjithë jetës pati një pasiguri të madhe sa u përket vlerave shpirtëror­e të tij. Duke njohur Luigi Russon, Zef Valentini njohu për herë të parë në jetën e tij intelektua­lin e lëkundur të kohës, atë që do të kalonte sa nga njëri krah i politikës në tjetrin, jo për përfitime, por se nuk ishte i sigurt për drejtimin që duhet të merrte. Në personin e Russos, Zefi i ri kishte rastin të shihte krizën shpirtëror­e të kohës. Gjithsesi, kontakti i Zefit të ri me një intelektua­l të mirëfilltë si Russo pati ndikim të madh tek ai. Russo hyri në skenën e jetës së Zef Valentinit pikërisht atëherë kur doli prej saj mësuesi i parë i rëndësishë­m, Don Gaetano Sartori. Ai i hapi Zefit të ri atë horizont të dijes që atij i mungonte. Midis dy kulturolog­ëve të mëdhenj të ardhshëm, të cilët fati i bëri të takohen si instruktor­i ushtarak me kadetin, do të lindte një miqësi e gjatë me përfitime intelektua­le të dyanshme. Nëse do ta shkruanim biografi në e Zef Valentinit si një hagiografi, do të thoshim se ai nuk pati asnjë moment lëkundjeje për të marrë vendimin e kthimit në Seminarin Ipeshkvnor të Padovës. Por, ja që kjo nuk është e vërtetë.

KARRIERA

Zef Valentini pati një moment jo të shkurtër tërheqjeje nga karriera laike për tek ajo e ushtarakut. Kjo nuk e zhvlerëson At Valentinin. A nuk ka edhe në jetën e Krishtit një moment kur ai i kushton vëmendje Djallit, i cili provon që ta joshë duke i treguar mbretëritë e dheut, të cilat do t'ia falte nëse do të braktiste Zotin? Sigurisht që nuk mund të thuhet se Krishti e braktisi Atin e tij në këtë moment. Kjo ishte prova e tij tokësore. E njëjta gjë ndodhi edhe me At Valentinin. "Djalli" atij iu shfaq në trajtën e ofi cerit me uniformë të bukur, në një kohë që karriera ushtarake ishte shumë joshëse për të rinjtë. Ai ishte djalë i ri, i pashëm dhe duhet ta ketë vënë re se si e shikonin vajzat kur ecte në rrugë me miqtë e tij kadetë. Për t'i mposhtur këto joshje duhej diçka më i fortë se imazhi

"Ai, pasi përmbushi urdhrin e Krishtit, duke i dhënë Cezarit atë që i takonte Cezarit, duke iu përgjigjur thirrjes për të shkuar ushtar, dhe tani ishte koha që t'i jepte Zotit atë që i takonte Zotit, duke iu përgjigjur thirrjes për ushtar nga ana e Krishtit. Ishte tetëmbëdhj­etë vjeç. Dhe këtu shfaqet një tjetër përkitje në jetën e At Zef Valentinit dhe të Nënë Terezës është se të dy ata e morën vendimin për t'u bërë klerikë në moshën tetëmbëdhj­etëvjeçare.

i Cappella degli Scrovegni në Padova, kasha e famshme me afresket e piktorit Giotto, të cilin imazh Zefi i ri e ruante në kujtesë që nga fëmijëria kur i kishte bërë mbresa të mëdha. Duhej një vokacion i mirëfi lltë. Në atë kohë vokacioni jezuit i Zef Valentinit ende nuk ishte njohur zyrtarisht nga etërit jezuitë. Edhe sikur të përfundont­e Seminarin Ipeshkvnor të Padovës, kjo nuk do të thoshte se ai bëhej anëtar i Shoqërisë së Jezuit, ku aspironte. Pas përfundimi­t të Seminarit Jezuit ai mund të vazhdonte studimet në çdo shkollë tjetër të lartë laike, shumë nga seminarist­ët bënin kështu. Tanimë Zefi i ri gjendej në një shkollë ushtarake dhe ai me intelektin që kishte me siguri do të mund të shkonte në akademitë më të mira ushtarake të Italisë. Prandaj, për Zefi ne ri largimi nga shkolla ushtarake në ato rrethana ishte baras me shprehjen prej tij të vokacionit jezuit. Vetë ndërprerja e studimeve fetare nga ana e Zef Valentinit kishte qenë në fakt një provë për vokacionin e tij dhe ai e kaloi me sukses këtë provë. Zefi u largua nga shkolla ushtarake në shkurt 1919, katër muaj pas përfundimi­t të luftës, gjë që tregon se dilema e tij ka zgjatur paksa. Sidoqoftë, Zefi i ri provoi joshjen e një lavdie tjetër, të ndryshme nga ajo e ushtarit të Krishtit, dhe ai i rezistoi asaj. Zefi ne ri nuk e tërhiqte lavdia ushtarake, por lavdia e një lloji tjetër. Ai, pasi përmbushi urdhrin e Krishtit, duke i dhënë Cezarit atë që i takonte Cezarit, duke iu përgjigjur thirrjes për të shkuar ushtar, dhe tani ishte koha që t'i jepte Zotit atë që I takonte Zotit, duke iu përgjigjur thirrjes për ushtar nga ana e Krishtit. Ishte tetëmbëdhj­etë vjeç. Dhe këtu shfaqet një tjetër përkitje në jetën e At Zef Valentinit dhe të Nënë Terezës është se të dy ata e morën vendimin për t'u bërë klerikë në moshën tetëmbëdhj­etëvjeçare. Navin Kaula shkruan në librin e tij për Nënë Terezën, duke u bazuar në rrëfimet e saj: Kohët e fundit ( libri është botuar në 1992- N. Kulla), kur ishim ulur në një stol të vogël jashtë kishës, pranë Shtëpisë së Nënës,

Nënë Tereza më tha: "Kur isha tetëmbëdhj­etë vjeçe vendosa të largohesha nga shtëpia për t'u bërë murgeshë. Me kohë e kuptova që profesioni im ishte puna me të varfrit. Që atëherë dhe deri më sot nuk kam pasur as edhe më të voglin dyshim për vendimin që mora". Eprorët ushtarakë të Zef Valentinit nuk u dukën aspak të kënaqur nga vendimi i kadetit të ri për t'u rikthyer në rrugën klerikale, aq më tepër që ai aspironte të bëhej jezuit. Këta njerëz e shikonin Urdhrin Jezuit si një rival, madje edhe me një farë zilie për disiplinën dhe rregullat pedagogjik­e, të cilat në momente sinqeritet­i shiheshin si model nga çdo general i çdo ushtrie të madhe të botës. Eprorët e tij ushtarakë qenë të mërzitur që po e humbnin kadetin jezuit, siç e quanin me siguri mes tyre, pikërisht në kohën kur mendonin se ua kishin shkëputur përfundimi­sht etërve jezuitë, gjë për të cilën qenë veçanërish­t krenarë, për arsye që kuptohen. Nëse do të arrinin të krijonin një militarist të ri të fl aktë, nga ky djalosh i destinuar për të bërë karrierë klerikale jezuite, ata do të ndjeheshin po aq të lumtur sa ç'do të qenë nëse do të kishin fituar një betejë.

Prandaj, tashmë e përjetonin largimin e Zefit sikur të kishin humbur një betejë. U zgjatëm pak në këtë moment të jetës së At Valentinit, se mendojmë që ai përbën përgjigjen më të mirë për ata që e kanë akuzuar si fashist, madje si agjent të spiunazhit fashist. Në qoftë se At Valentini do të ndjente joshje për të hyrë në karriera të tilla, ai nuk do të ishte larguar nga ushtria në 1919. Se fryma militarist­e që mbizotëron­te te fashizmi, ishte mbizotërue­se në shkollën ushtarake ku ai u gjend në përfundim të luftës. Fashizmi ishte krijesë e atyre njerëzve të ushqyer me frymën militarist­e që ngriti Lufta e Madhe, siç njihej atëherë Lufta e Parë Botërore. Duke refuzuar militarizm­in në shkurt 1919, Zefi i ri refuzoi edhe fashizmin qysh para se ai të konceptohe­j dhe të promovohej si i tillë. Drejtuesit e Seminarit Ipeshkvnor të Padovës sigurisht që e mbikëqyrni­n me vëmendje të madhe dhe me takt gjendjen shpirtëror­e të Zefit të ri. Kush më mirë se ata mund ta çmonte rëndësinë e vendimit të tij për të braktisur shkollën ushtarake dhe për t'u kthyer në Seminarin Ipeshkvnor. Kjo për ta ishte një shenjë e sigurt e vokacionit të tij. Zefi i ri u kthye në kohë në Padova për të dhënë provimet e fundit në Seminarin Ipeshkvnor, gjë që e bëri që në vitin 1919. Sipas kërkesave të sistemit shkollor italian të kohës, Zef Valentini duhej të bënte edhe një vit studime që të merrte diplomën liceale, një shkallë kjo që duhej ta kalonin të gjithë nxënësit e seminareve fetare për t'u njohur ligjërisht shkollimi i tyre i barabartë me licetë e tjerë në vend. Me këtë diplomë pastaj mund të vazhdonin studimet në çdo universite­t brenda dhe jashtë Italisë, duke përfshirë natyrisht universite­tit katolike. Normalisht, At Zef Valentinit i duhej të kishte vazhduar studimet për të marrë diplomën liceale. Në vend që të vepronte kështu, At Valentini bëri kërkesë për të hyrë në Shoqërinë e Jezuit, domethënë kërkoi të bënte Noviciatin, fazën përgatitor­e të fillestarë­ve që aspirojnë të bëhen jezuitë. Cila të ketë qenë arsyeja e kësaj ngutjeje? Se Zef Valentini mund ta kishte bërë kërkesën për të hyrë në Shoqërinë e Jezuit edhe një vit më pas, në 1920, pasi të kishte marrë diplomën liceale. Me sa duket arsyeja duhet të ketë qenë gjendja e trazuar e Italisë së vitit 1919, kur dukej se do të bëhej një revolucion bolshevik, si në Rusi dy vjet më parë. Ndoshta At Valentini ka menduar se nuk kishte kohë për të pritur. Jezuitët ishin ndër të parët që viheshin në shënjestër të lëvizjeve të tilla. Në këtë rast ai donte të ndante martirizim­in me jezuitët si vëlla i tyre. Prandaj ai shpejtoi të kërkonte që të niste Noviciatin. Qëndrimi prej tetë muajsh në Padova pas kthimit nga ushtria do të ishte hera e fundit që Zefi i ri qëndronte pranë familjes së tij. Kur u kthye në Itali në 1924, për të studiuar në Torino, ai qëndroi vetëm kalimthi në vendlindje. Herën tjetër që do të kthehej në Itali, prindërit e tij nuk do të qenë më gjallë. Në moshën 25 vjeç Zef Valentini do të ishte njeriu i vetëm që kishte mbetur nga familja e tij. Një jezuit perfekt do të mund të thoshin gojët e këqija. Por ai do të ishte vërtet një misionar perfekt, ndoshta edhe për këtë rrethanë. Për prindërit e Zefit, të cilët ishin njerëz të thjeshtë dhe që nuk kishin shumë dijeni nga sistemi i ndërlikuar i përgatitje­s së klerikëve, djali i tyre ishte bërë jezuit që kur kishte hyrë në Seminarin Ipeshkvnor nëntë vjet më parë. Derisa edhe atij i pëlqente që të bëhej klerik, atyre nuk u shkonte ndërmend se tanimë ishte koha që të bëhej zgjedhja e vërtetë. Kështu që ata do të habiteshin nëse do të mësonin se pikërisht tanimë ishte momenti vendimtar në jetën e djalit të tyre për të bërë zgjedhjen e rrugës që do të merrte. As ai nuk kishte dilema. Prej kohësh ëndërronte të bëhej anëtar I Shoqërisë së Jezuit. Dhe tani, me shlyerjen e provimeve, i hapej rruga për të përmbushur dëshirën e tij për t'u futur në gjirin e Shoqërisë së Jezuit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania