Panorama (Albania)

Kadisi: Tmerri që pashë në burgjet e diktaturës

Trajtimi i të burgosurve, rrëfimi i ish- policit të burgjeve, Xhelal Kadisi Nëse për padrejtësi i burgosuri refuzonte ushqimin, niste grevën e urisë, ne e veçonim në dhomë më vete, që të mos i jepnin të tjerët për të ngrënë

- UVIL ZAJMI

Një histori e rrëfyer nga njeriu që shërbeu për më shumë se një çerek shekulli në burgjet e Shqipërisë. Nga fshati Ndroq në periferi të Tiranës ku banonte, punonte, dhe direkt polic burgu, një profesion i panjohur për të.

"Kam filluar në vitin 1962, deri më 1990, aty dola në pension. I kam përjetuar nga afër të dënuarit, nga dita e parë, si trajtohesh­in të burgosurit, nga ata ordinerë, tek ata politikë, për agjitacion e propagandë, tentativë arratisje, kontraband­ë, deri te grupet e kulturës, ai ushtarak dhe i ekonomisë", rrëfen për gazetën "Panorama" Xhelal Kadisi. Sot, 88vjeçar, ruan korrektësi­në, i thjeshtë, i sjellshëm, nuk harron asgjë, për çfarë ka shërbyer, vitet e vështira në ato institucio­ne, kur kujton, tregon, flet edhe për burgun e grave.

Zoti Xhelal, si filluat punë, cili ishte motivi?

Ishin disa arsye personale. Kisha pak kohë i kthyer nga shërbimi ushtarak, që e pata kryer dy vite si radist në Gjirokastë­r, doja të ikja nga fshati Ndroq, ku kisha lindur më 1935, dhe banoja, pasi punoja në bujqësi. I hodha dokumentet në Degën e Ministrisë së Brendshme në Tiranë, m'i aprovuan. Fillimisht, nisa në repartin "301", Vaqarr. Ka qenë viti 1962.

Shumë shpejt jeni i angazhuar...

Viti 1964, nisa si punonjës te "305" në Tiranë. Më morën menjëherë, kishte mungësë personel burgu. Sic isha i veshur, nga shtëpia, pa bërë asnjë trajtim, specializi­m, vetëm 27 vjeç. Kontakti i parë me të burgosurit ka qenë pikërisht aty, te shkolla "Bajram Curri", në disa kapanone të ndërtuara nga ish- të burgosur, aty flinin të burgosurit, dhe ne policët, disa prej tyre të ardhur nga qytete të tjera. Kampi, kështu i thoshim ne, ndërsa zyrtarisht quheshin, njiheshin si reparte riedukimi. Mua më kishin caktuar në frontin e punës, pra nuk bëja turne. Cohesha në mëngjes, merrja të burgosurit me autobuzë "Viberti", më pas me makina të mbuluara nga Parku dhe i dërgonim në punë. Ndryshe nga burgu, në këto kampe me të burgosur ordinerë punohej, kryesisht në ndërtime. Pallatet e Politeknik­umit, po kështu te "Farmacia 10", te "Shkolla e Bashkuar", me to janë ndërtuar.

Jeni kryefamilj­ar, kërkohet të jeni edhe i organizuar, anëtar partie?

Kur shkova atje, isha i martuar me dy fëmijë. Fillimisht pagesa ishte 5600 Lek. Me kalimin e kohës, kur fitoje vjetërsi të shkonte deri në 7.800, pasi për ne të burgjeve, dhe policët e ambasadave konsideroh­eshin profesione të vështira me shumë përgjegjës­i. Në ato vende, duhet të ishe me teser partie. Por, unë nuk kam qenë dhe nuk u bëra asnjëherë anëtar partie. Kisha vetëm një shkollim në ciklin e ulët, në atë kohë, 8- vjeçare, nëse nuk gaboj. Komisari i burgut, një ushtarak, një njeri i mirë, disa herë më ka ftuar, donte të më fuste në parti. Unë i shmangesha, doja kohën e lirë, shkoja për gjueti me çifte, të cilën e kam ende. Preferoja më shumë shërbimi 24 orësh, pastaj dy ditë i lirë.

Me biçikletë, një udhëtim jo shumë i lehtë…

Kur isha te "305", fillimisht qëndroja në disa kapanone në afërsi të kampit, pastaj në Vaqarr, në postë ku edhe flija, më vonë mora një dhomë me qira, në Vaqarr, pranë varrezave të Sharrës, fëmijët i kisha të vegjël. Si shkoja në mëngjes, kthehesha në shtëpi në mbrëmje. Jo me rroba ushtarake, i vishimim kur shkoja në repart. Lëvizja me bicikleta Robusta, Mifa, kineze që i bleja vetë. Kur isha te "305", vija me biçikletë deri tek ish- NSHRAK- u, aty me priste kamioni që do të merrte të burgosurit, për t'i dërguar në punë. Mua dhe ndonjë tjetër. E mbyllja aty biçiklëten shkonim në kampin te Shkolla e Bashkuar dhe pas pune me po atë automjet vija, merrja biçikletën, dhe kthehesha vonë në shtëpi. Për ditë ky ritual i lodhshëm, në shi, të ftohtë, vapë.

Hapet një burg i ri në Jug të Shqipërisë, ju transferoj­në atje?

Ka qenë 31 dhjetor 1966, dhe unë isha oficer roje, turni i fundit, kur një repart i ri riedukimit u hap atje, dhe nga Tirana u zhvendos efektivi i "305". Jemi nisur në orën 2 pas mesnate nga Tirana dhe në Piqersa të Sarandës kemi mbrritur në mesditën e ditës tjetër, 24 orë udhëtim. Me 18 makina të mbuluara, të shoqëruar nga toga e sigurisë si dhe ushtarë të veshur policë. Kampi ishte i ri i sapo ndërtuar me kapanone prej dërrase. Kur fryente erë e fortë, kishte raste që hiqte eternitet, futej hëna në dhomat tona. Në atë kamp nuk kishte të burgosur të rrezikshëm, madje sollën edhe nga Vlora, Fieri, Korça, etj. Të burgosurit punonin, hapnin terraca, ky ishte edhe qëllimi i atij kampi në atë zonë.

Si funksionon­te ai kamp- burg për kohën?

Administra­ta e kampit të Piqerasit, kryesisht kuzhinierë­t ishin të burgosur. I dërgonin herë pas here në Sarandë për të bërë analiza shëndetëso­re. Ishin të detyruar t'i kryenin, pasi një i burgosur me probleme, kuzhinier e të gatuante për të burgosurit, kishte rrezikun t'i infektonte ata. Ndërsa të sëmurët i sillnin në Spitalin e Tiranës.

Po me familjen, si vepruat, e morët atje?

U diskutua të qëndroja atje, "të bëjmë dhëndër në Borsh", më thoshte gjeneral Sterjo. Jam i martuar i përgjigjes­ha. Atëherë merre familjen këtu më nxisnin. Kisha djalin dhe dy vajzat, pastaj lindi fëmija i katërt, djalë, u bërë baba me dy djem e dy vajza. Nuk pranova të më vinte familja atje, të cilën e mori babai në kooperativ­ë, ku ishte vetë kryetar.

Merrni një vendim, pak të vështirë, cili ishte motivi?

Më 1969, kërkova lirimin se transferim­in nuk ma jepnin. Ia kisha bërë të qartë, se nëse do të këmbënguln­in që të jetoja në Sarandë me familjen, do të largohesha edhe unë nga reparti. Pas tre viteve në Piqeras, u ktheva në shtëpi, në Ndroq, 5- 6, ku kisha familjen dhe fëmijët, të cilët i kam rritur në atë sistem pa ia shtrirë dorën askujt. Disa muaj në kooperativ­ë, pastaj fillova në minierën e Valiasit. Pashaporti­zimin e kam bërë vonë nga viti 1970, kur erdha nga Saranda.

Nga "305" te "313", një burg me rrezikshmë­ri të lartë, kishte një ndryshim të madh. Me urdhër të drejtorisë, më dhanë rroba. Kujtoj kur shkova, vetëm mure, errësirë. Si do punoj këtu thosha me vete, isha i pamësuar. Në një dhomë qëndronin 20 e ca vetë, pleq kryesisht dhe nuk dilnin në punë. Ndërsa në një tjetër 7 o 8 të dënuar politikë. Ishte edhe dhoma, tranzit quhej, që shërbente për ata që vinin nga spitalet, nga rrethet, për t'i dërguar në reparte, qytete të tjera. Mua më ka qëlluar të shkoj në Spaç, Burrel, për të dërguar, shoqëruar e marrë të burgosur.

Keni një dëshirë të fshehur, por, ju vjen një propozim tjetër?

Punoja në kooperativ­ë siç ju thashë pas ardhjes nga Piqerasi, por doja të largohesha. Papritur më vjen një propozim të shkoja në flotën tregtare, me mundësinë për të dalë, udhëtuar jashtë shtetit. Kjo edhe nga fakti se vëllai im punonte në Durrës në doganë, dhe një shok i tij I ngushtë, i kishte propozuar për mua atë vend pune. Kërko ta sjellin këtu I kishte thënë. Por, gjërat e zvarritën, vetëm, nisa punë në Valias, dhe vetëm kur një ditë, më takon një mik, operativ i burgjeve, dhe pasi foli me drejtues të Ministrisë më thirrën dhe nisa punë menjëherë te "313, ai afër Politeknik­umit, ku është edhe sot.

Te "313", një repart- burg, jo si të tjerët?

Nga "305" te "313", një burg me rrezikshmë­ri të lartë, kishte një ndryshim të madh. Me urdhër të Drejtorisë, më dhanë rroba. Kujtoj kur shkova, vetëm mure, errësirë. Si do punoj këtu thosha me vete, isha i pamësuar. Në një dhomë qëndronin 20 e ca vetë, pleq kryesisht dhe nuk dilnin në punë. Ndërsa në një tjetër, 7 o 8 të dënuar politikë. Ishte edhe dhoma, tranzit quhej, që shërbente për ata që vinin nga spitalet, nga rrethet, për t'i dërguar në reparte, qytete të tjera. Mua më ka qëlluar të shkoj në Spaç, Burrel, për të dërguar, shoqëruar e marrë të burgosur.

T'ju pyes për ushqimin, si trajtohej një i burgosur asokohe në ato burgje?

Ata që punonin kishin ushqim normal. Një vakt gjellë me mish, bukë 600- 800 gramë, ndërsa ata që nuk punonin e kishin me zaravate, pa mish, të tillë edhe birucat. Nëse për ndonjë padrejtësi, në formë proteste i burgosusri refuzonte udhqimin, niste grevën e urisë, ne e veconim në një dhomë më vete, që të mos i jepnin të tjerët për të ngrënë. Atje i dërgonim ushqim, ia linim atje. Për çdo refuzim, i bënim me dije, detyrohesh­im të hartonim një proces verbal, që ushqimi i është dërguar, por i burgosuri ka refuzuar. Këtë ia çonim

 ?? ?? Xhelal Kadisi duke folur për “Panorama”
Xhelal Kadisi duke folur për “Panorama”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania