Panorama (Albania)

Qelitë e veçanta në burgun "313", si ruheshin Paçrami, Lubonja, Balluku dhe Dume

Ish- polici Kadisi: Atyre u vinin në kokë kokore, ndërsa muri i qelisë rrethohej me një shtresë sfungjeri që të mos vetëvrites­hin

- Vijon nesër

komandës. Një situatë e tillë mund të vazhdonte një javë, dhjetë ditë. Pa ushqim rron njeriu pa ujë jo. Uji servirej me pagure. Ndërsa cigaret, pirja e tyre ishte me orar nëpër dhoma e për ta ndezur përdorej fitil.

Për të hapur e mbyllur një derë burgu, si funksionon­te ky mekanizëm?

Çelësat i mbanin detyrimish­t dy persona, unë dhe një punonjës i ndërresës, të detyruar të ishim të pranishëm kur hapej e mbyllej një derë. Unë ia jepja atij çelësin që hapte derën e një të burgosuri.

Kishte grindje midis të dënuarve?

Kishte të burgosur problemati­kë. Bashkë qëndronin, hanin e pinin dhe më pas ziheshin, gjakoseshi­n. Kur na njoftonin, ne reagonim, duke zbatuar rregullore, që edhe kur ai shkelte rregullin nuk kishe të drejtë ta godisje, t'i vije prangat. Por, të lajmëronte komëndën që të binin fletën e arrestit, sepse po ta gjente prokurori pa fletën e arrestit të komandës e pësoje ti që ishe oficer roje. Edhe pse ishte i dënuar, por duhej fletë arresti, të vetëm mundet ta izoloje.

Pastrimi personal i të dënuarve, si veprohej…?

Banjë me orar, ditë të caktuara, kishte dushe që laheshin. Ndërsa i qethte, ruante berberi që nuk ishte i burgut, pasi nuk kishim, por që vinte nga jashtë. Një ndër ta ka qenë Gim Brahja, që punonte te specialja, se edhe nga më të mirët e të njohurit i merrnin. E kishte me ditë të caktuara. Ose kur i çonim në gjyq, njoftonim berberin, sepse i burgosuri duhet të ishte i pastër në procesin gjyqësor. Kur qetheshin, apo ruheshin qëndronin pa pranga. Nuk kishte reagime, as tentativa dhune, refuzime, kishin frikë. Burgu kishte mjek, dentist. Edhe ata i sillnin, i jepej një fletë- hyrje. Sigurisht që shërbimi mjekësor, kurimi në ato rrethana, me ato kushte, ishte primitiv.

Kur rrezikonte një largim për një punonjës burgu, si ju?

Nëse dikush, një i afërm, një familjar i punonjësit të burgut, dënohej, binte në burg e hiqnin punonjësin. Një rast të tillë pata me nipin e gruas, i thashë shefit të Hetuesisë, isha i detyruar ta njoftoja, jo se nuk e dinin. Jo m'u përjigj, ti do të qëndrosh në punë.

Keni qenë edhe shoqërues, në makinë, ju dhe një i dënuar, si e ruanit?

Në makinën e burgut mbaja armë, ndonëse ajo ishte e ndarë me një rrjetë teli, ku qëndronte i burgosuri, ndërsa ne ishim te dera në krye të makinës. Ndonjë rast që të tentonte të largohje, jo, ishte e pamundur. Makina e burgut, ishte një autoburgu ngjyrë të zezë. Gjatë rrugës nuk i lidhnim me pranga, veçanërish­t ata të moshuar, ordinerë, vetëm kur zbriste ja vendosnim.

Një i burgosur, në sallën e gjyqit ku janë edhe familjarët e tij, cilët ishin raportet?

I burgosuri futej i shoqëruar nga ne policët në ndërtesën e gjyqit, në Rrugën e Durrësit, të lidhur me pranga dhe ashtu I ngjisnin e zbrisnin shkallët e gjykatës. Në sallën e gjyqit, të ulur në bankën e të akuzuarve, ua hiqnim me urdhër të kryetarit të trupit gjykues, para se të niste procesi, për t'ja vënë sërish sapo përfundont­e, gjyqi, e ishte marrë vendimi. Ashtu dilnin dhe i hypnim në autoburg. E rëndë ishte edhe për familjarët, të pranishëm në sallë, ku futej e dilte njeriu i tyre. Nuk mundet t'i takonin. Kishte raste që nuk pranonin t'i vendosnim prangat. Një rast kujtoj kur dikush, pasi doli nga gjyqi do ta "Ata që punonin kishin ushqim normal. Një vakt gjellë me mish, bukë 600- 800 gramë, ndërsa ata që nuk punonin e kishin me zaravate, pa mish, të tillë edhe birucat. Nëse për ndonjë padrejtësi, në formë proteste i burgosusri refuzonte udhqimin, niste grevën e urisë, ne e veconim në një dhomë më vete, që të mos i jepnin të tjerët për të ngrënë. Atje i dërgonim ushqim, ja linim atje. Për çdo refuzim, i bënim me dije, detyrohesh­im të hartonim një procesverb­al, që ushqimi i është dërguar, por i burgosuri ka refuzuar.

çonim në Burrel, ku e kishin caktuar, më thotë mos më veni prangat. Ishte njeri i njohur një jetë e kaluar në ato burgje.

Cila ishte jeta, qëndrimi në biruca, sic edhe njiheshi?

Deri në më shumë se 4- 5 vetë, flinin, qëndronin aty. Në dysheme, mbi panele dërrase dyshekë më bar. Në mesnatë i merrnin në pyetje. Hetuesia e vjetër u kthye në aneks ku rrinin të arrestuari­t, nga Fadil Pacrami, Kico Ngjela, ai i ushtarakëv­e, etj.

Keni një problem shëndetëso­r, duhet kurim për ju...

Kur isha te "313", pata një periudhë, arrita deri aty, sa nuk mund ti shikoja më fëmijët e mi në sy. Shkova u vizitova te Dr. Shtino, për shqetësimi­n që kisha. Rri i qetë më tha, se je shume mirë nga sistemi nervor. Më shkonin lot, që të mos më shihnin të burgosurit. Kur vinin fëmijët e tyre, për t'i takuar nuk mundesha t'i kontrolloj­a, kisha stres të madh. Me shtëpi vazhdoja të isha në Ndroq.

Një takim i familjarëv­e me të burgosurin, si organizohe­j?

Familjarët vinin për t'i takuar, duke i sjellë edhe ushqime. Për të arrestuari­t takime nuk kishte, por vetëm me lejen e prokurorit. Të dënuarit kishin javën e tyre, dhe prindërit, fëmijët vinin t'i shihnin dhe takoheshin në një dhomë të vecantë me dy palë hekura, me largësi, sa t'i jepnin dorën. Në sy të policit. Në burg, kishte takime speciale, për që silleshin mirë dhe kishe dhoma të vecanta, futeshin natën dhe dilnin në mëngjes. Takim special nuk kishte në kampe apo repartet e riedukimit.

Çfarë kujtoni me të dënuarit e grupeve, nga ai i kulturës, ekonomisë, ushtrisë?

Aty kanë qenë, te "313". Kujtoj Fadil Pacrami, Todi Lubonja, Beqir Balluku, Petrit Dumen. Pëgjegjës ishte vënë një nga Mallakastr­a dhe nuk lejonet asnjë të afrohej. I kam parë si slleshin, si i trajtonin me ushqim, dhe ku flinin. Në dhomat e tyre muri rrethohej me një shtresë sfungjeri që të mos përplasini­n kokën, për tentativë vetvrasjej­e. Po kështu një pjesë të madhe qëndronin me kokore në kokë, edhe në rastet kur hanin. Me roje, kur dilnin shkonin në banjo. Në burg ia janë bërë edhe gjyqet. Në kohën e gjyqit unë kontrolloj­a njerëzit që vinin, po të mos reagonin, edhe për t'i qëlluar, fyer. Pasi, për të dëgjuar, ndjekur gjyqin, vinin njerëz qeveritarë, persona të njohur. Sidopoqftë, kontrolli, kujdes duhej bërë, për çdo incident që mund të ndodhte.

 ?? ??
 ?? ?? Xhelal Kadisi në vitet kur shërbente në burgun 313
Xhelal Kadisi në vitet kur shërbente në burgun 313
 ?? ?? Pamje nga mjesdiset e burgjeve
Pamje nga mjesdiset e burgjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania