Panorama (Albania)

Gëzuar 16- vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!

Disa mendime dhe këshilla për të ardhmen e shtetit të ri

- HARRY BAJRAKTARI

17 shkurti është ditë feste për shqiptarët në Kosovë, por është ditë feste edhe për shqiptarët kudo ku jetojnë. Është festë për shqiptarët e Amerikës. Kjo pavarësi është një fitore e çmuar kombëtare, e cila u arrit me shumë punë dhe sakrifica, prandaj duhet ta mbrojmë me gjithçka dhe duhet ta bëjmë sa më të vlefshme. Pavarësia erdhi me një premtim për një jetë më të mirë, më të begatë e më të sigurt për popullin e Kosovës. Dhe në këto vite vendi ka bërë përparime të pabesueshm­e, por shumë punë mbetet për t’u bërë për një jetë më të mirë dhe për më shumë besim te ardhmja. Kjo kërkon angazhimin e të gjithëve. Megjithëse nuk është e lehtë, politikanë­t e vendit, në qeveri apo në opozitë duhet të bashkëpuno­jnë në ndërtimin e dy strategjiv­e kryesore, për mbrojtjen përballë Serbisë dhe për drejtimet madhore të ekonomisë. 16 vite kanë kaluar dhe Serbia ende nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Përkundraz­i, po armatoset e po kërcënon se do të kthehet me ushtri. Nuk duhet të kemi iluzione. Këto armatime të reja nuk i ka blerë vetëm për parada. Për fat të mirë, Kosova ka mbrojtjen e aleatëve perëndimor­ë me Shtetet e Bashkuara në krye. Por kjo mbrojtje duhet të shoqërohet me forcimin e kapacitete­ve mbrojtëse të Kosovës. Populli shqiptar duhet të jetë i përgatitur edhe për skenarin më të keq. Politikanë­t e të gjitha partive duhet ta kuptojnë se kërcënimi i Serbisë nuk kursen askënd. Ata duhet të bashkëpuno­jnë sidomos për hartimin e një strategjie për anëtarësim në NATO. Strategji, e cila të vlejë për çdo qeveri për vitet që vijojnë, pavarësish­t se kush është në pushtet apo në opozitë. Në planin ekonomik, duhen kërkuar zgjidhje praktike për të sjellë më shumë investime, për të hapur më shumë vende pune, por duke menduar për ekonominë e shekullit 21, sidomos në teknologji. Shumë të rinj shqiptarë kanë pasur shumë sukses në botën kompjuteri­ke dhe të teknologji­së moderne. Është një potencial i madh me të cilin duhet punuar më shumë. Kjo ka rëndësi jo vetëm për ekonominë. Sot, inteligjen­ca artificial­e po gjen zbatim në ushtri, në ekonomi, e kudo. Shembulli i Izraelit ka treguar se edhe vendet e vogla kanë mundësi të zhvillojnë sektorin e tyre të teknologji­së duke konkurruar me vendet e mëdha. Të rinjtë e Kosovës kanë talentin dhe energjinë e nevojshme, prandaj duhet investuar me ta. Pavarësia ka vlerë më të madhe kur rinia e sheh të ardhmen në Kosovë dhe jo në emigracion. Së fundi, Kosova ka nevojë të gjejë gjuhën e duhur të komunikimi­t me aleatët tanë. Kosova është vendi më proamerika­n dhe properëndi­mor në Evropë. Nuk ka arsye themelore që të mos merremi vesh, sidomos me partnerët tanë amerikanë. Amerika na ka ndihmuar që Kosova të çlirohet dhe të njihet pavarësia e saj. Ajo mund të na ndihmojë që të bëhemi një shtet më i fortë, me kapacitete të mëdha e me aftësi konkurrues­e në teknologji, ekonomi, në mbrojtjen e vendit etj.. Serbia po investon shumë që të krijojë përçarje mes Kosovës dhe aleatëve të saj në Perëndim, por ajo nuk mund të ndryshojë themelin e marrëdhëni­eve tona që bazohet në interesat dhe vlerat e përbashkët­a të lirisë dhe demokracis­ë. Prandaj, koordinimi dhe bashkëpuni­mi me aleatët ka rëndësi të madhe. Duhet kujdes që të mos ngecim në mosmarrëve­shje për konflikte të vogla e kalimtare, apo për probleme që mund të zgjidhen edhe një ditë tjetër. Duhet të jemi vizionarë dhe të mendojmë se si duhet të j etë Kosova pas 15- 20 vitesh dhe se si mund të na ndihmojnë Amerika dhe aleatët që të arrijmë këtë vizion. Në fund, Kosova nuk është e vetmuar në rajon. Shqiptarët janë bërë faktor me rëndësi. Shqipëria është pjesë e NATO- s. Maqedonia Veriore ka momentalis­ht një kryeminist­ër shqiptar, ashtu si e parti edhe Mali i Zi. Udhëheqësi­t shqiptarë në rajon duhet të gjejnë mënyra për të bashkëpunu­ar dhe hartuar strategji të përbashkët­a që të forcojnë sigurinë dhe paqen, për të kundërpesh­uar ambiciet luftënxitë­se të Serbisë, si dhe për të tërhequr biznesin e madh në rajon. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku jetojnë!

* Harry Bajraktari është themeluesi dhe i s h - b o t u e s i g a z e t ë s “I l l y r i a ” ( 1 9 9 1 - 1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropi­st shqiptaro- amerikan. Është nderuar me shumë dekorata e mirënjohje­je në SHBA, në Kosovë dhe në Shqipëri.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania