Panorama (Albania)

Porosia e fundit

- MONIKA STAFA

Historikis­ht bota është dominuar prej ëndrrave dhe projekteve për sundim global. Dikur flitej për dy kampe dhe dy lidershipë. Kishte dhe një listë të paangazhua­rish, apo dhe një “botë e tretë”, që gjithashtu paraqitej si model për njerëzimin. Sepse ambicia për lidership botëror është po aq e natyrshme sa çdo ambicie njerëzore për vendin e parë, çmimin e parë, medaljen e parë. Kur “modeli i modeleve”, ikona e demokracis­ë autentike dhe referenca e së ardhmes së botës shprehet përmes funksionar­it të vet më të lartë diplomatik se Shqipëria nuk është një mike vetëm në kohë të mirë, ky është një vlerësim që meriton të studiohet thellë. Dhe Blinken e pohoi këtë për vendin e shqiponjav­e. Për askënd tjetër. Sepse nuk janë shqiptarët zgjedhje e tyre, por Shqipëria. Në fjalimin e tij, ai nuk kishte më model. Në një botë të ndezur tashmë prej xhindeve, SHBA- të nuk janë më modeli. Më keq akoma. Sepse kjo është një botë që ka mbetur pa model. A ishte vallë ikje nga përgjegjës­ia e modelit shkurtesat në fjalimin e tij? Vetëm kur rreziqet planetare janë shumë më tepër se ato që mendojmë ndodh “largimi prej privilegji­t dhe përgjegjës­isë së modelit”. Rrallëherë ka ndodhur më parë të flitet kaq hapur për lënien mënjanë të ambicieve të protagoniz­mit. Dhe Blinken e bëri. Në jemi miq - tha ai. I katërti në radhë që pohoi duke na përkëdhelu­r sedrën se aleanca jonë shkon

Duket se Blinken e kishte takuar për një porosi që Begaj e tha si të vetën: mos cenoni partnershi­p- in me aleatët. SHBA- të të gjitha porositë e drejtpërdr­ejta për Kosovën i kanë dhënë nga Tirana: Bush, Clinton, Blinken. Ka kjo një kuptim? Është në filozofinë amerikane shprehja: qëndro besnik të të dua. Ndoshta nuk është rasti për ta cituar, por një president amerikan pat thënë njëherë për Daniel Ortegën, presidenti­n e Nikaraguas, ne e dimë se ai është një qen, por si qen është një besnik i yni

përtej dashurisë që kemi ne për njëritjetr­in. Cilës përtej? Botës mes luftërave, me siguri. Kjo ishte dhe një arsye më shumë pse Sekretari Blinken pati kohë të mbajë fjalim në ambasadë, të takojë Fullbright- istët, të vizitojë Piramidën etj., por jo më të takojë, opozitën siç bëri herën e fundit. Për të do ishte një kohë e humbur për një kockë të fortë si ai. Ardhja e Blinken pati edhe një qëllim tjetër. Paralajmër­ues gjithashtu: ju keni nevojë për mbrojtje, lufta është rrotull. Kemi hyrë apo jo, ende popujt janë të pavetëdijs­hëm por Amerika, si modeli ende i më të fortit, duhet të jetë e pranishme ushtarakis­ht. Baza e Kuçovës. Në gojën e Sekretarit të Shtetit,

asnjë emër i përveçëm nuk hyn kollaj. Hyri Kuçova, Dua Lipa, Mira dhe Edi Rama. Të gjithë janë ‘ good’, tha ai. ‘ Ours’, gjithashtu. Si shkencëtar­ja finlandeze dr. Helena Ranta që provoi shkencëris­ht e para masakrat në Kosovë. Ajo shqiptoi fjalën ‘ Recak’ duke i dhënë tonin sulmit të NATO- s mbi Serbinë. Dhe e përdori Clinton menjëherë. Sepse ai që do vend për të instaluar armë, ka besim tek ti. Të dish emrin e një vendi thuajse të panjohur edhe për vetë shqiptarët, si Kuçova dhe ta përmendësh në konferencë shtypi do të thotë se unë kam ardhur për të. Amerika don ata shqiptarë që e duan. Jo të tjerë. Kosova festoi pavarësinë, por tri ditë më parë kur Sekretari Blinken ishte në Tiranë, ajo ishte gati- gati si ‘ non grata’. Albini ta ketë fajin?! Absolutish­t po. Kokëkullë, e quajtën. Kush? Amerikanët? Nuk u shqiptua gjë, por u dëgjua po se po. Sa i takon pjesës tjetër në Kosovë, t’i thërresin mendjes, tha ai. Bush në bulevardin e Tiranës, atëkohë shqiptoi me zemër se “Time is now” për pavarësinë e Kosovës. Sot gjërat kanë ndryshuar, por nuk është se na e ka bota fajin. Për këtë arsye, Blinken tha tjetër gjë. Ai na bëri të ditur se ka dy politika e dy diplomaci për shqiptarët. Shkurt, aleati që nuk të dëgjon, nuk është më aleat. Në Kosovë qëndrojmë thjesht për interesat tona, mërmëriti ai. Nuk duhet ta heqim nga mendja se në kohën kur Rama dhe Blinken dolën në konferencë shtypi në ish-” Sheraton” ishte pritja për festën e Pavarësisë së Kosovës. Dhe aty ishte aspak një atmosferë feste. Të gjithë me celularë në dorë. Si një grup të rinjsh rreth “TikTok”- ut. Shkoi Begaj dhe mbajti një fjalim. Krejt rutinë. Por duket se Blinken e kishte takuar për një porosi që Begaj e tha si të vetën: mos cenoni partnershi­p- in me aleatët. SHBA- të të gjitha porositë e drejtpërdr­ejta për Kosovën i kanë dhënë nga Tirana: Bush, Clinton, Blinken. Ka kjo një kuptim? Është në filozofinë amerikane shprehja: qëndro besnik të të dua. Ndoshta nuk është rasti për ta cituar, por një president amerikan pat thënë njëherë për Daniel Ortegën, presidenti­n e Nikaraguas, ne e dimë se ai është një qen, por si qen është një besnik i yni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania