Panorama (Albania)

Haland shpërdoron një mal me gola, Pep: S'e qortoj dot

Trajneri: Unë shënova vetëm 11 gola në karrierën time

-

Mançester Siti është ndalur pas 11 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticio­net, teksa ka barazuar në shtëpi përballë Çelsit në Premier Ligë.

Skuadra e Pep Guardiolës ka frenuar në shifrat 11, në një ndeshje që edhe mund ta kishte humbur për mënyrën se si rrodhën ngjarjet. Çelsi gjeti golin i pari me anë të ish- it Rahim Sterling dhe më pas humbi mundësi të mira në kundërsulm për të dyfishuar shifrat. Siti u zgjua dhe filloi të kërkonte me ngulm golin teksa shpërdoroi raste të mira me De Bryjnen dhe Haland, me këtë të fundit në një nga ditët më të vështira përpara porte. Por për të zgjidhur problemet e Pep Guardiolës mendoi i zakonshmi Rodri, i cili me golin e minutës së 83- të vendosi barazinë që rezistoi deri në fund, pavarësish­t vrullit të vendasve në kërkim të fitores. Kështu, Mançester Siti mbetet në vendin e tretë në renditje pas Liverpulit dhe Arsenalit, të cilët vazhdojnë të jenë në valle për të shkurorëzu­ar kampionët në fuqi. Pep Guardiola refuzoi të fajësonte Halandin për rastet e humbura. Norvegjezi, i cili deri tani ka shënuar 16 gola në Premier Ligë theu rekordin e rasteve të shpërdorua­ra në një ndeshje të kampionati­t, ndërsa bëri 9 goditje, pati 3 raste të mëdha dhe shënoi 0 gola. Ai dukej me të vërtetë i zhgënjyer në fund të ndeshjes, madje shtyu një kamera me duar në fund të ndeshjes, ndërsa e mbylli me nervozizëm javën e vështirë që nisi me vdekjen e gjyshes në vendlindje. Por trajneri Pep Guardiola e mori në mbrojtje ndërsa tha pas ndeshjes: "Është pozitive që kemi nëntë goditje sepse do të thotë se herën tjetër ai do të shënojë. Unë kam qenë futbollist për 11 vite dhe kam shënuar 11 gola. Çfarë statistika­sh! Një gol në sezon. Unë nuk jam njeriu i duhur për t'u dhënë këshilla sulmuesve. Ne krijojmë shanset, ai pati rastet dhe herën tjetër do të shënojë. Unë nuk e fajësoj atë. Ky është futbolli, ata janë qenie njerëzore".

STARRIXH

Duke diskutuar performanc­ën e Halandit pas ndeshjes, ish- sulmuesi i Sitit dhe Çelsit, Daniel Starrixh tha për "Sky Sports": "Sigurisht, ai do të analizojë lojën e tij kur të shkojë në shtëpi dhe të thotë: ' Çfarë mund të kisha bërë më mirë?' Një lojtar i nivelit të tij, i cili del në fushë me shpresën për të shënuar gola, do të kthehet në shtëpi duke u ndier keq. Ai mund të kishte qenë personi që mund të kishte fituar ndeshjen. Por kjo është jeta e një sulmuesi. Ju keni ditë të tilla ku asgjë nuk ju shkon mirë".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania