Panorama (Albania)

21 gola në 5 ndeshje, Arteta: Jemi në formën më të mirë

-

Mikel Arteta beson se momenti është në anën e Arsenalit në garën për titull të këtij sezoni, pasi ata e çuan numrin e golave të tyre të shënuar në 21 në pesë ndeshjet e fundit. Trajneri spanjoll pa skuadrën e tij të fitonte 0- 6 në derbin me Uest Hemin fundjavën e shkuar, ndërsa arriti të një tjetër fitore në transfertë të shtunën 5- 0 kundër Bërnlejt. Martin Odegard, Bukajo Saka dy herë, Leandro Trosard dhe Kai Haverc vulosën suksesin e fundit të "topçinjve", që i ngjiti londinezët momentalis­ht në vendin e dytë, - 2 pikë nga Liverpuli. "Komunikimi me lojtarëve po rrjedh natyrshëm", tha Arteta pas fitores. "Jam shumë i kënaqur me paraqitjen. Kontributi i secilit lojtar ishte i mirë. Ne kemi këtë formë tani dhe duhet ta ruajmë atë. Për sa i përket besimit, është një moment i mirë. Ne po tregojmë një efikasitet të lartë përpara portës". Dopieta e Bukajo Sakës, me golin e parë nga penalltia, do të thotë se 22- vjeçari tani ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit dhe kjo është hera e parë që anglezi shënon në katër ndeshje radhazi. Arteta thotë se produkti i akademisë së Arsenalit po tregon pjekuri: "Ne u përpoqëm që lojtarët tanë të jenë të paparashik­ueshëm, sepse kundërshta­rët na studiojnë shumë dhe ne duhet të gjejmë mënyra për të shënuar. Bukajo ka aftësinë dhe stërvitet shumë duke qenë brenda dhe rreth zonës. Kundër Bërnlejt ai pati dy finalizime shumë të mira. Nuk e sheh një pjekuri të tillë në moshën e tij, veçanërish­t me lojtarët sulmues dhe ata të krahut. Është diçka vërtet e çuditshme, por është një cilësi që ai ka".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania