Panorama (Albania)

Salah kthehet me rekord, Liverpuli blindon kreunmjekë­sore

-

Mo Salah i është bashkuar listës së shquar të lojtarëve që kanë arritur një sukses mbresëlënë­s në Premier Ligë. Sulmuesi i Liverpulit shënoi dhe asistoi në rikthimin e tij nga lëndimi, teksa "reds"- at shpërthyen në Brentford, duke fituar 4- 1. Sulmuesi egjiptian zëvendësoi të dëmtuarin Diogo Zhota në pjesën e parë dhe asistoi Aleksis Mek Alister në pjesën e dytë, përpara se të shënonte golin e tij, duke e dërguar rezultatin në shifrat 3- 0. Duke bërë këtë, Salah u bë vetëm lojtari i katërt në historinë e Premier Ligës që shënon dhe asiston në 30 ndeshje ose më shumë. Vetëm Alan Shirer ( 31), Tieri Henri ( 32) dhe Uejn Runi ( 36) qëndrojnë përpara tij në këtë klasifikim. Salah tregoi një formë të jashtëzako­nshme duke bërë rikthimin ideal përpara finales së Kupës Karabao kundër Çelsit fundjavën e ardhshme. Megjithatë, ishte një tjetër ditë shqetësues­e për departamen­tin mjekësor të Jyrgen Klopit, të cilët do të duhet të shtojnë radhët në zyrën e infermieri­së. Kërtis Xhons dhe Diogo Zhota u zëvendësua­n në pjesën e parë. Sulmuesi portugez u largua me barelë ndërsa Xhons u pa pas ndeshjes me paterica dhe me një çizme mbrojtëse. Për t'i përkeqësua­r gjërat, Darvin Nunjez u zëvendësua në pushim, pavarësish­t se shënoi një gol të shkëlqyer, me Jyrgen Klopin që konfirmoi se ai u largua për shkak të një shqetësimi të vogël. "Janë emocione të përziera, sepse kemi humbur lojtarë dhe nuk e dimë sesa serioze është",- tha trajneri gjerman pas ndeshjes. "Nuk duket një

situatë e shkëlqyer për asnjërin prej tyre ( Xhonsin dhe Zhotën). Trent Aleksander­Arnold, Alison, Domink Sobozlai, Xhoel Matip, Tiago Alkantara, Ben Dok dhe Stefan Bajçetiç janë gjithashtu të dëmtuar, duke i shkaktuar dhimbje të tjera koke

Klopit. Por ai është i lumtur që i është rikthyer Salah, pas tërheqjes muskulore që pësoi në Kupën e Afrikës në janar. Në finalen e Kupës Karabao kundër Çelsit në 25 shkurt, Liverpuli do të ketë një armë më shumë këtë sezon: blutë janë të paralajmër­uar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania