Panorama (Albania)

Manaj është "snajper" Uzuni kap Viniciusin

Myrto shpëton Granadën, gol dhe festë si shqiponjë

-

Sulmuesit shqiptarë, Myrto Uzuni dhe Rei Manaj kanë qenë protagonis­të në ndeshjet e tyre gjatë fundjavës.

I pari realizoi një gol të bukur për të shmangur humbjen e Granadës, ndërsa i dyti vazhdon të kalojë një formë të jashtëzako­nshme në Turqi duke gjetur rrjetën nga goditja e dënimit.

"Snajperi" Manaj - Ai ka pasur fatin që në karrierën e tij të debutojë me Interin, por edhe të stërvitet me Lionel Mesin për një kohë të gjatë te Barcelona. U aktivizua me ekipin B, por për çështje detajesh nuk luajti dot me ekipin kryesor të katalanasv­e: Itali, Spanjë dhe Angli. Sot luan në kampionati­n turk, por ndoshta ky është momenti më i artë në karrierën e Rei Manajt. Në kuptimin e protagoniz­mit dhe golave, me të cilët po nderon skuadrën e Sivasporit në elitën e futbollit turk. Këtë fundjavë realizoi një tjetër supergol nga goditja e dënimit në sfidën ndaj Hatajspori­t, i dyti radhazi nga jashtë zone. Tashmë është shndërruar në një "snajperist" sepse po rezulton vendimtar me goditjet e dënimit. Një javë më parë realizoi ndaj Rezisporit. Atëherë përdori teknikën dhe forcën, ndërsa ditën e shtunë me një predhë të vërtetë theu portierin kundërshta­r. Nga Turqia raportojnë se goditja e tij ka qenë 139 kilometra në orë. Ky ishte goli i 13- të sezonal për Manajn, dhe i 17ti në total duke llogaritur edhe ata në Kupën e Turqisë. Në kampionat renditet shumë afër sulmuesve kryesorë si, Ikardi dhe Xheko. Me formën që po kalon, Manaj është i pozicionua­r mirë si një nga kandidatët për të qenë në kampionati­n Europian. Nëse vazhdon në këtë formë, sigurisht që Silvinjo do ta ketë në konsiderat­ë, edhe pse gjatë kohëve të fundit nuk është grumbullua­r për shkak të dëmtimeve dhe faktit që nuk po luante. Me shumë mundësi, ai do të ketë një provë të vërtetë në ndeshjet miqësore që Kombëtarja do të luajë kundër Kilit dhe Suedisë në muajin mars. Por pavarësish­t gjithçkaje që do të ndodhë, Rei Manaj është lojtari shqiptar i momentit.

Shënon Uzuni- Myrto Uzuni rikthehet te goli. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në duelin e javës së 25- të në kampionati­n spanjoll në duelin vendimtar kundër

Almerias. Në një sfidë që Granada duhet ta fitonte patjetër, sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha një kontribut të madh, por pa arritur dot që t'i jepte ekipit pikët e plota. Megjithatë, për

Uzunin ky ishte goli i shtatë në kampionati­n spanjoll. Beratasi luante si sulmues qendre në këtë ndeshje dhe u shkëput mes dy lojtarëve për të realizuar një gol të bukur. Ishte goli i barazimit, që mbeti në fuqi deri në fundin e sfidës. Uzuni barazoi në këtë mënyrë lojtarët e rëndësishë­m të La Ligas si Vinicius apo Ferran Torres, të cilët kanë shënuar nga 7 gola në këtë sezon.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania