Panorama (Albania)

Kosova, Foda e nis me premtime për kualifikim

-

Franko Foda është trajneri i ri i përfaqësue­ses së Kosovës, me teknikun gjerman që u prezantua në krye të "Dardanëve", duke firmosur dhe një kontratë 2vjeçare. 57- vjeçari u shpreh i lumtur për këtë aventurë të re në krye të Kosovës dhe se objektivat janë një kualifikim historik në një kompeticio­n madhor. "Është ditë speciale për njerëzit këtu në Kosovë, edhe për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Po shikoj përpara për sfidën e re dhe jam optimist se do të jemi të suksesshëm bashkërish­t. Jam i bindur se bashkë me njerëzit, bashkë me Federatën do t'ia dalë. Qëllimi im është të hyj sa më shpejt në rrjedhje të ekipit. Po përgatitem­i për ndeshjet e marsit. Pas këtyre ndeshjeve, do të kërkojmë kundërshta­r më të përshtatsh­ëm. E kam parë stadiumin, objektin e Federatës dhe e kam pasur shumë të lehtë të vendos për Kosovën. Skuadra më duket shumë interesant­e, shumë atraktive dhe me pak detaje që do t'i ndërrojmë, do të kemi sukses. Njoh disa lojtarë që luajnë në kampionati­n gjerman. Njoh Rrahmanin, Muriqin, Rashicën, Paqaradan. Kam parë disa ndeshje të Kosovës, kam vërejtur që luajnë me variante të ndryshme dhe do të përgatitem maksimalis­ht. Gjëja e parë që dua është të krijoj një raport me lojtarët dhe më pas do të vazhdojmë. Zhegrova? Nuk jam njeri që e shoh të kaluarën. Shoh të tashmen. Zhegrova është lojtar shumë i mirë dhe do të kaloj shumë mirë me të. Kushdo që është i gatshëm të japë 100 për qind për Përfaqësue­sen, është i mirëseardh­ur. Kushdo që performon mirë ka vend te Kosova", ishin fjalët e Fodës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania