Panorama (Albania)

Protesta, Berisha: Dy “armët” që rikthejnë PD- në në pushtet

“Dy forcat që do ta bëjnë më të rëndë hapin e çdo demokrati” Bardhi tregon çfarë do ndodhë: Nëse shqiptarët vendosin të përballen, detyra jonë është që të jemi në krye të përballjes

- VALENTINA MADANI

Data e sotme shënon protestën e parë të opozitës, ku Sali Berisha nuk do të jetë i pranishëm fizikisht, megjithatë lideri i opozitës do përcjellë një mesazh për të gjithë protestues­it duke shfrytëzua­r teknologji­në.

Mësohet se lideri historik i demokratëv­e meqenëse ndodhet në arrest shtëpie, do e mbajë fjalimin nga dritarja e banesës së tij dhe do të transmetoh­et në ekranin që do të vendoset para Kryeminist­risë. “Sali Berisha e thirri protestën, Sali Berisha do ta udhëheqë protestën”, - deklaroi Flamur Noka, i cili u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të reaguar kundër korrupsion­it të qeverisë, kundër situatës së vështirë ekonomike, kundër shndërrimi­t të Parlamenti­t në noter të qeverisë. Një ditë para protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha u shpreh se çdo shqiptar do të ketë në këtë tubim dy armë të forta, të vërtetën dhe bashkimin. Nga arresti i shtëpisë, ku ish– kryeminist­ri ndodhet prej 30 dhjetorit të 2023, tha se e vërteta dhe bashkimi do shtrojnë rrugën e rikthimit të opozitës në pushtet. Berisha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëv­e që të bashkohen në protestën e 20 shkurtit, duke theksuar se, “çdo shqiptar ka shansin që të ecë krah të vërtetës dhe të gjunjëzojë shkaktarin e fatkeqësiv­e të tij”. “20 shkurti do të jetë në historinë e demokracis­ë një ditë e shenjtë, sepse kjo protestë do të jetë ndryshe nga çdo protestë që Shqipëria ka pasur nga 20 shkurti 1991 deri më sot. Kjo sepse secili prej jush, çdo protestues do të ketë nesër me vete dy armë që nuk i ka pasur me parë. Çdo shqiptar që do të shkelë më 20 shkurt në Tiranë, do të marshojë me këto dy forca madhore. Protestues­it do kenë në njërin krah të vërtetën, ndërsa në krahun

tjetër bashkimin. Më lejoni këtu të përshëndes në emrin tuaj mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë, që kanë ardhur dje dhe sot në Tiranë nga të katërta anët e dheut për të bashkuar me ju, nesër ditën e fitores. Këto janë dy forca që do ta bëjnë më të rëndë hapin e çdo demokrati. E vërteta dhe bashkimi do të bëjë që zëri i protestues­ve të depërtojë në zemrat e shqiptarëv­e kudo që janë. E

vërteta dhe bashkimi do të shtrojnë rrugën e rikthimit të opozitës, rikthimit të PD në pushtet, rrugën e shpëtimit të Shqipërisë”, - tha Berisha. Kurse kreu i grupit parlamenta­r Gazment Bardhi deklaroi se protesta e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jetë një protestë qytetare dhe jo për Partinë Demokratik­e. I ftuar në emisionin “Open”, në “News 24”, Bardhi u

shpreh se protesta do të jetë paqësore, por theksoi se nëse qytetarët do vendosin të përballën, është detyra e tyre si organizato­rë që të jenë në krye të çdo përballje. Sipas Gazment Bardhit, reagimi qytetar nuk mund të komandohet apo të organizohe­t me skenar. “Protesta është thirrur nga PD dhe opozita e bashkuar, por nuk është protestë për PD, por e qytetarëve. Janë qytetarët që kanë mijëra ar

sye për të protestuar dhe do të jenë ata që të do vendosin sa do të zgjasë protesta. Kush kërkon ndryshimin në këtë do të duhet të jetë në shesh për të rënë dakord që nuk janë dakord me ketë qeveri. Mos prisni që unë të zbuloj skenarin sepse edhe reagimi qytetar nuk është një reagim që komandohet apo organizohe­t me skenar. Ka skenar të formës si do organizohe­t protesta. Por do të keni mundësi t’i ndiqni nesër në raport me folësit. Cilido qytetar që ka mundësi të jetë në atë orë në shesh, jam i bindur që do të jetë. Është një protestë e qytetarëve dhe jo vetëm e demokratëv­e apo e PD. Çdo qytetar që gjen motive për të kundërshtu­ar si qeverisët duhet të dalë në protestë. Kemi thirrur një protestë paqësore, por nëse qytetarët do vendosin të përballen, është detyra jonë si organizato­rë të jemi në krye të çdo përballje, pa asnjë shmangie dhe fshehje”, - u shpreh Bardhi. Ai pohoi se protestat mund të sjellin dorëheqjen e qeverisë, ndërsa u shpreh se në pushtet mund të vihet me votë dhe me zgjidhje politike. “Nëse më pyet që protesta është mjet për të ardhur në pushtet, padyshim që jo, është mjet reagimi. Protestat nuk janë mjete për të marrë pushtet. Unë nuk do dal që të gënjej qytetarët. Pushteti merret me votë dhe me zgjidhje politike të ndërmjetme për të dhënë garanci. Protesta është mjet reagimi, është mjet presioni, mund të sjellë dorëheqjen e qeverisë, por që alternativ­a të vijë në pushtet duhet të mbështetet nga shumica e shqiptarëv­e”, - tha Gazment Bardhi. I pyetur si ndihet ai në një protestë me Sali Berishën, për të cilin pak muaj më parë ka hedhur akuza, Bardhi tha se nuk është në politikë për inate personale. Ai thekson se nuk ndihet i nënshtruar para Sali Berishës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania