Panorama (Albania)

Grupi i PS, Çuçi: Marrëveshj­a Rama- Meloni dhe ‘ Amnistia’ votohen të enjten në Kuvend

-

Dy janë projektlig­jet që të enjten e Parlamenti­t socialistë­t duan të votojnë, marrëveshj­en Rama- Meloni për emigrantët dhe ‘ Amnistinë penale’. Për të parin, pengesa nuk janë votat pasi shumica socialiste i ka 71 të nevojshmet por Gjykata Kushtetues­e. Deri të mërkurën ajo do të duhet të nxitojë në zbardhjen e vendimit që i tha ‘ Po’- në kushtetues­e protokolli­t të nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e përkohshëm të refugjatëv­e që mbërrijnë në brigjet e fqinjit. Para se të shkojë Parlament për ‘ Amnistinë penale’, shumica socialiste do të duhet të gjejë votat. Ajo nuk i ka e vetme 84, kështu që në ndihmë mund t’i vijë Partia Demokratik­e e Lulzim

Bashës, pasi ajo e dyshes Gazmend Bardhi dhe Sali Berisha është në bojkot. “Projektlig­jin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshme për miratim”, - tha kryetari i grupit parlamenta­r, Bledi Çuçi. Deri më tani propozimev­e të një pjese të opozitës i është thënë po nga socialistë­t. Ata pranuan në parim që të falen personat e arrestuar gjatë protestave të organizuar­a nga Partia

Demokratik­e kur Lulzim Basha dhe Sali Berisha ishin bashkë. Në parim edhe për dy ndryshimet e kërkuara nga demokratët Ferdinand Xhaferaj dhe Ervin Salianji për të përfshirë të dënuarit deri me 2 vite burg në shkallë të parë ose çdo lloj dënimi tjetër që është më i butë PS nuk është kundër. Miratimi i tyre do të varet nga vendimi i Ministrisë së Drejtësisë nëse është ose jo e mundur ligjërisht. Nëse PS bashkon votat me PD- në zyrtare përfitues do të jenë mbi 900 persona, ku 350 prej tyre janë ata që dolën dhe protestuan kundër Edi Ramës dhe kur demokratët nuk ishin përçarë mes tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania