Panorama (Albania)

Akuzat e Ahmetajt, PD kallëzon Ramën dhe Veliajn në SPAK

-

Partia Demokratik­e depozitoi dje një kërkesë në SPAK, ku kërkon nisjen e hetimeve ndaj kryeminist­rit, Edi Rama dhe kryebashki­akut, Erion Veliaj, lidhur me aferën korruptive të incenerato­rëve. Kërkesa bazohet në atë që ish- numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar. Kërkesa është depozituar nga Enkelejd Alibeaj, i cili akuzon Ramën dhe Veliajn si të përfshirë në korrupsion. Përmes një interviste televizive, ndonëse në arrati, Ahmetaj iu referua Ramës dhe Veliajt si “kokat” e aferës së incenerato­rëve, duke thënë se janë ata, pronarët ‘ de- facto’. Po ashtu, Ahmetaj ka pretenduar se është kërcënuar për të “kyçur gojën” ndaj të vërtetave që ai pretendon se di rreth kësaj afere, ku sipas tij implikohen dy të paditurit nga PD. “Jam kërcënuar tri herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu, dy herë drejtpërsë­drejti. Kur kërcënimi arriti te gruaja që mbante fëmijën tim, nuk e lashë më të më ikte me demek si trim i madh. Hera e fundit ka qenë te rrethi te liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë të frymëzuara politikish­t, se të thotë kryeminist­rit të vejë në të sëmës ose të thotë se po të isha prokuror të isha me keq, kush do më kërcënojë mua”, - u shpreh Arben Ahmetaj. PD ka kërkuar vazhdimish­t hetimin e kryesocial­istit lidhur me aferën e incenerato­rëve, duke theksuar se ai dhe kryebashki­aku i Tiranës janë përgjegjës për këtë aferë. Po ashtu, opozita ka kërkuar që institucio­net e drejtësisë në vend të marrin në mbrojtje Ahmetajn, në mënyrë që ky i fundit të ndihmojë në zbardhjen e kësaj çështjeje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania