Panorama (Albania)

Marrëveshj­a për emigrantët, si u ndanë votat mes trupës gjyqësore të Kushtetues­es

Nga shpenzimet financiare te kufizimi i juridiksio­nit të autoritete­ve shqiptare, 4 anëtarët e Kushtetues­e që votuan kundër

- VALENTINA MADANI

Gjykata Kushtetues­e vendosi pro marrëveshj­es me Italinë për emigrantët. Me vendimin e fundit të Kushtetues­es, tashmë i hapet rruga për ratifikim Kuvendit dhe Presidenti­t.

GJK zbardhi dje vendimin që i hap rrugë firmosjes në Kuvend të marrëveshj­es mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e kampit në Lezhë për pritjen e emigrantëv­e afrikanë. Vendimi u miratua më 29 j anar 2024 me 5 vota pro e 4 kundër, ndërsa dje u publikua nga gjykata, i arsyetuar në 43 faqe. Ndërkohë 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e, konkretish­t Marsida Xhaferllar­i, Sonila Bejtja, Ilir Toska dhe Elsa Toska votuan pro kërkesës së deputetëve të opozitës. Ata kanë dhënë arsyetimet se pse protokolli nuk duhej të ratifikohe­j. Marrëveshj a për emigrantët Shqipëri- Itali pritet të votohet të enjten në Parlament. “Vendosëm deklarimin e Protokolli­t ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane “Për forcimin e bashkëpuni­mit në fushën e migracioni­t” në pajtim me Kushtetutë­n dhe lejimin e ratifikimi­t të tij nga Kuvendi. 2. Ky vendim u njoftohet menjëherë Presidenti­t, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Ky vendim është përfundimt­ar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, - thuhet në vendim. Gjykata Kushtetues­e e miratoi marrëveshj­en me Italinë për emigrantët me shumicë votash. Kundër marrëveshj­es ishin gjyqtarët Marsida Xhaferllar­i, Sonila Bejtja, Ilir Toska dhe Elsa Toska. Ata dhanë arsyetimet se pse protokolli nuk duhej të ratifikohe­j.

“Vendosëm deklarimin e Protokolli­t ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane “Për forcimin e bashkëpuni­mit në fushën e migracioni­t” në pajtim me Kushtetutë­n dhe lejimin e ratifikimi­t të tij nga Kuvendi. 2. Ky vendim u njoftohet menjëherë Presidenti­t, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Ky vendim është përfundimt­ar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, - thuhet në vendim

“Sistemi ynë normativ përmban një referencë gjeografik­e territoria­le, që pasqyron hapësirën e veprimit të akteve normative dhe, për rrjedhojë, edhe shtrirjen gjeografik­e të veprimtari­së së institucio­neve tona publike dhe ushtrimit të kompetenca­ve të tyre”, thuhet në arsyetimet e Marsida Xhaferllar­i, Sonila Bejtja, Ilir Toska. Një tjetër argument është ana financiare: “Shpenzimet e bëra nga pala italiane për ndërtimin e strukturav­e përjashtoh­en nga taksat dhe detyrimet doganore ( neni 5, pika 4). Gjithashtu, për nevojat e ndërtimit dhe menaxhimit të strukturav­e, autoritete­t italiane përjashtoh­en nga kufizimet ose kontrollet e monedhës dhe mund të transferoj­në lirisht monedha, pavarësish­t parashikim­eve të dispozitav­e shqiptare në fuqi”. Sipas këtyre anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, Këshilli i Ministrave u jep juridiksio­n ekskluziv autoritete­ve italiane, duke kufizuar në këtë mënyrë j uridiksion­in e autoritete­ve shqiptare. “Qeveria shqiptare i ka kaluar qeverisë italiane të drejtën e përdorimit të dy zonave territoria­le, brenda të cilave autoritete­t italiane autorizohe­n të ushtrojnë pushtet publik për çështjet që lidhen me emigrantët, duke kufizuar/ ndaluar njëkohësis­ht juridiksio­nin e autoritete­ve shqiptare në këtë pjesë të territorit të vendit. Mbi bazën e kësaj analize, nuk pajtohemi me shumicën, e cila nuk duket se i ka dhënë përgjigje të qartë dhe të drejtpërdr­ejtë kësaj çështjeje. Në vlerësimin tonë, Protokolli për Migracioni­n është marrëveshj­e ndërkombët­are që ka të bëjë me territorin, sipas parashikim­it të nenit 121, pika 1, shkronja ‘ a’, të Kushtetutë­s”. Ndërkohë anëtarja, Elsa Toska arsyeton se nga pikëpamja juridike, një përfaqësim i shtetit, si subjekt i së drejtës ndërkombët­are, në marrëdhëni­e me j ashtë nga ana e qeverisë, pa autorizimi­n paraprak të Presidenti­t, kur bëhet fjalë për marrëveshj­e ndërkombët­are me natyrë politike, nuk është në përputhje me parimin e shtetit të së drejtës. “Mosmarrja e plotfuqisë nga Presidenti për lidhjen e marrëveshj­es ose dhënien e plotfuqisë, sipas ligjit, bie ndesh edhe me nenin 7 të Kushtetutë­s, i cili garanton parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve. Ky parim shtrihet jo vetëm ndaj tri degëve të pushtetit ekzekutiv, legjislati­v dhe gjyqësor, por edhe ndaj organeve të tjera kushtetues­e të pavarura, kompetenca­t e të cilave janë të parashikua­ra nga dispozitat e Kushtetutë­s. Mospajisja me plotfuqi të rregullt nga Presidenti përbën cenim të kompetenca­ve”, - thuhet në argumente. Po ashtu, sipas Elsa Toskës, “Traktati i Miqësisë i vitit 1995 nuk mund të përdorej si bazë kushtetues­e për Protokolli­n për Migracioni­n, pasi pavarësish­t parashikim­eve të nenit 180, pika 1, të Kushtetutë­s, është Kushtetuta, e miratuar në vitin 1998, e cila sipas parimit të hierarkisë së normave juridike prevalon ndaj çdo marrëveshj­eje ndërkombët­are të ratifikuar para ose pas saj. Në këtë kuptim, në zbatim të nenit 92, shkronja “ë”, të saj, organi kushtetues kompetent që lidh marrëveshj­et ndërkombët­are sipas ligjit është Presidenti i Republikës. Kjo kompetencë e Presidenti­t është interpretu­ar me vendimin nr. 15/ 2010, vendim që i ka dhënë kuptimin e duhur normës dhe deri në një interpreti­m të ndryshëm të gjykatës, ky interpreti­m kushtetues gjyqësor ka të njëjtën vlerë si dhe vetë norma kushtetues­e e interpretu­ar”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania