Panorama (Albania)

Kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e takon kreun në detyre të Prezencës së OSBE

-

Zonja Holta Zaçaj, kryetare e Gjykatës Kushtetues­e, priti dje në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, kreun në detyrë të Prezencës së OSBE- së në Shqipëri, znj. Clarisse Pasztory, e cila shoqërohej në këtë takim nga z. Cailean Maclean, Shefi i Zyrës Ligjore dhe znj. Luljeta Krasniqi, Këshilltar­e Ligjore Vendase. Gjatë takimit, kryetarja Zaçaj përfitoi nga rasti për ta falënderua­r edhe një herë përzemërsi­sht znj. Pasztory për bashkëpuni­min e frytshëm dhe intensiv të Gjykatës Kushtetues­e me zyrën e Prezencës së OSBE- së në Shqipëri, si një prej partnerëve mbështetës më kryesorë dhe të rëndësishë­m të këtij institucio­ni. Një prej arritjeve/ produkteve më të fundit dhe të suksesshme të këtij bashkëpuni­mi është edhe hartimi i Udhërrëfye­sit ( Guidës) për Jurisprude­ncën e Gjykatës Kushtetues­e, një dokument që synon të rrisë transparen­cën dhe aksesueshm­ërinë në drejtësinë kushtetues­e, si dhe konsistenc­ën jurisprude­nciale në vendimmarr­jet gjyqësore të Gjykatës Kushtetues­e, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri. Nga të dyja palët u evidentua me shumë kënaqësi organizimi i veprimtari­së për prezantimi­n e këtij Udhërrëfye­si në datën 21 shkurt 2024, pasi ky dokument do t’i shërbejë jo vetëm Gjykatës Kushtetues­e por edhe avokatëve, praktikant­ëve të së drejtës dhe studiuesve të ligjit për të njohur dhe referuar në mënyrë efektive jurisprude­ncën e kësaj gjykate. Nga ana e saj, znj. Pasztory shprehu angazhimin për vazhdimësi­në e këtij bashkëpuni­mi dhe gatishmëri­në e kontributi­t të saj për një mbështetje edhe më gjithëpërf­shirëse për Gjykatën Kushtetues­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania