Panorama (Albania)

Shembja e Korçë- Ersekë në SPAK, si u fry kostoja nga 1 në 5 milionë euro/ km

Inxhinieri kallëzon Ballukun, Vjerdhon dhe administra­torin e “A. N. K” sh. p. k., për shkelje teknike dhe procedura të tenderit

- TIRANË

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për shembjen e aksit rrugor Korçë- Ersekë. Sipas inxhiniert­i gjeodet, Romeo Nazarko, SPAK po heton për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Në një intervistë për “News24”, ai ka deklaruar se kallëzuar penalisht 3 vite më parë ministren e Infrastruk­turës, Belinda Balluku, drejtorin e ARRSH- së dhe kompaninë që ndërtonte rrugën Korçë- Ersekë.

Inxhinieri Nazarko pretendoi në kallëzim se është ndryshuar gjurma e rrugës, është fryrë kostoja nga 1 milion euro ne 5 milionë euro kilometri, si dhe ka ndikuar në shpopullim­in e zonës.

“Në atë kohë kam kallëzuar drejtorin e Përgjithsh­ëm ARRSH- së Ergys Vjerdho, ministren e linjës Balluku dhe administra­torin e kompanisë ‘ A. N. K’ sh. p. k., për shkelje teknike dhe

procedura të tenderit”, tha inxhinieri, duke shtuar se “jam kontaktuar nga prokurorët. Iu kam

dhënë informacio­n të detajuar dhe teknik se për fatin e mirë unë jam ekspert i kësaj fushe, duke i orientuar drejt dhe saktë ne prova konkrete. Sipas dy shkresave të SPAK kam dijeni që dosja është në fazë hetimi për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera”.

BALLUKU PREMTOI RRUGËN

“Synojmë të përfundojë në qershor 2023”, kështu premtonte në shkurtin e 2023- shit ministrja e Infrastruk­turës Belinda Balluku, sipas së cilës, aksi nacional KorçëErsek­ë do të ishte gati në qershor, por edhe pse qershori ka muaj që ka kaluar rruga jo vetëm nuk u përurua, por mbetet shumë e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve. Ata nuk mund ta përdorin aksin rrugor pas shembjes që pësoi në lotin e dytë. Aktualisht, rruga është e pakalueshm­e për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitje­ve masive.

 ?? ?? Pjesa e shembur në rrugën Korçë- Ersekë
Pjesa e shembur në rrugën Korçë- Ersekë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania