Panorama (Albania)

Koncesioni për “Butrintin”, qeveria përplaset me studiuesit Auron Tare: UNESCO e hodhi poshtë, çfarë masash do të merr en?

-

Dhënia me koncesion e Parkut të Butritit ose siç preferohet të cilësohet nga qeveria si “menaxhim i ri” i tij e ka vënë përballë këtë të fundit me ekspertët e fushës që janë katërcipër­isht kundër. Përpara se të bëhet fakt i kryer, ata ngrenë disa pikëpyetje që kanë të bëjnë me raportin e UNESCO- s dhe nëse do të ndërmerren masa për ata që e fshehën raportin prej kohësh. Aktualisht, çështja e menaxhimit të Parkut të Butrintit është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetues­e, e cila në një gjest të pazakontë, ditë më parë, bëri një ndryshim të procedurav­e të saj, duke i kërkuar qeverisë raportin e UNESCO- s.

MINISTRI

Pas më shumë se një javë pas publikimit të raportit të UNCESCO- s mbi parkun kombëtar të Butrintit, ka ardhur reagimi i ministrit të Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhe, i cili thotë se do të ketë në vëmendje maksimale mirëadmini­strimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të kësaj pasurie. “Në cilësinë e ministrit përgjegjës për trashëgimi­në kulturore dhe njëkohësis­ht si kryetar i Bordit Drejtues të Fondacioni­t për Menaxhimin e Butrintit ( për shkak të funksionit), siguroj opinionin publik për angazhimin dhe vëmendjen maksimale për mirëadmini­strimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të pasurisë kulturore universale të Parkut Kombëtar të Butrintit, në zbatim të plotë të standardev­e ndërkombët­are dhe të kuadrit ligjor shqiptar në fuqi. Unë dhe ekipi vlerësojmë gjithashtu rolin e AADF në bashkëpuni­min e shkëlqyer për arritjen e parakushte­ve optimale në mbështetje­n e BMF për investimin e çmuar në përthithje­n e ekspertizë­s më të mirë bashkëkoho­re, teknike e profesiona­le, të denjë për rëndësinë e pasurisë botërore në fjalë, dhe të domosdoshm­e për suksesin e kësaj ndërmarrje­je të jashtëzako­nshme ku shteti shqiptar është lider, në të mirën e interesit publik dhe ku kryefjala do të jetë transparen­ca dhe gjithëpërf­shirja”. UNESCO rekomandon që Ministria e Kulturës të ketë autoritet mbi të gjithë këtë pasuri botërore, duke theksuar se vetëm themelimi i Fondacioni­t nuk mund të përmbushë rekomandim­et për menaxhimin e integruar të këtij parku.

STUDIUESI

Në një replikë në distancë, eksperti i kulturës, Auron Tare, ka zgjedhur t’i përgjigjet mninistrit në reagimin e tij në rrjete sociale përmes të cilit kërkon që zëri i tij të dëgjohet duke mos përtuar ta cilësojë marrëveshj­en për Butrintin “poshtëuese”. “I nderuar z. Ministër, e para keni detyrimin ligjor dhe moral për të sqaruar opinionin publik per raportin e

Unesco/ Icomos. Çfarë përmban dhe përse u fsheh nga Institucio­ni i Trashëgimi­së Kombëtare. Çfarë masash do merren për ata që fshehën këtë raport? E dyta, z. Ministër, cila është ekspertiza më e mirë botërore që AADF paska thithur? Kur Unesco/ Icomos të ka hedhur poshtë cilësinë e përthithur. E treta, mblidh ekspertët shqiptarë për të folur me ta dhe për të dëgjuar procesin ashtu si dikur kur ishe në Ministrinë e Kulturës. E katërta, hidh poshtë Marrëveshj­en me AADF për transferim­in e Butrintit si një Marrëveshj­e poshtërues­e për punën e të gjithë atyre që kanë kontribuar në Butrint, por edhe si një e drejtë sovrane e një vendi, i cili nuk jep apo shet pasurinë e saj kulturore për grupe me interesa te dyshimta. Ti e di mirë që Parku nuk u krijua nga nga shqiptarët që e donin këtë vend ku një ndër ta ishe edhe ti”.

Sakaq, në një intervistë për “News 24”, Tare vë në dukje arsyen e mbajtjes së fshehtë, sipas tij, për faktin se ishte kritik dhe se dhënia e tij me koncesion mund të bëhet precedentë për dhënien në administri­m edhe të Pompeit dhe Akropolit. “Raporti i UNESCO- s është dorëzuar te Ministria e Kulturës, e cila ka refuzuar ta sjellë në GJK, duke deklaruar se nuk ekziston. U detyrua drejtori i UNESCO- s që të bëjë me dije se raporti është dorëzuar, por pala shqiptare ka kërkuar që një gjë e tillë të mos bëhet publike. Kjo tregon që raporti është kritik. I dyti raport që kritikon punën e ADF- së.

Mënyra se si është konceptuar administri­mi i Butrintit nuk është në përputhje me konventat sipas raportit. U është hapur rrugë ndërtimeve. Në emër të transparen­cës duhet ditur pse raporti është mbajtur i fshehtë gjatë kësaj kohe. Ajo që po ndodh në Butrint hap një procedent për një qendër të pasurisë botërore. Atëherë i bie që Pompei dhe Akropoli t’u jepen privatëve pastaj”, sqaron Tare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania