Panorama (Albania)

Zonat e mbrojtura, BE letër Kuvendit: Të rihapet procesi i konsultime­ve me transparen­cë

Gonzato: “BE pret nga Shqipëria t’i përshtasë politikat e veta mbi mjedisin me orientimet dhe direktivat e legjislaci­onit europian”

-

Kreu i Delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, i kërkon Kuvendit që të rihapë konsultimi­n publik dhe të bëjë transparen­cë për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, pas draftit të ri të dorëzuar nga qeveria që lejon investimet strategjik­e brenda tyre.

Kreu i delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka shprehur shqetësimi­n për propozimet e qeverisë për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura me qëllim lejimin e investimev­e strategjik­e brenda tyre, përmes një letre të derguar në adresë të kreut të komisionit parlamenta­r për Veprimtari­në Prodhuese dhe Mjedisin, Arben Pëllumbi, një kopje e së cilës është parë nga BIRN. Sipas letrës së firmosur nga Gonzato, Bashkimi Europian pret nga Shqipëria – një vend në proces negocimi për anëtarësim­in – që t’i përshtasë politikat e veta mbi mjedisin me orientimet dhe direktivat e legjislaci­onit europian. Duke iu referuar propozimev­e të qeverisë për lejimin e investimev­e strategjik­e dhe aktivitete­ve të tjera brenda Zonave të Mbrojtura, ambasadori i BE- së rikujton qëndrimin e progresrap­ortit të vitit 2023 për ligjin kontravers për investimet strategjik­e. “Legjislaci­oni për investimet strategjik­e ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversi­tetit, pasi mund të lejojë investime të mëdha turistike dhe industrial­e në zonat e mbrojtura”, citohet raporti në letër, duke shtuar se “për më shumë qeveria propozon të lejojë ndërtimin e një numri veprash infrastruk­turore mbi vaditjen ( kullimin) dhe mbrojtjen nga përmbytja në zonat e mbrojtura”. Në këtë kontekst, ambasadori i BE- së në Tiranë kërkon që komisioni të bëjë një ekzaminim të kujdesshëm të këtyre propozimev­e dhe të rihapë procesin e konsultimi­t me aktorët e interesuar dhe organizata­t mjedisore në vend. “… Duke pasur parasysh implikimet e rëndësishm­e të mundshme të propozimev­e të bëra nga qeveria, unë besoj se një ekzaminim i kujdesshëm duhet garantuar përpara se komisioni të vazhdojë më tej, duke përfshirë kriteret për autorizimi­n e

ndërtimeve dhe aktivitete­ve në zonat e mbrojtura, si dhe masat mbrojtëse, p. sh., vlerësimet e ndikimit në mjedis”, sugjeron ambasadori Gonzato. Po ashtu, ai i rekomandon Pëllumbit që Komisioni Parlamenta­r të rihapë procesin e konsultime­ve “në mënyrë transparen­te dhe gjithëpërf­shirëse” për propozimet e reja të ardhura nga qeveria. Përpjekjet e qeverisë dhe të deputetëve socialistë për të modifikuar ligjin e Zonave të Mbrojtura kanë shqetësuar jo vetëm Bashkimin Europian, por edhe organizata të tjera ndërkombët­are, pjesë e projektit “Eu4nature”, të tilla si Agjencia Suedeze për Zhvillim, UNDP apo Bashkëpuni­mi ItalianAIC­S. Këto shqetësime i janë bërë të njohura edhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në një takim të mbajtur në fillim të shkurtit. Propozimet fillestare për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura u bënë nga një grup deputetësh socialistë, por drafti i tyre u anashkalua pasi Këshilli i Ministrave i dërgoi Kuvendit një propozim të ri me emërtimin “dhënie mendimi”. Organizata­t e shoqërisë civile e kundërshtu­an fort projektlig­jin e deputetëve gjatë seancave dëgjimore, por ato kërkuan që të ketë seanca të tjera dëgjimore për draftin e dorëzuar nga qeveria, duke i parë propozimet e reja si më të rrezikshme për shkatërrim­in e Zonave të Mbrojtura. I pyetur nga BIRN nëse do të pranonin kërkesën e BE- së për hapjen e konsultime­ve publike mbi draftin e qeverisë, kreu i Komisionit, Arben Pëllumbi, u përgjigj: “Komisioni jonë i ka kryer të gjitha dëgjesat e kërkuara dhe ka adresuar shumicën e shqetësime­ve të shoqërisë civile”. Projektlig­ji u votua me urgjencë të hënën në komisionet e përhershme parlamenta­re dhe shkon të enjten në seancë plenare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania