Panorama (Albania)

Vranë 6 efektivë të Gardës, bie dënimi për grupimin e “Masakrës së Cërrikut”

Vrasja e 6 gardistëve dhe plagosja e 16 personave të tjerë më 23 maj të vitit 1997 në Cërrik do të kthehet në Gjykatën e Elbasanit

- TIRANË

Një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vitin 1997 do të kthehet për gjykim në një gjykatë të shkallës së parë. Bëhet fjalë për “Masakrën e Cërrikut”, ku u vranë dhe dogjën 6 gardistë dhe u plagosën 16 persona të tjerë.

E konsiderua­r si një prej akteve më të tmerrshme të asaj kohe të çmendur, autorët e asaj masakre kanë tentuar jo pak herë të përballen me drejtësinë. Së fundmi, Gjykata e Lartë ka vendosur që ta rikthejë çështjen për gjykim në Gjykatën e Elbasanit, si pjesë e juridiksio­nit të saj.

VENDIMI

Siç bëhet me dije një vendimi i marrë në 23 janar të këtij viti nga Gjykata e Lartë, është vendosur të kthehet për rigjykim një nga ngjarjet më të bujshme të viteve 1997, ndodhur në qytetin e Cërrikut ku mbetën të vrarë 6 efektivë të Gardës së Republikës dhe 13 të tjerë u plagosën. Tashmë kjo çështje nuk do t‘ i kalojë për rigjykim Prokuroris­ë së Posaçme, por rigjykimi i kësaj dosje do të zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit, pasi me ndryshimet ligjore është kjo gjykatë që ka kompetencë­n e dy veprave penale për të cilat është regjistrua­r procedimi. Bëhet me dije se rekursi i depozituar në shtator të 7 vjetëve më parë nga 9 personat e dënuar në shkallën e parë dhe shkallën e dytë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, është gjykuar një muaj më parë nga një Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë, i cili pasi shqyrtoi me vëmendje rastin konstatoi mangësi procedural­e duke kthyer çështjen për rigjykim. Vendimi për tu rigjykuar vjen 6 vjet pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda deklaroi fajtor dhe dënoi me masa të ndryshme dënimi disa prej anëtarëve të grupit që sulmoi brutalisht gardistët. Ndërsa për disa të tjerë Apeli vendosi të shpallë të pafajshëm, si Meti Bozin, Llazar Bicjan dhe Skënder Canin. Të 9 personat e këtij procesi akuzohen për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në dëm të 6 punonjësve të Gardës së Republikës dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë ndaj 13 personave të tjerë. Sipas asaj që relatohet në dosjen hetimore të prokuroris­ë është provuar se me datën 22 maj 1997 është sulmuar me armë zjarri nga disa shtetas

Posta e Policisë në Cërrik, nga ku janë larguar me forcë punonjësit e policisë. Të nesërmen, më 23 maj 1997 forca të policisë së Komisariat­it të Elbasanit, të drejtuara nga shefi i atëhershëm Agron Kuliçi në bashkëpuni­m me forcat e Gardës së Republikës janë nisur në mëngjes drejt Cërrikut për të rivendosur rendin dhe për të grumbullua­r armë të cilat gjendeshin në duart e civilëve.

DOSJA

Në dosje thuhet se të pandehurit Arjan Toska, Meti Bozi dhe Roland Xhepexhiu, të cilët kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të forcave policore drejt Cërrikut, kanë organizuar një grup personash të armatosur me qëllim goditjen e forcave të Policisë. Për këtë arsye, këta të pandehur kanë shkuar në mëngjesin e datës 23 maj 1997 në lagjen nr. 3 të qytetit Cërrik dhe kanë takuar të pandehurit: Llazar Bicja, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani të cilët ishin të armatosur dhe qëndronin në një postbllok të krijuar prej tyre, për shkak të hasmërive që kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqinit, i njohur me pseudonimi­n “Mandela”. Të pandehurit Toska, Xhepexhiu dhe Bozi kanë nxitur personat e mësipërm për të goditur forcat e policisë të cilët do të lëviznin nëpër qytet, duke i mashtruar se gjoja këto forca kishin ardhur nga Tirana me qëllim vrasjen dhe përdhunimi­n e vajzave dhe grave të tyre. Masakra e Cërrikut 1997, riarrestoh­en dy autorët, u liruan në 2012. Në momentin kur njëra nga makinat e blinduara të policisë ishin duke kaluar në qendër të qytetit, fluksi i të shtënave në drejtim të forcave speciale të policisë ka qenë maksimal në dy drejtime kryesore. Makina e blinduar është qëlluar me antitank nga i pandehuri Arjan Toska dhe gjithashtu brenda saj është hedhur edhe një granatë nga ana e Sokol Buzanit ( aktualisht i vdekur), veprime që kanë shkaktuar djegien e dy prej gardistëve që ndodheshin brenda saj dhe nga flaka janë detyruar personat e tjerë të dalin nga blindi e më pas të qëllohen me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen edhe të tre efektivave të tjerë Gardës. Në përpjekje për tu larguar nga vatra e zjarrit, në afërsi të pallatit nr. 1 të qytetit të Cërrikut, në një arë të mbjellë me thekër, është vrarë edhe një efektiv tjetër i Gardës, shtetasi Qemal Mehmeti. Gjithashtu, në këtë ngjarje janë plagosur edhe 16 efektiva të tjerë policie. Bujar Buzani njëri prej anëtarëve të bandës, gjatë procesit gjyqësor fitoi statusin e të penduarit. Kanë qenë pikërisht dëshmitë e tij që përveç provave të mbledhura nga organi i akuzës ka ndihmuar për zbardhjen e ngjarjes.

Duke pranuar të bashkëpuno­jë me organin e akuzës, Buzani përfitoi uljen e dënimit. Në fund të procesit në shkallën e parë Gjykata vendosi deklarimin fajtor të pandehurin Buzani për akuzën e vrasjes duke dënuar me 22 vite burg, por në bazë të marrëveshj­es me Prokurorin­ë togat e zeza vendosën dënimin e tij vetëm me 8 vite burg.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania