Panorama (Albania)

Organizoi tentativën për vrasjen e Ines Hajrullës, burg të riut me tri emra

Porositësi i eliminimit të vlonjatit kyç gojën në gjykatë, dëshmia e një tjetër të penduari pritet të hedhë dritë mbi një mori ngjarjesh

- TIRANË

Prokuroria e Posaçme ka mundur të dokumentoj­ë një rrëfim të një tjetër të penduari që hedh dritë mbi një tjetër grup të fuqishëm kriminal që vepron në vendin tonë.

Personi që ishte zgjedhur të kryente atentat nga ana e një grupi kriminal është dorëzuar para prokurorëv­e dhe ka vendosur të rrëfejë gjithçka i është ofruar në këmbim të vrasjes së një të riu në Vlorë. Ai u kap në kushtet e flagrancës i vetëm në një lokal në Vlorë, po më pas tregoi se në fakt kishte qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët e pikasën policinë dhe u larguan për të mos u arrestuar sot e asaj dite. Pas dëshmisë së tij, u soll në pranga njëri nga tre personat, emrat e të cilëve dolën nga i ‘ penduari’, ndaj të cilit ditën e djeshme u mor masa e arrestit me burg deri në përfundim të hetimeve. Masa

GJKKO ka lënë në burg 35- vjeçarin me tre emra, Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, si i dyshuar për kryerje të veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpuni­mit, atë të grupit të strukturua­r kriminal.

35- vjeçari nga Shkodra u arrestua në Vlorë teksa lëvizte më me armë zjarri me silenciato­r dhe me fishek në fole, gati për qitje më 8 gusht të vitit që lamë pas. Plot 6 muaj më pas mësohet se objektiv i atentatit që u arrit të parandaloh­ej me arrestimin e Amarildo Nikolli ishte Inez Hajrulla. Ky është atentati i tretë që Hajrulla i njohur si i forti i Vlorës arriti t’i shpëtojë. Arrestimi 35- vjeçarit Nikolla në gusht të 2023, çoi Prokurorin­ë e Posaçme në gjurmët e një tjetër të dyshuari dhe operacioni­t të koduar “Trekëndësh­i’ për të cilin policia informoi tri ditë më parë.

Me urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme, në Vlorë u vu në pranga Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunë­torët e tij, pasi dyshohet se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasje ndërsa akuzohen për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturua­r kriminal. Një rrëfim i dhënë pak muaj më parë nga një person i kapur në muajin gusht 2023 në Vlorë, gati për të bërë vrasjen e Ines Hajrulla, ka çuar ditën e shtunë në arrestimin e një personi i kamufluar me tri emra të ndryshëm si dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë. Lidhur me këtë ngjarje pak javë më parë u bë me dije se shkodrani që ishte penduar dhe kishte folur në SPAK për vrasjen e Inez Hajrulla dhe disa personave të tjerë, është Amarildo Nikolli alias Xhanej. Nikolli ka treguar se ishte kontraktua­r nga dy djem xhaxhallar­ësh me inicialet L. Z dhe E. Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi.

GRUPI KRIMINAL

Të tre personat i përkasin një grupi kriminal, i cili kishte premtuar një shumë financiare që besohet se është diku tek 300 mijë euro me qëllimin e vetëm vrasjen e Inez Hajrulla, në fillim të muajit gusht 2023 në Vlorë. Grupi kishte siguruar armët, mjetet e largimit dhe njëherësh garantuar strehimin e vrasësve me pagesë.

Në momentin e arrestimit nga policia e Vlorës, dy kushërinjt­ë ishin në ambientet e një pastiçerie në zonën e “Lungomares” në Vlorë. L. Z dhe E. Z, shoqëronin shkodranin Nikolli, duke e afruar pranë zonës së quajtur “Oslo”, territor ky që kontrolloh­et nga grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla. Në momentin kur ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar Amarildo Nikollin, dy kushërinjt­ë kanë mundur të largohen me vrap duke mos u arrestuar nga policia. Fillimisht çështja ndaj Nikollit u trajtua nga Gjykata e Vlorës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërsa informacio­net paraprake tregonin se Amarildo Nikolli, kishte udhëtuar nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë në qytetin e Vlorës. Ditën e arrestimit Nikolli ndodhej i shoqëruar në ambientet e një Pastiçerie në “Lungomare” me dy persona të tjerë të cilët mundën ti shpëtojnë kapjes nga policia lokale. Por teksa ka qëndruar disa muaj në hetim në policinë dhe prokurorin­ë e Vlorës, kjo e fundit pak kohë më parë ka shpallur moskompete­ncën dhe rastin e Amarildo Nikollit, ja ka çuar për hetime të mëtejshme prokuroris­ë së posaçme SPAK.

Prokuroria ka nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në formën e “Grupit të strukturua­r kriminal”, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ai tashmë është kthyer në bashkëpunë­tor i prokuroris­ë SPAK, duke treguar veprimtari­në kriminale që ka kryer në Vlorë dhe bisedat që kryenin me personat e shpallur në kërkim për vrasjet me pagesë.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, më datë 02.02.2024 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikua­r nga neni 238 të K. Pr. Penale, si i dyshuar për kryerje të veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpuni­mit, atë të grupit të strukturua­r kriminal, të parashikua­r nga nenet 80, 278/ 1 28/ 4 të Kodit Penal, “Grup i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga neni 333/ a/ i Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga neni 334/ 1 i Kodit Penal.

Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenin 244 të K. Pr. Penale, me vendimin Nr. 11 Akti, datë 05.02.2024, ndër të tjera vendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti me burg” parashikua­r nga neni 238 të K. Pr. Penale ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj. Ekzekutimi­t i masës së sigurimit për personin nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj është bërë në datë 17.02.2024.

Ndodhur në këto kushte, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K. Pr. Penale më datë 22.11.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj. Në seancën gjyqësore të datës 19.02.2024 ora 12: 00, personi nën hetim përfitoi Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj nga e drejta për të mos dhënë deklarime në seancën e marrjes në pyetje sipas nenit 248 pika 2 të K. Pr. Penale. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 16 Akti, datë 19.02.2024, vendosi: Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale caktuar ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj me vendimin Nr. 11, datë 05.02.2024 të Gjykatës së Posa « me të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar në bashkëpuni­m me policinë gjyqësore për ekzekutimi­n e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posa « me të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ( pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania