Panorama (Albania)

Prokurorët hetojnë “El Gordon”- n, ‘ Bullafiqin’ që kërkohej në 180 shtete

Arrestimi i 17 personave në Spanjë dhe kapja e 820 kilogramëv­e kokainë Besnik Nikolli, i akuzuar se drejtonte linjën nga Bogota e Kolumbisë, dyshohet se ka lidhje me trafikantë­t shqiptarë të Valencias

- TIRANË

Edhe pse me probleme të shëndetit mendor, Ilir Koçilja, autori i krimit të rëndë të ndodhur ditën e mërkurë në Durrës, ka fajësuar viktimën.

Quhej ‘ Bullafiqi’ dhe konsideroh­ej një prej trafikantë­ve më të mëdhenj të kokainës në botë. Kërkohej në 180 shtete, përdorte dy pseudonime dhe kishte pikë të dobët gratë. Arrestimi i tij në Bogota të Kolumbisë ishte një nga lajmet e bujshme të fundgushti­t të vitit që lamë pas, por ditëve të fundit, një sasi prej rreth 1 ton kokainë që u kap në Spanjë, i ka kthyer hetuesit sërish tek emri i Besnik Nikollit. Ata pretendojn­ë se grupi kriminal që është pas linjës së trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latinë drejt Spanjës janë ushtarë të kapos së prangosur me urdhër të policisë franceze.

OPERACIONI

Policia spanjolle vazhdon hetimet pas goditjes së një organizate kriminale shqiptare që çoi në arrestimin e 17 personave dhe sekuestrim­in e 820 kg kokainë. Pas çmontimin të organizatë­s në Valencia, hetuesit po gjurmojnë lidhjet e saj në Kolumbi.

Në operacion, autoritete­t arritën të arrestonin 17 persona, duke përfshirë liderin shqiptar të grupit, i njohur për kontaktet e tij të gjera në Amerikën e Jugut ( Ekuador dhe Kolumbi), si dhe në

Evropë dhe Dubai. Ai drejtonte disa kompani me seli në Spanjë dhe përdorte automjete të nivelit të lartë për aktivitete­t e tij. Në fakt, autoritete­t po hetojnë nëse ky rrjet kriminal do të ketë lidhje me disa nga shqiptarët që u kapën vitin e kaluar në Kolumbi, mes tyre edhe Besnik Nikolli, i kërkuar për ekstradim nga Franca, i cili u arrestua në Santa Marta në gusht 2023. Nikolli njihet edhe me pseudonime­t “Niko” dhe “El Gordo”, shkruajnë mediat. Në 8 kontrolle të kryera gjatë operacioni­t në Spanjë, ndër të tjera u konfiskuan më shumë se 820 kilogramë kokainë, 226 500 euro cash, tri pajisje zbulimi GPS, 13 automjete ( pesë me ndarje sekrete) dhe dy inhibitorë.

ARRESTIMI I NIKOLLIT

Pas rënies në pranga të Bensik Nikollit, ishte një gazeta kolumbiane që investigoi në lidhje me mënyrën se si u soll në pranga trafikanti shqiptar. Sipas të dhënave u mësua se për më shumë se 10 vjet shërbimet e inteligjen­cës nga të paktën katër shtete kanë qenë në kërkim të “El Gordos” drejtuesit të një organizate shqiptare të dedikuar për rishitjen e kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në rajonin e Lionit të Francës. Një investigim i të përditshme­s kolumbiane “El Tiempo” zbulon sesi hetuesit e Europol dhe Interpol ranë në gjurmët e Besnik Nikolli i njohur në botën e krimit si “Niko” apo “El Gordo” që nga spanjishtj­a përkthehet “Bullafiqi’. Ai ishte vendosur në vitin 2021 në Kolumbi për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë atje dhe jetonte në një lagje të njohur të Santa Marta dhe qëndroi atje për dy vjet pa u zbuluar. Ishin një seri fotosh që ua dërgonte ‘ online’ vajzave, të cilat ndihmuan për të zbuluar vendndodhj­en e personit më të kërkuar në Francë për trafik droge dhe pastrim parash. ‘ Niko’ kishte lidhje me organizata të trafikut të drogës në Shqipëri, Holandë dhe Gjermani, të cilët ishin partnerë të tij në Evropë dhe ishin përgjegjës për marrjen e drogës bëhet i ditur nga investigim­i i publikuar nga “El Tempo”. Agjenti i infiltruar i shfaqet shqiptarit si grua. Agjentët francezë arritën ta zbulonin bosin shqiptar përmes pikës së dobët që ai kishte, pikërisht gratë. “Hetuesit përdorën si karrem në internet një grua. Një agjent sekret u hoq si grua ‘ online’ dhe fitoi besimin e “Nikos” tha një burim për këtë gazetë. Sipas autoritete­ve, shqiptari rrallëherë dilte nga rezidenca e tij një apartament modest në lagjen San Pablo të Santa Martës, ku organizont­e festa me vajza. “Ai i tha vajzës ( agjentit sekret) se jetonte në Bogota dhe shkonte në bregdet vetëm për një shëtitje”, tha një burim gjyqësor. Më pas nisi të dërgonte foto të udhëtimeve dhe pasurive, agjentit të infiltruar që hiqej si vajzë. Në një nga ato imazhe dërgoi dhe vendndodhj­en gjeografik­e. Në këtë moment nisi dhe operacioni për arrestimin e tij. ‘ El Tiempo’ publikoi aso kohe edhe foto ku “bullafiqi” pozon para makinave luksoze, në ferma në Evropë dhe madje edhe në një lokal në Santa Marta ndërsa fotografia e fundit ka qenë ajo që ka bërë të mundur lokalizimi­n e vendndodhj­es. “Ne dinim vetëm se ai ishte në Kolumbi, sepse kishte hyrë përmes Bogotas, por nuk figuronte në të dhëna. Franca këmbënguli që ‘ Niko’ ishte në Kolumbi” deklaruan hetuesit, shkruan gazeta.

 ?? ??
 ?? ?? Besnik Nikolli
Besnik Nikolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania