Panorama (Albania)

Gruaja e Navalnyt: Do të vazhdoj luftën e burrit tim për një Rusi të lirë

"Putin më vrau bashkëshor­tin. U helmua me ' novichok' dhe Rusia po fsheh trupin" Borrell: Ministrat e BE- së, mesazh të fuqishëm të mbështetje­s për luftëtarët e lirisë në Rusi. Të nderohet kujtimi për Aleksein

- TIRANE

Familja dhe mbështetës­it e Alexei Navalny- t vazhdojnë të kërkojnë qasje për të marrë trupin e kritikut të ndjerë të Kremlinit, teksa vazhdojnë të arrestohen ata që bëjnë homazhe për të.

Autoritete­t ruse kanë thënë më 16 shkurt se ai ka vdekur në një burg në Arktik. Gazeta me bazë në Letoni, "Novaya Gazeta", ka thënë më 18 shkurt se policia është duke e ruajtur një morg lokal në qytetin siberian Salekhrad, teksa rriten spekulimet se ku gjendet trupi i 47- vjeçarit. Familja e Navalny- t dhe ndihmës të tij të ngushtë, kanë konfirmuar vdekjen e tij në burg, dhe kanë kërkuar që t'iu dorëzohet trupi, mirëpo autoritete­t e kanë refuzuar kërkesën, duke u kanë thënë avokatëve dhe nënës së tij, që "hetimet" për shkakun e vdekjes do të përfundojn­ë brenda javës. Faqja "Mediazona" ka raportuar më 18 shkurt që në kamerat afër burgut të ashpër të Arktikut, të quajtur "Ujku polar", janë parë katër makina që besohet se e kanë bartur trupin e Navalny- t. Novaya ka raportuar, duke u bazuar në disa burime anonime, se në trupin e Navalnyt janë parë shenja të mavijosjes. Mirëpo, këto raportime nuk janë identifiku­ar në mënyrë të pavarur. E veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, takoi dje në Bruksel ministra të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Shefi i Diplomacis­ë së BE- së, Josep Borrell, është zotuar se "ministrat e BE- së do të dërgojnë mesazh të fuqishëm të mbështetje­s për luftëtarët e lirisë në Rusi dhe do të nderohet kujtimi për Aleksein". Prej kur është bërë publik lajmi për vdekjen e tij, policia ruse i ka rrethuar disa zona ku njerëzit kanë ndezur qirinj dhe kanë dërguar lule, në nderim të Navalny- t. Forcat policore ruse i kanë shpërndarë mbështetës­it dhe i kanë arrestuar më shumë se 400 persona në të paktën 36 qytete. Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka përmendur Navalny- n deri më tani dhe as vdekjen e tij. Mirëpo, Perëndimi e ka dënuar Putinin dhe administra­tën e tij, ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se "nuk ka dyshim" që Putini duhet fajësuar për vdekjen e Navalny- t. Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetës­it e tij i kanë konsiderua­r të motivuara politikish­t. Ai është helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë pati fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim. Navalny është shëruar në Gjermani, pas helmimit dhe në ditën e kthimit në Rusi, është dërguar në burg.

VIDEOMESAZ­HI

Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, deklaroi dje se do të vazhdojë luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë, dhe u bëri thirrje mbështetës­ve që të sfidojnë presidenti­n rus, Vladimir Putin me forcë më të madhe se kurrë. E veja e Alexei Navalny publikoi një deklaratë video për vdekjen e bashkëshor­tit të saj. Yulia Navalnaya akuzoi autoritete­t ruse për fshehjen e trupit të tij, duke thënë se ata ende prisnin që gjurmët e novichok, një agjent nervor, të zhdukeshin nga trupi i tij. Ajo gjithashtu është zotuar të emërojë ata që janë përfshirë në vdekjen e tij dhe pse u vra. "Dua të jetoj në një Rusi të lirë, dua të ndërtoj një Rusi të lirë", ka thënë Navalnaya në një videomesaz­h me titullin "Do të vazhdoj të punoj për Aleksei Navalny- n". "Vladimir Putin më ka vrarë burrin", ka thënë Navalnaya, duke shtuar se do të punojë me popullin rus për të sfiduar Kremlinin që të krijohet një Rusi e re. Kremlini e ka mohuar përfshirje­n në vdekjen e tij. "Duke e vrarë Aleksein, Putin e ka vrarë gjysmën time, gjysmën e zemrës sime, gjysmën e shpirtit tim", ka thënë Navalnaya. "Mirëpo ende e kam gjysmën tjetër që më thotë se nuk kam të drejtë të heqë dorë. Do të vazhdoj punën e Aleksei Navalnyt, do të vazhdoj të luftoj për shtetin tim". Navalnaya i ka akuzuar autoritete­t ruse se po e fshehin trupin e Navalny- t pasi po presin që të zhduken prej trupit të tij gjurmët e agjentit nervor "Noviçok". "Ne e kemi ditur saktë pse Putin e ka vrarë Aleksin tri ditë më parë". "Do t'ju tregojmë shumë shpejt. E kemi kuptuar kush e ka kryer këtë krim dhe si. Do të kemi emra dhe do t'ua shihni fytyrat", ka thënë ajo. Autoritete­t e burgut në Arktik kanë njoftuar të premten për vdekjen e Navalny- t. Perëndimi e ka akuzuar shtetin rus në krye me Putinin për vrasjen e tij. Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetës­it e tij i kanë konsiderua­r të motivuara politikish­t. Ai është helmuar më 2020 me agjent nervor "Noviçok", dhe atëbotë pati fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim. Navalny është shëruar në Gjermani, pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, është dërguar në burg. Navalny, i cili ishte lideri më i shquar i opozitës në Rusi, kishte qenë pas hekurave që kur u kthye në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga helmimi me agjent nervor në vitin 2021. Ai vdiq në një koloni penale të Arktikut të premten, me autoritete­t që pretendojn­ë se ai u rrëzua pas një shëtitjeje. Kremlini ka mohuar përfshirje­n në vdekjen e tij.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania