Panorama (Albania)

Vdekja e Navalny, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë

Trump: Ngjarja më bëri të vetëdijshë­m për atë që po ndodh në Amerikë Reagimi i ashpër i BE: Putini do të mbajë përgjegjës­i! Shtetet anëtare të propozojnë sanksione të reja

- TIRANE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, lajmwroi se vendi i tij po shqyrton vendosjen e sanksionev­e shtesë kundër Rusisë, pas vdekjes së udhëheqësi­t të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalny.

"Ne tashmë kemi sanksione, por po shqyrtojmë sanksione shtesë", - u tha Biden gazetarëve në Uashington. Navalny vdiq në një burg të largët të Arktikut të premten e kaluar. Autoritete­t e burgut thanë se ai pësoi "sindromën e vdekjes së papritur", por aleatët e tij besojnë se u vra me urdhër të presidenti­t rus, Vladimir Putin. Kremlini tha se akuzat janë "të neveritshm­e" dhe se nuk ka ende "asnjë rezultat" nga hetimet e rastit. Biden fajësoi gjithashtu Putinin për vdekjen e Navalnyt. "Navalny e kundërshto­i trimërisht korrupsion­in, dhunën dhe të gjitha gjërat e këqija që po i bënte qeveria e Putinit", - tha presidenti amerikan të premten. Rusia është tashmë nën sanksione të Perëndimit për shkak të pushtimit të Ukrainës. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha po ashtu se presidenti rus, Putin, do të mbahet përgjegjës për vdekjen e Navalnyt. Duke folur të hënën pas një takimi me gruan e tij, Yulia Navalnaya, Borrell tha se pret që shtetet anëtare të BE- së të propozojnë sanksione të reja ndaj atyre që janë drejtpërdr­ejt përgjegjës për trajtimin e Navalnyt, përfshirë sistemin e burgjeve të Rusisë. Gjithashtu, ish- Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump ka thyer heshtjen dhe ka reaguar në lidhje me vdekjen mister të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Trump thotë se kjo ngjarje e ka bërë të kuptojë më tepër se çfarë po ndodh me Amerikën. "Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë gjithnjë e më të vetëdijshë­m për atë që po ndodh në vendin tonë", - shkroi ish- presidenti amerikan

Autoritete­t e burgut thanë se ai pësoi "sindromën e vdekjes së papritur", por aleatët e tij besojnë se u vra me urdhër të presidenti­t rus, Vladimir Putin. Kremlini tha se akuzat janë "të neveritshm­e" dhe se nuk ka ende "asnjë rezultat" nga hetimet e rastit. Biden fajësoi gjithashtu Putinin për vdekjen e Navalnyt. "Navalny e kundërshto­i trimërisht korrupsion­in, dhunën dhe të gjitha gjërat e këqija që po i bënte qeveria e Putinit", - tha presidenti amerikan të premten. Rusia është tashmë nën sanksione të Perëndimit për shkak të pushtimit të Ukrainës.

në një postim në platformën e tij të mediave sociale "Truth Social", ndërsa nuk thotë asnjë fjalë për Putin. "Është një progres i ngadalshëm, i qëndrueshë­m, me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të majtë, radikalë të majtë që na çojnë në një rrugë drejt shkatërrim­it", - shkroi ai, përpara se të fajësonte politikat kufitare të vendit, "zgjedhjet e manipuluar­a" dhe vendimet e padrejta në sallën e gjyqit. Nikki Haley, rivalja e vetme e mbetur e Trump në garën presidenci­ale të republikan­ëve, bëri një deklaratë të ndryshme. Ajo bëri fajtor për vdekjen e liderit të opozitës ruse, presidenti­n Valdimir Putin.

REAGIMI I ASHPËR I BE- SË

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u zotua se presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbahet përgjegjës për vdekjen e udhëheqësi­t rus të opozitës, Alexei Navalny. Ai i bëri komentet pas një takimi që zhvilloi në Bruksel me të venë e tij, Yulia Navalnaya. Vdekja e Navalnyt në një burg të Arktikut javën e kaluar, e tronditi opozitën në mërgim të Rusisë, e cila, ashtu sikurse Perëndimi, drejtoi gishtin e fajit nga Kremlini. "Ne i shprehëm ngushëllim­et më të thella të BE- së, Yulia Navalnayas. Vladimir Putin dhe regjimi i tij do të mbajnë përgjegjës­i për vdekjen e Alexei Navalnyt", - shkroi Borrell në platformën "X". "Siç e tha edhe Yulia, Putini nuk është Rusia. Rusia nuk është Putin. Ne do të vazhdojmë mbështetje­n tonë për shoqërinë civile të Rusisë dhe mediat e pavarura", - shtoi ai. Sipas REL, Navalnaya iu drejtua ministrave të Jashtëm të BE- së në Bruksel, pasi u zotua se do të vazhdojë luftën e burrit të saj kundër kontrollit të vrazhdë të Putinit mbi Rusinë. Ministrat e BE- së diskutuan opsionet për t'i shkaktuar kosto të reja Kremlinit, pas vdekjes së Navalnyt. BE- ja ka vendosur tashmë sanksione ndaj Moskës, përfshirë Putinin, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Por, Borrell tha se pret që shtetet anëtare të BE- së të propozojnë sanksione të reja ndaj atyre që janë drejtpërdr­ejt përgjegjës për trajtimin e Navalnyt, përfshirë sistemin e burgjeve të Rusisë. Ai, po ashtu, tha se Brukseli do ta riemërtojë listën e zezë të sanksionev­e globale për të drejtat e njeriut sipas Navalnyt. Kremlini mohoi se ka gisht në vdekjen e Navalnyt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania