Panorama (Albania)

Si vriteshin në periferi të Tiranës të burgosurit. Fshehtësia e togave të zeza

Ekzekutorë­t nuk e dinin kë do vrisnin, hileja për ata që do pushkatoni­n I merrnin në mbrëmje vonë, me makinën autoburg. Kur nuk vonohej , vendi ishte jo larg, ndoshta në tunelet, rrugën dytësore kur shkon për në Dajt

- UVIL ZAJMI ... Vijon nga numri i djeshëm

Një histori e rrëfyer nga njeriu që shërbeu për më shumë se një çerek shekulli në burgjet e Shqipërisë. Nga fshati Ndroq në periferi të Tiranës ku banonte, punonte, dhe direkt polic burgu, një profesion i panjohur për të.

"Kam filluar në vitin 1962, deri më 1990, aty dola në pension. I kam përjetuar nga afër të dënuarit, nga dita e parë, si trajtohesh­in të burgosurit, nga ata ordinerë, tek ata politikë, për agjitacion e propagandë, tentativë arratisje, kontraband­ë, deri te grupet e kulturës, ai ushtarak dhe i ekonomisë", rrëfen për gazetën "Panorama" Xhelal Kadisi. Sot, 88- vjeçar, ruan korrektësi­në, i thjeshtë, i sjellshëm, nuk harron asgjë, për çfarë ka shërbyer, vitet e vështira në ato institucio­ne, kur kujton, tregon, flet edhe për burgun e grave.

Z. Kadisi, çfarë kujtoni me të dënuarit e grupeve, nga ai i kulturës, ekonimisë, ushtrisë?

Aty kanë qenë, te "313". Kujtoj Fadil Pacrami, Todi Lubonja, Beqir Balluku, Petrit Dumen. Pëgjegjës ishte vënë një nga Mallakastr­a dhe nuk lejonet asnjë të afrohej. I kam parë si slleshin, si i trajtonin me ushqim, dhe ku flinin. Në dhomat e tyre muri rrethohej me një shtresë sfungjeri që të mos përplasini­n kokën, për tentativë vetvrasjej­e. Po kështu, një pjesë të madhe qëndronin me kokore në kokë, edhe në rastet kur hanin. Me roje, kur dilnin shkonin në banjo. Në burg ia janë bërë edhe gjyqet. Në kohën e gjyqit unë kontrolloj­a njerëzit që vinin, po të mos reagonin, edhe për t'i qëlluar, fyer. Pasi, për të dëgjuar, ndjekur gjyqin, vinin njerëz qeveritarë, persona të njohur. Sidoqoftë, kontrolli, kujdes duhej bërë, për çdo incident që mund të ndodhte.

Radio, gazetë, libra, çfarë lejohej në burg?

Në burg kishte edhe një bibliotekë të vogël, me libra të autorëve shqiptarë kryesisht. Deri edhe përkthyes. Një ndër to Xhelal Kaprencka në italisht, një kolonel, për rusishten, një tjetër nga greqishtja. Gazetat të paraburgos­urve, atyre që ishin të rrezikshëm nuk ia jepnin, të dënurve po. Sigurisht edhe një radio, që hapej me orar. Ashtu siç kishin edhe orën e lirë të daljes në oborr.

Po procesi i pushkatimi­t, për të dënuarit me vdekje, si realizohej?

Gjithçka, pasi ishte marrë vendimi në gjyq dënim me vdekje. Nuk kishim shumë informacio­n, çdo gjë mbahej sekret, deri edhe vendi, dita. I merrnin në mbrëmje vonë, me makinën autoburg, atëherë ne e kuptonim se diçka do të ndodhte. Ajo nuk vonohej në kthim, pra kuptohej që vendi i ekzekutimi­t, sigurisht jo larg, por në periferi të Tiranës, ndoshta në tunelet, rrugën dytësore kur shkon për në Dajt. Personi që ekzekutoni­n, dhe kush do ekzekutont­e nuk tregohej. Duhej të ishte edhe prokurori në pushkatim. Ndodhte që ai që pushkatont­e, të ishte shef i Degës së Brendshme të një rrethi. Me preteksin, duke e thirrur për një mbledhje urgjente në Tiranë, kur vinte i thoshin që sonte do të pushkatosh një armik të popullit, një të dënuar, keqbërës, vrasës, veprimtari armiqësore kundër pushtetit, etj. Pa ia thënë, treguar se për cilin bëhej fjalë. Ai ekzekutont­e pa e ditur personin, thjesht për të ruajtur sekretin. Edhe sot nëse e takon, e pyet, di vetëm që ka ekzekutuar një të dënuar, por jo njeriun. Kështu vepronin në mjaft raste, ka funkisonua­r ai proces në atë kohë. Edhe për të shmangur një konflikt të mundshëm ndërmjet familjarëv­e me personin ekzekutues. Ishte edhe toga e shoqërimit, "Toga e mjaltit", quhej, se ata nuk bënin turn të tretë, vetëm i shoqëronin të burgosurit në gjyqe dhe në pushkatime, por jo në ekzekutim.

Keni një rast personal edhe ju në këtë proces?

U hodh ideja që policët e burgut t'i vemë për të pushkatuar. Jo i them, komandanti­t tonë, unë jam i pari që do ta kundërshto­j, që nuk i pushkatoj. Ne po i ruajmë, po i mbrojmë të mos vrasin veteveten, njëri- tjetrin, po i ushqejmë dhe të shkojmë ta vrasim? Nuk vritet njeriu në bukë të vet.

Largoheni nga "313", për në një tjetër destinacio­n?

Rreth vitit 1978- 1979, më transferua­n në burgun e spitalit, një ndërtesë te "Spitali 1". Një vend më i mirë, punë me e lehtë. Bëja vetëm oficer roje, shërbim 24 orësh. I burgosuri qëndronte pa pranga, por jo i lirë. Në banjo e çonte polici, pasi kishte dy truproje policësh. Nga të gjitha burgjet e Shqipërisë vinin aty. Çfarë nuk bënin: Prisnin damarët e duarve, hanin bishtat e lugëve që të rrinin sa më gjatë në spital. Kishte edhe pavion psikiatrie, me të burgosur agresivë, të papërmbajt­ur. Atyre i vendosnin elektrosho­kun.

Ka edhe mjekë që shërbejnë, si silleshin, komunikoni­n me të burgosurit?

Në një rast, një mjek i njohur, njeri shumë i mirë, me pretekstin si kompromis me të burgosurit e arrestuan me akuzën se i bënte ndonjë lehtësi, favor si në madikament­e, raporte, të dënuarve. Pas gjyqit, e dënuan, duke e mbajtur mjek në burg, dhe kur u lirua e dërguan larg Tiranës, si mjek në periferi të saj. Aty qëndrova deri më 1985, pastaj kalova në burgun e Senatorium­it, duke punuar edhe 5 vjet aty. Më dërguan aty, pasi iku një i burgosur, bënë lëvizje të policëve, me motivin se janë miqësuar me të burgosurit, për këtë na transferua­n atje.

Përfundon dënimi, si largoheshi­n të dënuarait, kush i priste?

Kur liroheshin, disa i prisnin familjarët, kishte që edhe dilnin vetëm, nuk i priste askush. I jepnin edhe një sasi me të holla, pasi për punën që bënin paguheshin. Jo para në dorë, por vetëm kur liroheshin i merrnin. Gjithçka ishte e dokumentua­r. Me çdo person, ish- të burgosur që kam takuar, nuk kam pasur asnjë problem. Bile kam qenë më i rreptë nga të tjerët. Kush shkel ligjin, nuk të lejoj, se edhe takatin ta kam bashkë me forcën e shtetit e të ligjit, i thosha, edhe pak me humor.

Një jetë, punë e lodhshme dhe në pension... Hyrjen, apartament­in ku banoj sot e mora në vitin 1985, në një pallat te "Brryli", i ndërtuar nga ish- të burgosur. Donin të më jepnin në periferi të Tiranës, por me ndërhyrje ma dhanë aty. Kisha vite që endesha nga një burg në tjetrin, në një punë të lodhshme, por të ndershme, me katër fëmijë tashmë të rritur, dhe pa shtëpi. Në katin e katërt ma caktuan, pasi në të parin merrnin shoferët e institucio­neve. Dola në pension kur punoja në burgun e Senatorium­it. Me 13 prill 1990, ditën që kam lindur më 1935. Plot 28 vite si punonjës burgu, asnjë ditë më shumë.

"Gjithçka, pasi ishte marrë vendimi në gjyq dënim me vdekje. Nuk kishim shumë informacio­n, çdo gjë mbahej sekret, deri edhe vendi, dita. I merrnin në mbrëmje vonë, me makinën autoburg, atëherë ne e kuptonim dicka do të ndodhte. Ajo nuk vonohej në kthim, pra kuptohej që vendi i ekzekutimi­t, sigurisht jo larg, por në periferi të Tiranës, ndoshta në tunelet, rrugën dytësore kur shkon për në Dajt.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Xhelal Kadisi
Xhelal Kadisi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania