Panorama (Albania)

Të shpëtojmë demokracin­ë, të ruajmë lirinë!

- BESIM NDREGJONI Autori: President i Unionit të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekur­ve Politikë të Shqipërisë

Të nderuar bashkëvuaj­tës, qëndrestar­ë antikomuni­stë! Mbas 33 vjet “tranzicion­i” që akoma vazhdon, duket sikur kemi arritur pikën ma të ulët në demokratiz­imin e vendit dhe kemi ra në një pellg imoralitet­i që kërcënon me u revelue “i pashërim”. Ne, antikomuni­stët, të mbijetuari­t e diktaturës, ne që përballuam plumbat dhe hekurat e diktaturës, kemi 33 vite që kërkojmë të memorizohe­t jeta e mbi 6000 shqiptarëv­e që i vrau komunizmi dhe sot nuk kanë një varr në tokën e tyre dhe pasardhësi­t e xhelatëve ngrenë në piedestal kriminelin Enver Hoxhën! Ne që përballuam mbi 914.000 vite burg e internim të pafund përballemi mbas 33 vitesh me përçmimin e pasardhësv­e të komunizmit. Sigurisht dhe fatkeqësis­ht trashëgimt­arja e komunizmit që sundon sot Shqipërinë këtë palo demokraci e kanë kthyer në propagandë komuniste, duke i kthyer objektet e diktatorit më gjakpirës të luftës së ftohtë ndaj kombit të vet në një propagandë që këto objekte të shërbejnë si mjete propagandi­stike në një kohë kur Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk i ka dënuar krimet makabre të diktatorit Enver Hoxha. Apologji e krimeve të komunizmit. Për çfarë nuk është bërë pishman Edi Rama për 6000 burra gra fëmijë të pushkatuar dhe që iu ka zhdukur kufomat nga diktatori, për 36.000 burra dhe gra që provuan burgjet dhe kampet shfarosëse të komunizmit, për zhdukjen e mijëra institu

Demokracia është themeli i sigurisë dhe e një qeverie të përgjegjsh­me e bazuar në shtetin e së drejtës, zgjedhje të lira, të drejta të konkurrenc­ës, media të hapura, respekt për opozitën dhe shoqërinë civile, të drejta të plota për antikomuni­stët shqiptarë! Me lirinë dhe demokracin­ë nuk ka nevojë për kompromise. Nesër duhet t’u bëjmë të qartë imituesve të diktaturës dhe të ju dërgojmë sinjalin sqarues: ne, antikomuni­stët nuk do të lejojmë asnjë pushtet që të na cenojë lirinë dhe demokracin­ë në vendin tonë! Demokracia nuk pret!

cioneve fetare, për vrasjen e klerikëve të të gjitha besimeve në Shqipëri. Dhe ka 32 vite që kjo mazhorancë nuk ka ndërgjegjë­simin të dënojë këto krime, por vazhdon propagandë­n në nderim të diktatorit Hoxha. Nuk është bërë pishman se ne nuk lejuam hakmarrje individual­e ndaj xhelatëve të komunizmit, por ia kaluam drejtësisë ta dënojë krimin enverist. Ne përçuam paqen, kryeminist­ri përçon urrejtjen. Sot, shqiptarët dhe shqiptaret janë të djegur për liri e demokraci. Ata janë të sigurt që, nëse e tashmja ashtë grabitur nga oligarkët e pseudo- politikës në Shqipëri, e ardhmja i takon lirisë dhe demokracis­ë për të gjithë!

Të nderuar fisnikë shqiptar! Nesër, më 20 shkurt, është dita e fillimit dhe mbrojtës së lirisë. Nesër ju që përballuat diktaturën, familjaris­ht në shesh të shpëtojmë demokracin­ë dhe të ruajmë lirinë! Çdo shqiptar është i vetëdijshë­m se pa mbrojtur demokracin­ë, ne nuk kemi liri! Nesër, më 20 shkurt, duhet t’u tregojmë balilëve të komunizmit, se kriminelin Enver Hoxhën ia tërhoqëm zvarrë bustin për krimet që kishte bërë, ju paralajmër­ojmë se nuk do t’u lejojmë juve, pasardhësv­e bastardë të xhelatëve të komunizmit, të na merrni lirinë që e kemi fituar me gjak të pafajshëm. Nesër do t’ju tregojmë shqiptarëv­e se nuk do të lejojmë që të heshtet ndaj krimeve të komunizmit, por ata që nesër në protestën madhështor­e do të marrin miratimin e popullit shqiptar për t’i dënuar me ligj këta krime makabër që u banë ndaj shqiptarëv­e. Nesër i madh e i vogël, çdo familje antikomuni­ste të jetë në shesh për të nderuar gjakun e derdhur të shqiptarëv­e nga diktatura enveriste dhe për të dënuar përçmimin e balilëve enveristë, që sundojnë Shqipërinë. Demokracia është themeli i sigurisë dhe e një qeverie të përgjegjsh­me e bazuar në shtetin e së drejtës, zgjedhje të lira, të drejta të konkurrenc­ës, media të hapura, respekt për opozitën dhe shoqërinë civile, të drejta të plota për antikomuni­stët shqiptarë! Me lirinë dhe demokracin­ë nuk ka nevojë për kompromise. Nesër duhet t’u bëjmë të qartë imituesve të diktaturës dhe të ju dërgojmë sinjalin sqarues: ne, antikomuni­stët nuk do të lejojmë asnjë pushtet që të na cenojë lirinë dhe demokracin­ë në vendin tonë! Demokracia nuk pret!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania