Panorama (Albania)

Kosova në 16- vjetorin e Pavarësisë

- MERLIN TUSHE

Më 17 shkurt 2024, Kosova festoi 16- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, me këtë rast në SHBA u organizuan evente të ndryshme nga institucio­net amerikane dhe shqiptare. Në qiellin amerikan u valëvitën flamujt e Kosovës, Amerikës dhe Shqipërisë, nuk mungoi të shpalosej edhe flamuri autochthon­ous i Shqipërisë mes dy figurave legjendare Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Me këtë rast, ambasadori i Konsullatë­s së Kosovës në Nju Jork, dr. Blerim Reka organizoi një pritje madhështor­e në Nju

Jork me pjesëmarrj­en e diplomatëv­e amerikanë, shqiptarë, medias dhe përfaqësue­sve të shoqërisë civile. Ku nën tingujt melodiozë të Himnit të Kosovës, Amerikës dhe këngëve patriotike interpretu­ar nga artistët Ergin

Oda dhe Mariza Ikonomi, të ftuarit kaluan një mbrëmje të këndshme e të veçantë. Për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës, edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington, DC., Ilir Dugolli, pikërisht më datë 17 shkurt 2024 organizoi një event tepër mbresëlënë­s e të paharruar në Selinë e Ambasadës Shqiptare në Uashington, DC., me praninë e diplomatëv­e amerikanë, shqiptarë, përfaqësue­s të medias e komuniteti­t shqiptar. Të ftuar specialë ishin ambasadori William Walker së bashku me bashkëshor­ten e tij, personalit­eti i lartë i TV – “Zëri i Amerikës”, Elez Biberaj. Mes të ftuarve ishin edhe aktivistet Moza, Dajçi, Merita B. Mc Comarck etj.. Festa u mbyll me një foto të përbashkët në verandën e ambasadës, shoqëruar me koktej të pasur me ushqime tradiciona­le shqiptare, pije e fruta të stinës. Takime të rëndësishm­e gjithashtu u mbajtën nga Senati Amerikan në Albany nga Senatorja Jesica Spanton dhe Assembly Assistant Majority Leader 61st Districkt, Charles D. Fall, me iniciativë­n e aktivistëv­e të njohur Naser

Nika Shpëtim Qorraj dhe mbështetje­n e Vanesa Lumanit. Edhe nga New York City Council - Adrienne E. Adams, Robert F. Holden, Joseph C. Borelli, David Carr, Kristty Marmorato pritet të organizohe­t festa e pavarësisë së Kosovës në Nju Jork. Federata “Vatra” në Nju Jork hapi një ekspozitë fotografik­e me rastin e 16- vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Koncert artistik u shfaq po në Nju Jork edhe nga elita e artistëve shqiptarë Merita Halili, Raif Hyseni, Aurela Gaçe, Mariza Ikonomi, Ergin Oda, etj.. Por kjo pavarësi nuk u fitua lehtë, u deshën 600 vjet që Kosova të fitonte paqen shkëputur nga armiku shekullor Serbia, e cila nuk fle, por si egërsirë pret rastin të sulmojë Kosovën. U derdh shumë gjak, shumë mund nga shqiptarët e Kosovës për këtë fitore të ëndërruar. U vra tinëzisht në pritë prijësi Isa Boletini me djemtë, nipat e luftëtarët e tij, u vra komandant Adem Jashari me familje. Ishin luftëtarët e UÇK dhe Batalionit Atlantiku që luftuan për paqen e lirinë që gëzojmë sot në Kosovë. Duke u ndalur tek figura e Heroit të Kombit, Isa Boletini, dua të citoj gazetaren amerikane Bertha Spencer, që e ka takuar personalis­ht Isa Boletinin, ajo ka sjellë për lexuesin një korrespond­encë interesant­e mbi karakterin e tij duke e quajtur Shqiptari më i madh qysh prej kohës së Skënderbeu­t, si luftëtar trim, të ndershëm, fisnik e më të famshëm të Ballkanit. Si autore e këtij artikulli, falënderoj luftëtarët e lirisë UÇK- së, Batalionin Atlantiku, djemtë që u lindën e u rritën në SHBA, e të armatosur udhëtuan me avion nga Amerika në luftë kundër krimeve serbe për të mbrojtur vatanin, nënat, motrat, prindërit e bashkëkomb­ësit e tyre. Ku u vranë e ranë heroikisht edhe vëllezërit Bytyqi, u them se të parët tanë/ tuaj morën armët për Kosovën, por ju e vazhduat luftën dhe fituat, urime! Një urim i shkon SHBA, Anglisë dhe forcave të NATO- s.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania