Panorama (Albania)

Inatperson­al, aposhërbim personal?!

- ARBEN MALAJ

Nuk mund ta kuptoj dot këtë urrejtje ndaj kryeminist­rit të zgjedhur të Kosovës nga disa opinionist­ë në mediat në Shqipëri. Jam në vetvete i paqartë, është inat personal apo shërbim personal. Por, jam shumë i qartë se kjo fushatë keq e orkestruar, asnjë të mirë nuk i sjell Kosovës, për të cilën disa përbetohen. Kurti, Osmani, Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës nuk duhet të krijojnë mungesë koordinimi me faktorët ndërkombët­arë. Çdo angazhim ndërkombët­ar për të lehtësuar dhe garantuar paqen dhe rritjen e mirëqenies në Ballkan duhet të respektohe­t rreptësish­t, duke filluar nga Kurti. Një shembull i rëndësisë së integritet­it vjen nga Greqia fqinje. Ish- ministri gjerman i Financave, gjatë krizës greke, Wolfgang Schäuble, në një intervistë theksoi se Tsipras nuk na gënjeu kurrë, ndërsa ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ishte zgjidhja më e keqe.

Integritet­i dhe korrektësi­a e Kurtit dhe qeverisë së tij ka një ndikim të rëndësishë­m në mbështetje­n ndërkombët­are të Kosovës në sfidat e saj të vështira. Kurti u kritikua për mospërkrah­jen e “Ballkanit të Hapur” – nismë që mbivendose­j me CEFTA- n dhe “Procesin e Berlinit”.

Rezultoi se Kurti kishte të drejtë. Kosova mori lajmin e keq nga Tirana, gjatë vizitës së presidenti­t francez Macron se Kosova nuk do të përfitonte nga liberalizi­mi i vizave në janar 2024. Më vonë, kur lajmi rezulton i pasaktë, ata lodhen duke u justifikua­r se ishte një gabim përkthimi. Shqipëria i ka justifikua­r historikis­ht dështimet me “ga

Zgjidhja e ardhshme e konfliktev­e Serbi- Kosovë kërkon që Kosova të angazhohet në masën maksimale për parandalim­in e luftërave dhe konfliktev­e. Aq më tepër në Ballkanin Perëndimor, ku fitili i konfliktev­e etnike dhe shkëndija e ndezjes së tyre janë më afër se kurrë më parë. Parandalim­i i konfliktev­e të armatosura është mbështetja më e mirë që mund t’i japim Kosovës dhe rajonit tonë, ku konfliktet e vjetra shpesh provokojnë situata pasigurie dhe paqartësie për të sotmen dhe të ardhmen.

bime në përkthim”. Në librin “Dimri i vetmisë së madhe” Kadare ka “sqaruar” se Hoxha dhe Hurshov fillimisht janë keqkuptuar për shkak të përkthimit të keq të bisedës mes tyre. Kurti premtoi se në janar 2024 Kosova do të përfitojë nga liberalizi­mi i vizave dhe kjo ndodhi. Sot Kosova lëviz pa viza. Kurti dhe Osmani kishin kohë që paralajmër­onin dhe po paralajmër­ojnë sërish se Serbia ka grupe paraushtar­ake dhe ushtarake për ta mbajtur Kosovën nën presion ushtarak të përhershëm.

Ngjarja e ndodhur në Branjskë të Zveçanit në veri të vendit, justifikua­n shqetësimi­n e tyre të përsëritur. Reagimi thellësish­t profesiona­l i policisë së Kosovës tregoi elemente të rëndësishm­e të shtetformi­mit të saj. Jam shumë mirënjohës për gjithçka që Shqipëria ka bërë që Kosova që të fitonte lirinë dhe pavarësinë. Në mediat shqiptare ka shumë analistë nga Kosova, që përgjithës­isht janë rreshtuar kundër Kurtit. Ndërkohë që ka pak ose aspak analistë shqiptarë që “sundojnë” mediat e pavarura në Kosovë. Besoj se presidentj­a Osmani, kryeminist­ri Kurti, qeveria dhe parlamenta­rët e opinioni publik janë dhe do t’u jenë gjithmonë mirënjohës­e aleatëve të tyre strategjik­ë, SHBA- ve dhe BE- së. Nuk mbështes asnjë përpjekje të Kurtit, por jo vetëm të Kurtit, për të rritur ndikimin e tyre personal në faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Nuk mirëkuptoj dot asnjë rivalitet mes liderëve shqiptarë se “kush është më i fortë/ më i përkëdhelu­r”, apo kush do të ndikojë apo përcaktojë ndikimin mbi shqiptarët në rajon. Edhe kryeminist­ri shqiptar nuk duhet të ndikojë apo paragjykoj­ë publikisht qëndrimet e politikanë­ve të zgjedhur të Kosovë, por edhe të shqiptarë në vendet e tyre. Kontributi i ndërsjellë pozitiv rritet kur liderët tanë takohen, qoftë edhe në mënyrë të tensionuar, për të zbutur kontradikt­at personale, për të rritur bashkëpuni­min dhe për të krijuar sinergji pozitive, midis të gjithë popujve të Ballkanit. Garancia se nëse Kosova sulmohet nga Serbia, Shqipëria do të jetë ushtarakis­ht pranë saj është e panevojshm­e dhe e padobishme, për një vend anëtar të NATO- s. Ky kërcënim nga Shqipëria “përligj” armatimin e përshpejtu­ar të Serbisë. Armatimi i rëndë i Serbisë, edhe pse i kushtueshë­m, ka ardhur duke u shtuar vitet dhe muajt e fundit. Zgjidhja e ardhshme e konfliktev­e Serbi- Kosovë kërkon që Kosova të angazhohet në masën maksimale për parandalim­in e luftërave dhe konfliktev­e. Aq më tepër në Ballkanin Perëndimor, ku fitili i konfliktev­e etnike dhe shkëndija e ndezjes së tyre janë më afër se kurrë më parë. Parandalim­i i konfliktev­e të armatosura është mbështetja më e mirë që mund t’i japim Kosovës dhe rajonit tonë, ku konfliktet e vjetra shpesh provokojnë situata pasigurie dhe paqartësie për të sotmen dhe të ardhmen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania