Panorama (Albania)

Transformi­mi i Hojlundit, asnjë si sulmuesi danez në 2024

Talenti nuk shënoi në 14 ndeshjet e para në kampionat "Djajtë" rigjejnë bomberin, 7 gola në 6 ndeshje

-

U deshën vetëm 37 sekonda që Rasmus Hojlund të futej në një klub shumë të veçantë. Goli i tij i parë kundër Lutonit, i cili e pa atë të përfitonte nga një vendim katastrofi­k i Amari Bell përpara se të driblonte portierin, i bëri gjashtë ndeshje radhazi në Premier Ligë në të cilat ai shënon gol.

Hojlund, lojtari më i ri në historinë e Premier Ligës që e ka bërë një gjë të tillë, e ka gdhendur emrin e tij me gërma të arta së bashku me katër titanët e historisë së Junajtidit: Kristiano Ronaldo, Rud van Nistelroi dhe Erik Kantona. Tani Junajtid ka katër lojtarë që kanë shënuar në gjashtë paraqitje radhazi në Premier Ligë. Por rekordet nuk u ndalën këtu, me golin e tij të parë në Luton, i cili ishte goli më i shpejtë jashtë fushe në historinë e Premier Ligës. Me ritmin që ai po shkon, rekordet do të vazhdojnë të thyen nga Hojlund. Ai është duke luajtur me një lehtësi dhe një arrogancë - një kompliment në këtë rast - dhe është duke udhëhequr repartin e sulmit për një klub si Mançester Junajtid. Por për një fanellë që supozohet të peshojë më shumë se shumica, nuk mund të dukej më e lehtë për danezen tani. Ai ka një rrugë për të bërë që të arrijë totalin e golave të Kantonasë ( 82), Ronaldos ( 145) dhe Van Nistelroit ( 150) në Mançester, por që nga "Boxing Day", tifozët po shohin Rasmus Hojlundin e vërtetë. Statistiki­sht, ai është një nga sulmuesit më "vdekjeprur­ës" në pesë ligat më të mira të Europës që nga Krishtlind­jet dhe ai nuk ka treguar asnjë shenjë ngadalësim­i. Ai po shkëlqen dhe siç e tha Geri Nevil gjatë komentit në "Kenilëorth Road", ai është goditja e vërtetë në merkaton e "djajve". Për kaq shumë kohë, 21- vjeçari, për të cilin klubi shpenzoi 72 milionë paund, duhej të dëgjonte talljet e drejtuara ndaj tij. Brenda dy muajsh nga nisja e sezonit, ai u etiketua si dembel dhe u krahasua me një bust nga kritikët. Disa tifozë madje filluan të shprehin dyshime. Por, më e rëndësishm­ja, dy njerëz nuk e humbën kurrë besimin: Erik ten

Hag dhe Hojlund. Të dy e dinin se formula e suksesit po krijohej teksa ai po ambientohe­j. "Kurrë nuk kam dyshuar në veten time, por sigurisht që mund të jesh pak i dëshpëruar kur nuk shënon", tha ai. "E dija se ishte vetëm çështje kohe. Po ambientohe­sha me shokët e mi dhe po mësoja pozicionin e tyre. Unë gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën. Gjithmonë dua të shënoj, por gjithmonë do të luftoj". Diferencat tani janë të dukshme dhe janë aty për t'i parë të gjithë. Në 14 ndeshjet e tij të para në Premier Ligë, Hojlund shënoi zero gola, zero asiste, vetëm shtatë goditje në portë dhe një saktësi prej 47 për qind. Gjashtë ndeshjet e tij të fundit në kampionat flasin ndryshe: shtatë gola, dy asiste, nëntë goditje në portë, me një saktësi 90 për qind dhe një konvertim 64 për qind. Nuk është çudi që asnjë lojtar tjetër në kampionat nuk ka shënuar më shumë se ai në 2024. Në Luton ishin dy golat e tij që siguruan fitoren e pestë radhazi të Junajtid - hera e parë që ata kanë fituar 5 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticio­net, që nga janari 2023. Goli i tij i parë ishte i rastësishë­m, por i shfrytëzua­r në mënyrë perfekte. I dyti u duk përsëri i rastësishë­m, por Hojlund këmbënguli se ishte një devijim i qëllimshëm me kraharorin e tij nga silura e Alehandro Garnaços. "Ne e rekrutuam atë pasi ai është një karakter i fortë", tha trajneri Ten Hag. "Edhe pse është 21 vjeç, ai vërtet mund të performojë nën stres. Kjo është ajo që ju nevojitet si sulmues i Mançester Junajtidit. Ai nuk nervozohet dhe nuk humb besimin kur nuk shënon. Ai ka shumë besim dhe jam i sigurt se do të shënojë më shumë". Fulham, konsideroj­e veten të paralajmër­uar…

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania