Panorama (Albania)

Haverc: Kam kujtime të bukura në Porto, tek Arsenali mund të luaj kudo

-

Kai Haverc ka pranuar se mezi pret të kthehet në skenën e triumfit të tij më të madh kur Arsenali të rinisë sezonin në Ligën e Kampioneve këtë javë. "Topçinjtë" udhëtojnë drejt Portos për ndeshjen e parë të 1/ 8- ave ditën e mërkurë dhe për gjermanin do të thotë të rikthehet në stadiumin ku shënoi golin e fitores në finalen e Champions- it 2021 për Çelsin kundër Mançester Sitit. "Për mua do të jetë gjithmonë një kujtim i bukur, kështu që mezi pres të luaj përsëri atje", tha Haverc. "Kam kujtime të mira atje dhe gjëra që do të jenë gjithmonë në zemrën time në të ardhmen. Shpresoj që skuadra ime do të ketë të njëjtin rezultat në fund të ndeshjes si tre vjet më parë". Arsenali po kalon një formë të jashtëzako­nshme në kompeticio­net vendase, me pesë fitore radhazi duke shënuar 21 gola, i fundit prej të cilëve kishte për autor Havercin, në një ndeshje të fituar 5- 0 në Bërnlej të shtunën. Vëmendja tani spostohet në Europë dhe në një kompeticio­n që klubi nuk e ka fituar kurrë. "Mendoj se çdo ekip që luan në Ligën e Kampioneve dëshiron ta fitojë atë. Në fund të fundit, ky është qëllimi i çdo skuadre. Ka dy ndeshje për të luajtur tani. E mërkura është e para, do të përpiqemi ta fitojmë dhe të shohim ndeshjen tjetër". Haverci është aktivizuar nga menaxheri Mikel Arteta si në mesfushë ashtu edhe në sulm që prej transferim­it prej 65 milionë paundësh në "Emirates" nga Çelsi verën e kaluar. "E kam thënë shumë herë, por ndihem komod të luaj kudo. Siç e dini të gjithë, unë nuk jam një lojtar që luaj vetëm në një pozicion. Më pëlqen të jem fleksibël dhe mendoj se kjo është gjithashtu një nga pikat e mia të forta. Unë do të jap gjithçka kudo që të luaj dhe kjo është gjëja më e rëndësishm­e. Natyrisht, mendoj se një pozicion xhepi më përshtatet mjaft mirë, por kudo që të luaj, do të jap gjithçka".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania