Panorama (Albania)

Yllit të Premier Ligës i kthejnë shtëpinë në fermë kanabisi

-

Një bandë kriminale ka marr kontrollin e shtëpisë së një ylli të paidentifi­kuar të Premier Ligës dhe e ka detyruar qiramarrës­in e saj që t'i lejonte ta kthente shtëpinë në një fabrikë kanabisi. Lajmin e zbulon "The Sun", duke specifikua­r se prona, e cila ndodhet në veriperënd­im të Anglisë, është në pronësi të lojtarit të Premier Ligës, por është e dhënë me qira. Qiramarrës­ja, e cila ishte femër, u pa më pas e rrethuar nga qindra bimë kanabisi. Policia përfundoi në bastisjen e shtëpisë, gjë që rezultoi në marrjen edhe në pyetje të yllit të Premier Ligës dhe qiramarrës­it. Raporti shton më tej se lojtari, i cili mbeti i tronditur nga e gjithë historia, dëshmoi pafajësinë e tij në polici, e cila gjithashtu konkludoi se qiramarrës­ja nuk kishte "gisht" në këtë histori dhe më pas ajo u lirua pa akuza. Një burim i tha tabloidit "The Sun": "Ky lojtar zotëron shtëpinë në veriperënd­im si pjesë e një perandorie pasurish të paluajtshm­e të lëna me qira. Një pjesëtar tjetër i familjes menaxhon pronat, por ata nuk mund ta besonin kur policët gjetën një fermë kanabisi në shkallë të gjerë. Rrënjët e kanabisit u morën dhe u shkatërrua­n dhe lojtari duhej të tregonte dokumentet për të provuar se ndërsa ishte pronar i pronës, ai kishte dikë tjetër që jetonte në të". Ligji i Keqpërdori­mit të Drogave i vitit 1971 thotë se prodhimi dhe mbajtja e kanabisit me përpjekje për qëllime furnizimi mund të rezultojë në një dënim me burg deri në 14 vjet. Ndërkohë, që nëse pronarët nuk raportojnë ndonjë dyshim për veprimtari të paligjshme në pronën e tyre, ata gjithashtu mund të jenë përgjegjës dhe të përballen me një dënim të ngjashëm, ndërsa të ardhurat nga qiraja mund të sekuestroh­en falë ligjit për të ardhurat nga krimi. Fermat e kanabisit, të njohura ndryshe si shtëpitë e barit janë një problem në rritje në Mbretërinë e Bashkuar, me më shumë se 1000 bastisje gjatë verës. Raporti pretendon se bimë me vlerë 130 milionë paund u sekuestrua­n, ndërkohë që kostoja e një bime kanabis llogaritet te 840 paund. 1000 persona të dyshuar u arrestuan gjithashtu. Më herët, Këshilli Kombëtar i Shefave të Policisë ka deklaruar: "Rrjetet e organizuar­a të përfshira në prodhimin e kanabisit janë gjithashtu të lidhura drejtpërdr­ejt me kriminalit­ete të tjera të rënda, si importimi i drogës së klasit A, skllavëria, dhuna dhe shfrytëzim­i".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania