Panorama (Albania)

Turam: Nuk u çmenda për 6 muaj, Lautaro është më i forti në botë

- Lautaro Martinezit?

Markus Turam është njeriu i momentit në shtëpinë e Interit. Sulmuesi francez ka shoqëruar trajnerin Inzagi në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes me Atletikon, të cilën e konsideron të vështirë. Ai ka folur gjithashtu për mënyrën se si ka ndryshuar gjatë muajve të fundit, por edhe për bashkëpuni­min fantastik që ekziston mes tij dhe Lautaros.

Keni thënë që flini shumë. E bëni gjumin të qetë edhe përpara këtyre ndeshjeve?

Sigurisht që po. Na pret një sfidë shumë e bukur dhe e rëndësishm­e. Duhet patjetër që të pushojmë mirë.

Interi është në një formë të jashtëzako­nshme. A e keni këtë vetëbesim në skuadër që mund të shkoni deri në fund?

Ne mendojmë vetëm për situatën tonë, jo për Atletikon. Duhet të jemi seriozë në ndeshjen që do të bëjmë për të kërkuar të mos dalim nga detyrat e trajnerit. Që nga koha kur jam këtu, kam mësuar shumë.

Grizman do të jetë rival

për një natë. Si mund t'i krijosh probleme në pozicionin ku ndodhet?

Grizman është një sulmues i jashtëzako­nshëm. Duhet ta sfidojmë si skuadër dhe jo tek për tek. Shpresojmë se çfarë do të bëjë nesër ( sot). Ata mbrohen mirë dhe dinë të qarkullojn­ë topin. Duhet kujdes edhe në kundërsulm­et e Atletikos.

Ju bëni shumë shaka në stërvitje dhe në konferenca. Ka ndryshuar sjellja juaj, apo kështu keni qenë gjithmonë?

Gjithmonë kështu jam. Nuk u bëra i çmendur për 6 muaj. Jemi miq të mirë jashtë fushës së lojës me shokët. Është bukur që kam gjetur një skuadër të tillë.

Si është të luash përkrah

Lautaro është sulmuesi më i mirë në botë. Është shumë e lehtë të luash përkrah tij. Ne e kërkojmë shpesh njëri- tjetrin në fushën e lojës dhe çdokush i njeh karakteris­tikat e tjetrit.

Çfarë mendoni për Aleksiz Sançez dhe konkurrenc­ën që keni në sulm?

Ai ka pasur një karrierë të rëndësishm­e dhe është një kampion i madh. E thotë edhe vetë ai ( qesh). Mësoj shumë prej tij. Mkitarjan? Edhe ai është i jashtëzako­n

shëm. Gjithmonë dua t'ia pasoj topin.

Si po integrohet Bjukenën në skuadër?

Do të thosha mirë. Është shumë i shpejtë dhe di të driblojë kundërshta­rin. Jemi të lumtur që luan me Interin.

Cili është kualiteti më i madh i Inzagit?

Ai është gjithmonë në anën tonë, por edhe i drejtpërdr­ejtë. Nuk pret 3 ditë për të thënë atë që mendon. Menjëherë të këshillon se çfarë duhet të bëjmë dhe mënyrën se si të sulmojmë portën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania