Panorama (Albania)

Sherret me Ronaldon dhe shumë mish, jeta në Milano e Simeones

-

Shtëpinë e kishte zgjedhur në rrugën "Pinerolo", shumë afër zonës së stadiumit "San Siro", ku për vite me radhë jetuan Ikardi dhe Vanda Nara. Por gjithashtu në të njëjtën zonë qëndruan më parë, fenomeni Ronaldo, Materaci dhe Bergomi. Restorante­t ku hante i ndryshonte shpesh, por dashurohej gjithmonë me ata që kishin specialite­t mishin. Jeta mondane i pëlqente pak ose aspak, nëse nuk bëhej fjalë për "Appiano Xhentilen", ose në shtëpi me familjen. Maksimumi mund ta shihje në kohën e lirë duke ngjitur malet me Zanetin. Jo për ski, thjesht për të shëtitur me familjet. Shokët me të cilët qëndronte më shumë, përtej bashkëkomb­asit dhe kapitenit, ishin Zamorano, Kolonese, por edhe Rekoba me Rivain. Pastaj ishte edhe Ronaldo, ai braziliani, me të cilin pavarësish­t fjalëve pozitive në vitet e fundit, raporti nuk ishte i shkëlqyer.

Milano e Çolo Simeones nuk ishte vetëm për festë, edhe pse kishte shumë të tilla. Ai erdhi në Milano në momentin më vendimtar të karrierës, në moshën 27 vjeçare. Ishte një nga ata që nuk dorëzohej kurrë dhe nuk lëshonte asnjë centimetër si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Jashtë fushave të lojës nuk bënte shumë dalje publike.

Shtëpia milaneze - Asnjë nga fëmijët e Diegos nuk ka lindur në Milano. Xhovani ( sulmues i Napolit) ka lindur në Buenos Aires, ashtu si Xhanluka. Xhuliano ka lindur në Romë. Të tre djemtë erdhën në jetë nga martesa me modelen Karolina Baldini, me të cilin raporti u ndërpre në vitin 2007. Mirëpo ishte ajo përkrah "Çolos" në aventurën interiste. Strehëza e dashurisë së tyre ishte pikërisht shtëpia pranë stadiumit. Në atë kohë, futbollist­ët zgjidhnin të jetonin aty, në një zonë ku ishte edhe afër liqeni i Komos.

Shokët- Siemone erdhi në Milano në verën e vitit 1997, por një lëvizje e tillë nuk kishte vëmendjen e asaj të Ronaldos që u transferua nga Barcelona. Argjentina­si u transferua tek Interi për të zënë vendin e lënë bosh në mesfushë nga Ins. Simoni e adhuronte atë për mënyrën si luante dhe për liderin që ishte, në një skuadër ku kapiten ishte Bergomi. Çolo ishte i lidhur shumë me Zanetin dhe ishin miq të mirë që nga kombëtarja e Argjentinë­s. Shpesh dilnin për shëtitje dhe eksperimen­tonin në restorante të ndryshme. Sot, kur Simeone rikthehet në Milano nuk bën eksperimen­te. E di mirë vendin ku duhet të shkojë: lokali i mikut të tij Zaneti.

Fenomeni- Simeone ishte një nga ata që në stërvitjet gjatë javës nuk kursehej kurrë dhe donte që edhe të tjerët ta imitonin. Për këtë arsye, kur shihte Ronaldon që nuk impenjohej në aspektin atletik nuk e pëlqente fare. Dhe këtë ia bënte të qartë gjatë ndeshjeve stërvitore. Fenomeni luante dhe e driblonte si një Ferrari, ndërkohë që Çolo përdorte mënyra të ndryshme për ta ndalur, edhe duke e goditur. "Nervozohej shumë në stërvitje. Ishte i fortë dhe luante me intensitet. Më jepte edhe ndonjë goditje", ka treguar duke buzëqeshur Ronaldo kohë më parë. Edhe Morati ka thënë dikur se Simeone ishte ndër të vetmit që mund të fuste në rresht Ronaldon. Nga prapaskena­t e zbuluara duket se mes tyre ka pasur një zënkë për premiot dhe fitoi ideja që kishte Ronaldo. Thuhet se ka qenë ky i fundit që i kërkoi Moratit ta largonte Simeonen te Lazio, por kjo gjë nuk u konfirmua kurrë. Vite më vonë, Çolo e ka zgjedhur Fenomenin si shokun e skuadrës më të fortë me të cilin ka luajtur. Sot rikthehet në Milanon e tij sërish. Jo për në restorant, por për në "San Siro".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania