Panorama (Albania)

Inzagi: Interi tenton finalen e Champions- it

"Në kampionat shohim veten, në Itali ndryshojnë për 20 ditë"

-

Mbrëmjet magjike të Champions- it rikthehet në San Siro dhe Interi kërkon që të përsërisë historinë e vitit të kaluar, me ndryshimin që nga finalja të largohet si triumfues.

Ky është opinioni i Inzagit në konferencë­n për shtyp, përpara ndeshjes me Atletikon.

Si përgatitet një ndeshje e tillë kur kundërshta­rin e njihni prej 2 muajsh?

Kemi pasur më shumë kohë për të kuptuar çfarë tipi skuadre është Atletiko, sepse për forcën e tyre e dimë të gjithë. Kemi studiuar me detaje se çfarë ekipi do të gjejmë përballë.

Këtë vit shiheni si favoritë për Champions- in. A e shton presionin kjo gjë?

Ndoshta përdoret logjika e asaj që skuadra ime po shpreh në fushën e lojës dhe vazhdimësi­a që kemi pasur. Ne duhet thjesht të jemi të përqendrua­r dhe të stërvitemi ashtu si në 6 muajt e parë. Se çfarë do të ndodhë do ta shohim. Ne kemi disa principe në lojë që nuk i tradhtoj.

Atletiko duket se ka ndryshuar stil loje. E bën kjo më të vështirë?

Çdo trajner bën futboll në mënyrën e tij. Simeonen e kam parë gjithmonë me admirim dhe e vlerësoj. Në ndeshjen e fundit Atletiko ka bërë presing ultra- ofensiv dhe qarkullim topi edhe me lojtarët e krahut. Nuk di të them çfarë ndeshje do të jetë.

Çfarë duhet të bëjë Sançez për të qenë titullar?

Turam dhe Lautaro po luajnë më shumë por jam i kënaqur me Sançezin dhe Arnautoviç­in. Po stërviten mirë dhe po japin gjithmonë kontribut.

A mund të përmirësoh­et akoma më shumë ky Inter?

Ka gjithmonë mundësi për t'u përmirësua­r dhe analizojmë çdo gabim që bëjmë gjatë ndeshjeve.

A ju ndihmon avantazhi i pikëve në Serinë A për të bërë mirë në Champions?

Jo. Na ndihmon vazhdimësi­a që kemi pasur. Ne në kampionat shohim vetëm veten dhe duhen ende shumë ndeshje. Kemi bërë një ecuri të mirë, por në 20 ditë ka ndryshuar gjithçka. Atletiko është e fortë.

Në statistika Interi është më mirë sesa Atletiko. Kë

shihni favorit?

Përtej faktin që kanë Simeonen, Atletiko ka lojtarë të fortë dhe ekspertë. Normale që ata janë favoritë. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe me shumë vlerë.

A ka shanse ta përsërisni rrugëtimin e sezonit të kaluar?

Kemi përjetuar mbrëmje magjike bashkë me klubin dhe tifozët. Duam ta bëjmë sërish këtë gjë, por e dimë që ka skuadra të forta përballë. Atletiko është një prej tyre, me një trajner që ka vite që punon me këta lojtarë. Këtu në Itali s'mund të qëndrosh kaq gjatë sepse për 20 ditë ndryshon opinioni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania