Panorama (Albania)

Berisha flet “online”: Rama s’do i fitojë më zgjedhjet

“Nuk na asgjësuan dot. Luftuan që Shqipëria të mos kishte opozitë” “Sot po luftoj për një nga ‘ fëmijët’ e mi”, ish- kryeminist­ri: Inaugurojm­ë misionin tonë, betejën pa kthim të mosbindjes civile

- VALENTINA MADANI

Protesta e djeshme e opozitës ishte e para pa liderin demokrat Sali Berisha. Nga banesa e tij, Berisha u bë dje pjesë e protestës së opozitës, duke u shfaqur në një nga monitorët kryesorë të vendosur në foltore.

Gjatë fjalës së tij, ish- kryeminist­ri u shpreh se dje ishte një ditë që shënoi nisjen e betejës pa kthim kundër diktaturës për atë që e ka quajtur “beteja për çlirimin e Shqipërisë nga narko- diktatura e Ramës”. “Në një skenar të Edi Ramës dhe mafies ndërkombët­are, që synonte të asgjësonte opozitën e vërtetë, ju vendosët të sakrifikon­it interesat personale dhe të luftoni me gjoks, ballëlartë për të vërtetën. Të bindur se kjo ishte rruga për të mbrojtur dinjitetin tuaj, për të mbrojtur opozitën, sovranitet­in, pluralizmi­n, interesin kombëtar, të ardhmen e Shqipërisë. Ju jeni heronjtë e vërtetë. Nderim paçi gjithmonë! Shqipërinë e ndërtojnë shqiptarët dhe jo tradhtarët. Miqtë e mi, për ju Shqipëria moniste është e shkuara e zezë e saj, kurse korrupsion­i i qeverisë është armiku më i pamëshirë, më i rrezikshëm për ju dhe për të gjithë shqiptarët. Dhe siç është faktuar tashmë, korrupsion­i i Edi Ramës është rrezik real edhe për miqtë dhe partnerët tanë kudo në botë. Të dashur miq, duhet të kuptoni se sot është një ditë e shënuar për PD- në dhe jo vetëm. Sot është një ditë e shënuar për demokracin­ë. Sot është një ditë e shënuar për fatin e Shqipërisë. Ndaj e nisa fjalën time duke thënë se ky 20 shkurt është edhe më i rëndësishë­m se 20 shkurti i rrëzimit të shtatores së diktatorit, sepse ne inaugurojm­ë sot misionin tonë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëv­e. Betejën për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e nga narkodikta­tura e shëmtuar e Ramës”, - tha Berisha. “Ne inaugurojm­ë betejën popullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të

integrimit evropian të Shqipërisë, të mbyllura nga regjimi i Tiranës”. 20 shkurtin 2024, Berisha e quan rikthim të opozitës në betejën pa kthim. Gjatë fjalës së tij, Berisha thotë se me protestën e opozitës, rikthehet besimi në zemrat e çdo shqiptari. “Ne në këtë protestë uragan përcjellim mesazhin për botën se populli opozitar do i rezervojë diktaturës së dytë dmth., narko- shtetin e Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste 33 vite më parë. Të dashur miq, ju jeni heronj të vërtetë të pluralizmi­t, sepse në ditët më të zeza për opozitën shqiptare, ju nuk u dorëzuat. Pasi u vodhën vulën, logon e partisë, ju ndaluan emrin e kryetarit të partisë në fletën e votimit,

600 mijë prej jush nxorët gjokset përpara shantazhit dhe presionit të narko- regjimit, por edhe mafies ndërkombët­are dhe thanë jemi të pamposhtur. Nderimi paçin gjithmonë mbështetës­it tonë!”, - u shpreh lideri demokrat. Berisha akuzoi qeverinë “Rama” për largimin e 1 milion shqiptarëv­e, ku u shpreh se integrimi evropian i vendit u shndërrua në një horizont që largohet çdo ditë e më shumë nga shqiptarët. “Luftoj kundër korrupsion­it dhe për interesin kombëtar. Nesër do ju thonë se po luftoni për fëmijët e Berishës, kur në fakt njeriu më naiv e kupton se familja ime është goditur pikërisht se unë zgjodha të luftoj për shqiptarët. Dhe harrojnë mjeranët, se fëmijët e Sali Berishës

janë fëmijët e shqiptarit. Ç’është e vërteta miq, Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por kësaj radhe jo për fëmijët biologjikë. Sot Sali Berisha po lufton për fëmijën e tij, fëmijën që së bashku e sollëm në jetë 33 vite më parë, pluralizmi­n politik”, - tha Sali Berisha. Po ashtu, ish- kryeminist­ri premtoi dyfishim të rrogave dhe pensioneve, që sipas tij do ta realizojë që në mandatin e parë. “Me shpejtësi dhe brenda një mandati ne do ia dalim të dyfishojmë rrogat, pensionet, të vendosim minimum jetik që të mos ketë më lot mjerimi në sytë e shqiptarëv­e. Pasi të nxjerrim shqiptarët në krye të rajonit për rroga dhe pensione, pasi të ulim taksën e sheshtë në 10%, do ecim të sigurt drejt mesa

tares së rrogës në BE. Po ku do i gjejmë këto para? Këto para janë të gjitha, nuk janë as 40% të atyre që vjedh Rilindja, duke ndërtuar rrugë me 15- fish të çmimit që ndërtohen në Evropë. Miqtë e mi, rrogat e trefishta nuk janë fantazi, nuk janë utopi, janë rroga që duhet të kishin sot nëse nuk

do ishin vjedhur në mënyrën më të papërmbajt­ur. Kështu që ne e nisim me investimin tek shqiptari duke besuar në aftësitë e tij, duke besuar se paratë në kontot e tij janë më të vlefshme se në kontot e shtetit”, tha Berisha, i cili theksoi se “Edi Rama ta harrojë se do fitojë më zgjedhje”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania