Panorama (Albania)

Opozita, protestë poshtë zyrës së Ramës. Mesazhet e deputetëve kundër qeverisë

“Të bashkuar për t’iu kundërvënë kësaj qeverie”, Bardhi: Bashkimi ynë, na jep kurajë për t’u bërë forca udhëheqëse­e vendit

- TIRANE

Opozita protestoi dje me moton “O sot, o kurrë” para Kryeminist­risë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër qeverisë “Rama”.

Mbi 1100 forca policore u angazhuan për mbarëvajtj­en e protestës, e cila ishte e para në shesh pa prezencën e Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Kryedemokr­ati Berisha e mbajti fjalimin nga shtëpia dhe u transmetua përmes videos në ekranin e madh të instaluar në bulevard. Protesta që zgjati 2 orë, u mbajt më 20 shkurt në shenjë simbolike, pasi në këtë datë në vitin 1991 u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Mesazhi i kësaj proteste, siç u shpreh edhe vetë Berisha është se, “sot ka nisur misioni i mosbindjes civile për të rrëzuar qeverinë”. Protesta ishte përgjithës­isht e qetë, me disa incidente të vogla, pas përfundimi­t të fjalimit të Sali Berishës, ku disa qytetarë hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të Kryeminist­risë. Uniformat blu shoqëruan disa protestues, pas molotivit të hedhur drejt kordonit policor përpara godinës së Kryeminist­risë. Protesta e opozitës u shoqërua me hedhjen e lëndëve piroteknik­e drejt uniformave blu, duke bërë që siguria përgjatë kordonit policor të vendosur para Kryeminist­risë të shtohej. Në këtë protestë mbajtën fjalime disa nga deputetët dhe ish- deputetët e PD, e po ashtu i ’ pranishëm’ ishte edhe Sali Berisha, përmes një video- konference. Gjatë protestës ka rënë në sy se në shesh, por larg podiumit edhe Argita Malltezi, e cila nuk ka mbajtur fjalime, por i është bashkuar turmës në demokratëv­e. Edhe djali i ish- kryeminist­rit është parë në protestë. Shkëlzen Berisha, njësoj si e motra ishte po ashtu larg podiumit. Ajo që ka rënë në sy është se dhe Jorida Tabaku, e cila nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit ka qenë e pranishme në këtë tubim të 20 shkurtit.

“Ju nuk dorëzoheni, por frymëzoni me qindra dhe mijëra shqiptarë të tjerë. Sot të gjithë janë krah jush. Ata që nuk janë këtu, duan të jenë si ju. Ju ishit arsyeja dhe frymëzimi për t’u bashkuar. Duhet të bëjmë më të mirën për PD- në dhe Shqipërinë. Jemi bërë bashkë si e vetmja rrugë dhe e vetmja mundësi për t’u përballur me të keqen. E keqja e vendit ka emrin e kryeminist­rit të Shqipërisë, aleati kryesor i krimit. Përtej fasadës dhe propagandë­s janë dy botë të ndryshme”.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamenta­r të PD- së, Gazment Bardhi nga protesta e opozitës dha mesazhin se nuk do të dorëzohen edhe pse lufta është e pabarabart­ë. Bardhi tha se do të përballen me qeverinë dhe se nuk kanë frikë, ndërsa theksoi se lufta është e pabarabart­ë. Mesazhe u përcollën edhe nga Flamur Noka, i cili në fjalën e tij u shpreh se Ramën nuk e njohin më për kryeminist­ër. Sipas Nokës, tashmë për kreun e qeverisë do të nisë një periudhë shumë e keqe, pasi do të ketë përballë popullin shqiptar, që siç tha ai nuk do të ndalet derisa qytetarët të kenë mundësi të votojnë të lirë. Gazment Bardhi e cilësoi një ditë historike protestën e shqiptarëv­e përpara

Kryeminist­risë. Ai theksoi se sot demokratët vijnë të bashkuar për t’i qëndruar përballë kryeminist­rit Edi Rama. Ai tha se forca më e madhe e demokratëv­e janë qytetarët shqiptarë. “Sot në këtë shesh liria ka emrin e secilit prej jush. Ne jemi këtu për të thënë se nuk dorëzohemi, refuzojmë demokraci fasadë. Duam të respektojm­ë një shtet që nuk shkel të drejtat e shqiptarëv­e. Duam një qeveri që punon për të pasuruar qytetarët, jo pushtetarë­t. Sot vërtetë jemi në opozitë, kemi kaluar momente të vështira, për të qenë në lartësinë tuaj. Sot kemi me vete pasurinë më të madhe, kemi me vete kurajën, dinjitetin dhe dëshirën tuaj për të luftuar dhe vullnetin për të fituar. Ju jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria. Ju nuk dorëzoheni, por frymëzoni me qindra dhe mijëra shqiptarë të tjerë. Sot të gjithë janë krah jush. Ata që nuk janë këtu duan të jenë si ju. Ju ishit arsyeja dhe frymëzimi për t’u bashkuar. Duhet të bëjmë më të mirën për PD dhe Shqipërinë. Jemi bërë bashkë si e vetmja rrugë dhe e vetmja mundësi për t’u përballur me të keqen. E keqja e vendit ka emrin e kryeminist­rit të Shqipërisë, aleati kryesor i krimit. Përtej fasadës dhe propagandë­s janë dy botë të ndryshme”, - tha Bardhi. Më tej shtoi se me korrupsion e qeverisë zhbëhet shpresa e të rinjve dhe qytetarëve që jetojnë me punën e ndershme.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania