Panorama (Albania)

Protesta, Noka: Nga sot nuk e njohim më Ramën si kryeminist­ër

-

Deputeti Flamur Noka e cilësoi historike, protestën e djeshme të opozitës përballë Kryeminist­risë. Ai theksoi se ky vërshim i qytetarëve ka frikësuar kryeminist­rin Rama dhe njerëzit e tij të korruptuar. Noka theksoi se sot opozita dhe shqiptarët nuk e njohin më Edi Ramën si kryeminist­ër. “Do të mbahet mend gjatë kjo ditë, do të mbahet mend gjatë ky moment. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori, me këtë vërshim madhështor, i cili ka një qëllim, të ndërpresë projektin më të errët, skenarin më të zi, planin ogurzi të Ramës për asgjësimin e opozitës. Një person këtu që sundon prej 11 vitesh që ka kapur çdo zyrë pushteti, vjedh dhe blen votën, ndan pasuritë e vendit, është në krye të çdo afere, jep miliona euro familjarëv­e, udhëton si sheik me avion nga taksat tuaja, që bën një kopsht këtu mbrapa 4 milionë euro. Të gjitha i bën me paratë tuaja, i bën për tekat e tij personale. Sot me këtë vërshimin tuaj madhështor, ky person është i vetmi i palumtur, i trishtuar, i shqetësuar, sepse nuk ia doli dot të shkatërron­te opozitën, atë që i prishi ëndrrën për mbretërim. Nuk ia doli të shkatërron­te pengesën për mbretërimi­n e përjetshëm. Edhe pse na e burgosi liderin tonë, fund e krye pa prova, fakte, ne jemi për t’i thënë Ramës se opozita është këtu, është në këmbë, e papërkulur, e bashkuar, gjithë energji. Edhe pse korruptoi Mcgonigali­n për non- gratën e Berishës, përsëri Rama nuk ia doli, pasi ne e kemi luftën për liri. Mcgonigal në SHBA u dënua për aferën me Ramën, në atë dosje Rama është edhe korruptues edhe i korruptuar. Sot i themi Ramës nuk të njohim më për kryeminist­ër”, - tha Noka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania